Gazeta Shqiptare

Basha: Me Ramën në qeveri pasurohen oligarkët e falimentoj­në të ndershmit

Kreu i PD zbardh skemën e pasurimit të krimit

-

Kreu

i opozitës, Lulzim Basha akuzon kryeminist­rin Edi Rama dhe qeverisjen e tij se kanë lidhje të forta me krimin. Sipas tij, mbështetja e qeverisë ndaj krimit të organizuar dhe oligarkëve bëhet në dëm të bizneseve të ndershme. Nëpërmjet një skeme video të publikuar në llogarinë e tij në "Facebook", Basha tregoi se është rritur ndjeshëm numri i bizneseve që kanë shpallur falimentin, krahasuar me një vit më parë. Sipas shifrave të publikuara nga Basha, nga 6140 biznese të mbyllura në periudhën janar- gusht 2017, kjo shifër ka shkuar në 9260 në të njëjtën periudhë të vitit aktual, një rritje me rreth 30%. Në video me germa kapitale dhe me sfond të zi shkruhet: "Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, bizneset e ndershme falimentoj­në". Partia Demokratik­e vijon përgatitje­n e terrenit për atë që e quan aksion radikal kundër qeverisë "Rama". Lideri i opozitës paralajmër­oi nga Shkodra: "Ajo që ka rëndësi është shkalla e mobilizimi­t me të cilën ne si PD, në nivelin e lagjeve, blloqeve, shtëpive e

SHIFRAT

Sipas shifrave të publikuara nga Basha, nga 6140 biznese të mbyllura në periudhën janargusht 2017, kjo shifër ka shkuar në 9260 në të njëjtën periudhë të vitit aktual, një rritje me rreth 30%.

fshatrave do të mund t'i përgjigjem­i thirrjes për një aksion radikal politik, që të ketë synim largimin e këtij kryeminist­ri dhe të kësaj qeverie. Që nga ky moment, që kur të ndahemi prej këtij takimi, puna duhet të nisë derë më derë me njerëzit. Sot rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka.

 ??  ?? Opozita e bashkuar
Opozita e bashkuar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania