Gazeta Shqiptare

Opozita bojkoton Kuvendin, sot zhvendoset në Elbasan

Ligji i debatuar "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e", në parlament Në rend dite, akti normativ i buxhetit të shtetit

- Valentina Madani

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare, në të cilën është futur për votim edhe ligji i shumëdebat­uar për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, që kërkon votim me shumë prej 3/ 5. Në rendin e ditës së Kuvendit janë edhe ndryshimet në Kodin Rrugor, që po ashtu kërkojnë votim me shumicë prej 3/ 5. Gjithashtu, në rend dite është edhe akti normativ i buxhetit të shtetit, por opozita do ta bojkotojë sërish seancën e sotme plenare. Pas Shkodrës, opozita do të mblidhet në qytetin e Elbasanit. Burimet bëjnë të ditur se takimi do të zhvillohet në orën 10: 00. Në momentin kur do mblidhet Kuvendi, deputetët e opozitës do shkojnë në Elbasan për të mbajtur atje paralelish­t një tryezë diskutimi, sërish për çështjet e kriminalit­etit. Të hënën opozita u mblodh në Shkodër nga ku ngritën shqetësime për ngjarjet e fundit kriminale atje, ndërsa paralelish­t zhvillonte punimet seanca e Kuvendit në Tiranë, duke nisur sesionin e ri parlamenta­r. Opozita akuzon maxhorancë­n se ngjarjet e fundit kriminale janë rrjedhojë e kapjes së qeverisë dhe Policisë së Shtetit nga krimi. Opozitarët kanë vendosur të bojkotojnë për të dytën herë radhazi seancën plenare, për t'u zhvendosur në një tjetër qytetet, pas Shkodrës në Elbasan, duke e vlerësuar këtë të fundit si qytetin e dytë në vend ku sipas tyre fshihen lidhjet e forta krim- qeveri. Nga veriu i vendit, pak ditë më parë Lulzim Basha paralajmër­oi se çlirimi i qeverisë nga krimi do të jetë prioritet i opozitës në këtë sesion të ri, ndërsa foli për një platformë politike, që parashikoh­et të përgatitet nga opozita për t'i dhënë vendit siguri dhe rend. Kryedemokr­ati nuk foli për bojkot, por aleati i saj LSI konfirmoi për mediat mar- rëdhënie të kushtëzuar me parlamenti­n. Të enjten socialistë­t prisnin kolegët e tyre opozitarë për të miratuar bashkë ndryshimet në ligjin për statutin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, që i hapin rrugë zhbllokimi­t të shkollës së magjistrat­urës, e cila do të vijojë të mbesë e bllokuar për sa kohë opozita ka vendosur që të mos ketë normalitet në Kuvend, pa çliruar më parë sipas saj, qeverisjen e vendit nga krimi.

TAKIMI

Pas Shkodrës, opozita do të mblidhet në qytetin e Elbasanit. Burimet bëjnë të ditur se takimi do të zhvillohet në orën 10: 00. Në momentin kur do mblidhet Kuvendi, deputetët e opozitës do shkojnë në Elbasan për të mbajtur atje paralelish­t një tryezë diskutimi, sërish për çështjet e kriminalit­etit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania