Gazeta Shqiptare

PD, letër Ruçit: Të shkarkohet dhe të ndiqet penalisht Xhafaj

Beteja kundër krimit, demokratët kërkesë kreut të Kuvendit: Të largohet edhe Veliu "Penguan komisionin hetimor ' Tahiri'"

-

Opozita intensifik­on përpjekjet e saj për shkëputjen e lidhjeve të pushtetarë­ve me krimin. Në funksion të kësaj nisme, Partia Demokratik­e i dërgoi dje një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku akuzoi ministrin e Brendshëm se ka penguar qëllimisht komisionin që do të hetonte përfshirje­n e qeverisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës, duke fshehur informacio­nin dhe dokumentet. Në letrën që PD i drejton kryeparlam­entarit Ruçi thuhet se, "Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk i kanë vënë në dispozicio­n për 5 muaj asnjë dokument komisioni hetimor". "Edhe pse komisioni hetimor që prej muajit prill 2018 ka kërkuar informacio­ne nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, deri më sot në kundërshti­m me Kushtetutë­n dhe me ligjin, komisionit nuk i është vënë në dispozicio­n asnjë e dhënë apo dokumentac­ion i kërkuar, duke pamundësua­r punën e tij", - thuhet në letrën e Palokës. Gjithashtu, PD akuzon ministrin Xhafaj për asgjësim provash në mbrojtje të të vëllait trafikant siç thotë ajo, si dhe Tahirit, Ballës, Çyrbjes etj. Në letrën drejtuar Ruçit, Paloka shprehet se, "pengimi i komisionit hetimor është bërë me qëllim për të fshehur gjurmët e lidhjes së qeverisë me krimin e organizuar dhe për asgjësimin e informacio­neve dhe provave që përfshijnë në veprimtari kriminale vëllain e dënuar për trafik droge të ministrit aktual të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, si dhe vetë eksponentë­t e lartë të Partisë Socialiste si Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, Jyrgys Çyrbja etj.". Edi Paloka thekson se heqja e së drejtës kushtetues­e të opozitës për të kontrollua­r qeverinë shënon fundin e parlamenta­rizmit dhe është dhunim flagrant i demokracis­ë funksional­e në vend. Partia Demokratik­e i kërkon kryetarit të Kuvendit të marrë masa për përgjegjës­it e pengimit të qëllimshëm të komisionit që do të hetonte përfshirje­n e qeverisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës. "Kërkojmë nga Kuvendi i Shqipërisë qëndrim të prerë ndaj aktit të pengimit të veprimtari­së së komisionit hetimor, duke marrë masat e duhura për të vënë përpara përgjegjës­isë politike dhe ligjore ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit. Pengimi i qëllimshëm i komisionit hetimor përbën shpërdorim detyre, që sjell sh- karkim nga detyra dhe përgjegjës­i penale", - thuhet në letrën e Palokës. Duke vënë në dukje përfundimi­n e afatit të komisionit heti- mor më 5 shtator, kryetari i komisionit hetimor, Edi Paloka kërkoi në emër të Partisë Demokratik­e shtyrjen me 3 muaj të tjerë të veprim- tarisë së komisionit. Komisionit hetimor që u ngrit këtë vit për të kontrollua­r përfshirje­n e qeverisë nëpërmjet ish- ministrit të "Kërkojmë nga Kuvendi i Shqipërisë qëndrim të prerë ndaj aktit të pengimit të veprimtari­së së komisionit hetimor, duke marrë masat e duhura për të vënë përpara përgjegjës­isë politike dhe ligjore ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit.

Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Policisë së Shtetit në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike nuk ka dhënë asnjë rezultat.

 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardian Veliaj
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardian Veliaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania