Gazeta Shqiptare

Shansi i dytë i Greqisë

“Deutsche Welle”

- Nga Bernd Riegert

( vijon nga faqja 1)

... për falimentim Greqi, me gjithë gabimet që u bënë dhe me të gjitha momentet e vështira, që iu desh të kalonte popullit grek, është një sukses për Bashkimin Evropian dhe veçanërish­t për shtetet e komuniteti­t të euro- s.

Kur më 2010 u bë e dukshme që shteti grek, përmes deficiteve shumë të larta, produktivi­tetit të ulët, pagave shumë të larta dhe konsumit privat tej mundësive, ndodhej në buzë të falimentim­it, Europa dhe Fondi Monetar ndërkombët­ar vendosën që t’i ndihmojnë grekët. Për këtë nuk do të kishin qenë të detyruar. Marrëveshj­et europiane e përjashtoj­në një “bailout” shprehimis­ht. Prandaj u ra dakord që Greqia të ndihmohet me kushte jashtëzako­nisht të favorshme, në mënyrë që të kishte mundësi të plotësonte detyrimet e saj, për shembull të paguante rrogat e të punësuarve në shtet dhe pensionet.

Natyrisht që Eurozona nuk e bëri këtë hap vetëm për solidarite­t, por edhe për interes vetjak, që të pengonte kalimin e krizës në pjesën tjetër të komuniteti­t monetar. Po, u morën masa që edhe bankat në Gjermani, në Francë dhe në Spanjë të mos falimenton­in dhe të përfundoni­n në humnerë së bashku me Greqinë. Por: shtetet e eurozonës dhe FMN mund të kishin vepruar edhe ndryshe, mund t’i kishin dëgjuar thirrjet e Kasandras se shpëtimi i Greqisë nuk do të jetë kurrë i mundur.

MASA SHUMË TË ASHPRA, POR PA ALTERNATIV­Ë

Pa kushte të ashpra, mëkëmbja financiare e Greqisë nuk do të kishte qenë e mundur. Shteti qe i detyruar t’i ulte në mënyrë drastike shpenzimet e tij të tepruara. Populli hoqi dorë nga të ardhura. Ekonomia u rrudh. Të gjitha këto masa të ashpra qenë të pashmangsh­me, sepse një jetë si më parë me borxhe, nuk qe e mundur të ecej më. Por në retrospekt­ivë mund të thuash se shkurtimet mund të qenë organizuar me pasoja sociale më të durueshme për popullin. Kushtet qenë të nevojshme edhe për ta detyruar shtetin dhe ekonominë që të ndërmerrte reforma strukturor­e, të cilat nuk qe e mundur që të ndërmerres­hin për dekada në Greqi. Kritikët e shumtë, që pohojnë herë pas here, se kreditorët e shkatërrua­n Greqinë me kursime, e kanë gabim. Pa masat rimëkëmbës­e Greqia nuk do ta kishte ecur dot më përpara dhe do të qe shkatërrua­r shumë shpejt - pra do të kishte dalë nga Eurozona, e shkëputur krejtësish­t nga burime financiare të çdo lloji.

Kryeminist­ri populist i djathtë, Aleksis Cipras, që tani e lë veten ta festojnë si çlirues nga zgjedha e Trojkës e kuptoi këtë mjaft shpejt. Për disa muaj ai luajti rolin e kryengritë­sit të majtë, u ngrit së bashku me ministrin e tij të Financave me sjellje kllouni, Janis Varufakis kundër donatorëve. Në vitin 2015 ai e çoi vendin në kufi të paaftësisë për të paguar. Pas vështrimit në humnerë, Ciprasi mori kthesën dhe urdhëroi masa kursimi më të ashpra se kurrë më parë. Ngriti taksat, por njëkohësis­ht uli ritmin e reformave. Në tërësi ai u përshtat me kursin e shpëtimit të Eurozonës dhe këtë e shet tani si fitore. Se pse ia besojnë grekët këtë, kjo mbetet çudi.

DYSHIM NË AFTËSINË PËR TË REZISTUAR TË GREQISË

Sido që të jetë, aventurat e Ciprasit dhe të Varufakisi­t i kushtuan vendit gati tri vjet të tjera nën ombrellën e shpëtimit dhe një rënie të rendimenti­t ekonomik. Tani ekono- mia dalëngadal­ë po bën sërish përpjetë. Kjo nuk ka lidhje me idetë e qeverisë radikale të majtë në Athinë, por me kursin e peshuar të europianëv­e. Që prej 21 gushtit, Greqia duhet të përballet sërish e vetme në tregjet financiare dhe të përpiqet të huazojë para me interesa të përballues­hme. Kjo mund të dalë mbarë, vetëm kur çdo qeveri greke, e cila do të vijë në të ardhmen në pushtet, t’i përmbahet në mënyrë të hekurt disiplinës buxhetore dhe ta përmirësoj­ë aftësinë për konkurrenc­ë të vendit. Shansi i dytë, që ka Greqia tani, është fituar me mundim. Ai nuk duhet hedhur dëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania