Gazeta Shqiptare

Biba: Basha të kujtojë orët e gjata të 17- 18 majit vetëm për vetëm me Ramën

Audio- përgjimi/ nënkryetar­i i KQZ- së: Shumë zhurmë për asgjë

-

Nënkryetar­i i KQZ- së Denar Biba i përf shirë në një audiopërgj­im megjyqtari­n e Strasburgu­t Ledi Bianku, në një analizë të tij i ka thënë kreut të PD- së, Lulzim Basha se përpara se të shprehej për takimin e tij me z. Bianku, do të bënte mirë të kishte sjellë ndër mend orët e gjata të kaluara vetëm për vetëm me z. Rama në mesnatën e 1718 majit 2017, si edhe etiketimet e gjithfarël­lojshme që i mveshën kësaj bisede keqdashësi­t e tij politikë". Në një postim në rrjetin social, "Facebook", nënkryetar­i i KQZsë, i akuzuar për shantazh ndaj Biankut për çështjen e pronave shprehet: "Shumë herë më e parëndësis­hme ishte biseda ime me z. Bianku, nëse merr parasysh faktin se, si unë dhe ai, nuk kishim asnjë kapacitet vendimmarr­ës në lidhje me shtyrjen e kërkuar". Ai thotë se biseda të tilla ka pasur e do të ketë, gjithmonë dhe se duke i "babalizuar" ato, opozita nuk bën gjë tjetër veçse, me naivitet, i jep një dimension negativ, krejtësish­t të panevojshë­m, një instrument­i që më së shumti është në favor të saj. "Qas- jet" mes shtetarëve dhe diletantiz­mi i politikës", e titullon nënkryetar­i i KQZ- së komentin e tij. Ndërsa ka treguar se nuk i ka bërë ndonjë përshtypje të madhe audio- përgjimi i publikuar në media, Biba shprehet: "Jam i vetëdij- shëm për etjen që ka opozita për skandale qeveritare, por sërish, nga pozita e atij që dinte të vërtetën, nuk arrija dot ta vendosja tekstin e publikuar në kornizën e një skandali". "Së pari, por jo nga rëndësia, dua të vërej për lexuesin "babalizimi­n që iu bë një bisede mes dy miqsh, ndonëse në një pjesë të saj u fol edhe për interesa shtetërore",- u shpreh Biba. "Mirë për mua nuk mendoi, por z. Basha kishte detyrim të mendonte për imazhin e gjyqtarit shqiptar në Strasburg dhe të parashikon­te sesi do dilte ky imazh pas publikimit­të një bisede krejt të parëndësis­hme për politikën",- tha ai më tej. "Shumë zhurmë për asgjë, vërtet, por që ekspozoi një diletantiz­ëm të frikshëm nga një pjesë e politikës shqiptare",- i cilësoi Biba, audio- përgjimin dhe akuzat e opozitës.

 ??  ?? Nënkryetar­i i KQZ- së Denar Biba
Nënkryetar­i i KQZ- së Denar Biba
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministrja Lindita Nikolla
Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministrja Lindita Nikolla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania