Gazeta Shqiptare

Rama: Libra falas edhe për fëmijët e familjeve në nevojë

Kryeminist­ri sqaron vendimin e qeverisë, vizitë në familjen me ndihmë ekonomike Ndihma për jetimët, Xhaçka: Ushtarakët me kuletë të vogël, por me zemër të madhe

-

Librat falas këtë vit janë për të gjithë nxënësit e klasave nga I në IV, po edhe për nxënësit e familjeve në nevojë, deri në klasën IX. Me urimin për një vit të ri shkollor të mbarë, kryeminist­ri Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendësmi­nistrja e Arsimit, Besa Shahini, ishin në familjen Musi, në Allias, e cila përfiton ndihmën ekonomike dhe si e tillë gëzon të drejtën e marrjes së librave falas për dy djemtë, Agimin dhe Manuelin, që këtë vit nisin klasën e 5- të dhe të 6- të. Këtë vit, falë nismës së re të qeverisë, librat po shpërndahe­n falas në të gjithë territorin e Republikës për fëmijët nga klasa e parë në të katërtën, por ndërkohë jepen falas edhe për fëmijët e familjeve në ndihmë ekonomike që ndjekin klasën e 5- të e lart. "Ne i kemi bërë librat falas nga klasa e parë në të katërtën, por ndërkohë për të gjithë ata që janë nga familje që kanë disa nevoja më shumë se të tjerët, librat janë falas dhe kështu balancohen të dyja. Nga e para në të katërtën është për të gjithë, nga e pesta e më lartë është vetëm për ata që janë familje në nevojë, fëmijët e tretë", - tha kryeminist­ri Rama. E pranishme në dhënien e librave për Agimin dhe Manuelin, ishte edhe mësuesja kujdestare, e cila i vlerësoi të dy fëmijët për interesin dhe vëmendjen që tregojnë për mësimin. Manueli ka pasion futbollin dhe këtë vit një risi është hapja e klasave sportive ku ai mund të tregojë pasionin e talentin e tij, risi të cilën mësuesja e vlerësoi si një mundësi për të gjithë fëmijët që e kanë pasion sportin. Zëvendësmi­nistrja e Arsimit, Besa Shahini tha se projekti i pilotuar vjet në disa shkolla, "Bëjmë detyrat e shtëpisë" do të shtrihet edhe në shkolla të tjera, ndër të cilat edhe në shkollën ku dy djemtë mësojnë. Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Armatosur iu bashkuan nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për t'u ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve. Çanta dhe mjetet shkollore iu dhuruan vogëlushëv­e në prag të vitit të ri shkollor. Gjatë vizitës në muzeun ushtarak, fëmijët dhe të afërmit e tyre janë përshëndet­ur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila u uroi një vit të ri shkollor sa më të mbarë e të suksesshëm. "Ushtarakët tanë kuletën nuk e kanë të madhe, por e kanë zemrën e madhe. Siç punojnë e sakrifikoj­në me dashuri për atdheun, ashtu jam e bindur do të gjejnë edhe mundësitë për të bërë maksimumin për t'u ardhur në ndihme vazhdimish­t të dashurve tanë që janë sot të pranishëm këtu me ne. Jam shumë e kënaqur që mbështetje­n tonë përmes kontributi­t të punonjësve të MM e FA, Kryqi i kuq e ka përkthyer në dhuratën më domethënës­e, e më të mirë të mundshme këtë prag viti sh- Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se braktisja e shkollave nga 133 mijë nxënës dhe mbyllja e dhjetëra shkollave, është rezultati shkatërrim­tar i qeverisë ' Ram'a për arsimin. "Lindita Nikolla duhet t'u thotë shqiptarëv­e sa shkolla po mbyllen në të gjithë Shqipërinë për shkak të braktisjes së tyre nga 133 mijë nxënës gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Mbyllja e dhjetëra shkollave në çdo bashki të Shqipërisë tregon agoninë në të cilën arsimi shqiptar ka rënë",- tha ajo.

kollor. Kjo çantë shkolle përmban të gjithë pajisjet mësimore që do t'ju duhen për vitin shkollor e është një mundësi më shumë për të dalë mirë në shkollë e për t'u bërë në të ardhmen të zotët e vetes. Jam bindur se një ditë ju do te jeni krenaria jonë, në të gjitha fushat e jetës",- tha ministrja Xhaçka gjatë takimit me fëmijët.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama duke shpërndarë libra falas
Kryeminist­ri Edi Rama duke shpërndarë libra falas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania