Ndryshimi i kufijve, Hahn: Të ruhet stabiliteti në rajon
Komisioneri: Në BE asnjë anëtar pa zgjidhur marrëdhëniet dypalëshe Rama: Firmos për çka tha komisioneri
Komisioneri për Zgjer im Johannes Hahn edhe pse i rezervuar dje gjithsesi u përfshi në debatin e hapur për korrigjimin e kufijve të Kosovës dhe Serbisë. Komisioneri për Zgjerim deklaroi se çdo lloj marrëveshje dypalëshe duhet të ketë si objektiv kyç që të gjenerojë stabilitet në rajon dhe jo të kundërtën. Sipas tij qëndrimi i BE është i qartë, asnjë kandidat për në këtë familje nuk mund të bëhet pjesë e saj nëse më parë nuk ka zgjidhur mosmarrëveshjet për kufijtë me fqinjët. "Nuk jam i gatshëm të bëj asnjë koment përveç atij që është parashkruar në strategjinë e zgjerimit: nuk do të pranojmë asnjë anëtar të ri nëse nuk janë të zgjidhura marrëdhëniet dypalëshe. Ajo që ka vlerë për ne është stabiliteti në të gjithë rajonin. Duhet të mbajmë parasysh që çdo lloj marrëveshje dypalëshe nuk duhet të rrezikojë stabilitetin e përgjithshëm të rajonit, por duhet të jetë krejt e kundërta, duhet të kontribuojë për më shumë stabilitet në rajon. Dhe cilido që të jetë objektivi përfundimtar ky duhet të jetë objektivi kyç. Sa më shumë stabilitet në të gjithë rajonin duke zgjidhur mirëfilli konfliktet dypalëshe",- u shpreh z. Hahn. Kryeministri Rama, i cili ende nuk ka bërë një koment për këtë çështje, zgjodhi sërish ta shmangë përgjigjen, por duke deklaruar se qëndrimi i komisionerit ka mbështetjen e tij. "Firmos për çka tha komisioneri". Komisioneri Hahn mirëpret takimin e dy presidentëve Thaçi dhe Vuçiç në 7 shtator, por është i bindur se nuk do të jetë takimi i fundit mes tyre dhe se kjo çështje do të marrë kohë deri sa të gjejë zgjidhje përfundimtare.
SAMITI
Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp pas samitit informal me liderët e Ballkanit në Durrës, bëri thirrje për më shumë bashkëpunim ekonomik mes vendeve të rajonit. Ai tha se është e domosdoshme të shfrytëzohet territori i përbashkët në mënyrë që të gjitha vendet të dalin të fituara. "Përveç progresit brenda vendit, është e domosdoshme të shfrytëzojmë territorin e përbashkët të rajonit tonë përmes bashkëpunimit. Është pikërisht të qenit pjesë e BE me shumë pak barriera seç kemi ne, është faktor ndryshues i ekonomisë së atyre vendeve që janë", tha z. Rama. Gjatë fjalës së tij, komisioneri Johannes Hahn përgëzoi vendet e Ballkanit për punën e deritanishme si dhe shprehu mendimin se rajoni ka një potencial të pashfrytëzuar. "Jam i impresionuar nga fakti që në Shqipëri, bota e mediave dominohet nga zonjat. Mendoj që miratimi përfundimtar nga viti që vjen të mund të bëhet realitet. Kemi dhënë një dritë jeshile për sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe shpresojmë ta realizojmë sa më shpejt. Ajo që kemi realizuar deri tani është mbresëlënëse. Pas shumë vitesh tregtia ndërmjet rajonit është rritur shumë, me Në Durrës u zhvillua samiti informal një ditor mes udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me temë "Integrimi i Ekonomisë Rajonale". Në fokus të samitit është rritja e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017, që synon të sigurojë mundësi të reja për bizneset dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës. 18%. Numri i vendeve të punës është krijuar si pasojë e rritjes ekonomike të vendeve të rajonit. Kjo tregon potencialin e rajonit që pret të shfrytëzohet. Mund të ekzistojë mundësia që dy vendet e mbetura për marrëveshjen e romingut, të bëhet dhe ky është hap i rëndësishëm. Rajoni ka potencial të pashfrytëzuar"tha Hahn.