Shqipëri- Itali, kapet gjysmë toni hashash
Operacioni i Guardia di Finanza, arrestohen dy shqiptarë që udhëtonin me gomone drejt Brindisit Ndjekja në det, pranga skafistëve nga Vlora. Otranto, "kanal droge"
Një operacion i madh i Guardia di Finanza në Adriatikun Jugor ka çuar në sekuestrimin e 553 kg drogë dhe arrestimin e dy shqiptarëve.
Operacioni është zhvilluar në mes të ditës, kur mjetet e GDF kanë lokalizuar në brigjet e Brindisit një gomone që nga ujërat ndërkombëtare po shkonte drejt bregdetit italian me një mbulesë që fshihte një ngarkesë të dyshimtë. Kur financierët e GDF arritën mjetin dhe i urdhëruan që të ndalonin, trafikantët rritën shpejtësinë për t'i shpëtuar kontrollit. Mjetet e shpejta të Departamentit të Operacioneve Aeronavale të Guardia di Finanza të Barit, pas një ndjekjeje të shkurtër, arritën të hipnin në gomone dhe të ndalonin garën. Në bordin e saj u gjetën 26 pako me lëndë narkotike, konkretisht marijuanë. Mjeti i përdorur për trafikimin, një gomone 7 metra e gjatë, e adaptuar me një motor të jashtëm të fuqishëm, u sekuestrua nga Guardia di Finanza. Skafistët shqiptarë, G. D., 46 vjeç dhe S. V., 38 vjeç, të dy nga Vlora, janë arrestuar për trafik ndërkombëtar droge. Marijuana e sekuestruar nga Guardia di Finanza ishte futur në pako me madhësi të ndryshme, me një peshë totale prej 535 kg, e cila do të kishte dhënë pothuajse pesë milionë euro në tregun me pakicë. Mediat italiane shkruajnë se edhe në këtë rast ka pasur bashkëpunim operativ dhe informativ me autoritetet e Policisë shqiptare, përmes njësisë të Kufirit Detar të Guardia di Finanza të stacionuar në Durrës dhe Zyrës së ndërlidhjes Policore shqiptare në Itali.
Nga janari i këtij viti deri në gusht, në rajonin e Pulias janë kapur në operacione të përbashkëta të policisë së vendit fqinj dhe asaj shqiptare 13 tonë hashash, në 12 ngarkesa. Mediat italiane shkruajnë se janë arrestuar 31 skafistë, shumica prej tyre shqiptarë dhe një numër i vogël janë shtetas italianë. Ngarkesat variojnë nga 300 kilogramë në 1 ton.
Pavarësisht se në dy vitet e fundit, sipas statistikave të policisë kultivimi i kanabisit ka qenë thuajse zero, niveli i trafikut drejt Italisë rezulton i lartë, raporton "Klan". Droga e trafikuar besohet se është stoku i kanabisit të mbjellë gjatë viteve 20152016. Ngarkesa të konsiderueshme janë kapur edhe në Greqi. 3 tonë është sasia e sekuestruar në kufirin mes dy vendeve.
Shqipëria, sipas të dhënave të përditësuara të "CIA FaktBook", vazhdon të jetë një ndër vendet më të rëndësishme nga ku furnizohet me lëndë narkotike
Një 34- vjeçar shqiptar është arrestuar në Igumenicë të Greqisë pasi iu gjet 86 kg kanabis në makinë. Lënda u zbulua të premten me ndihmën e një qeni antidrogë. Droga ishte fshehur nën dyshemenë e makinës. Kanabisi ishte ndarë në pako dhe e vendosur poshtë ndenjëses së shoferit si dhe poshtë ndenjëses së përparme të pasagjerit.
Makina drejtohej nga 34vjeçari shqiptar, identiteti i së cilit nuk është bërë ende i ditur.