Gazeta Shqiptare

Vorpsi: Fatura reale për pronarët, 4.9 miliardë euro

Shoqata e pronarëve kundërshto­i ligjin e pronave në Kushtetues­e: U dëmtuam me 4.4 mld euro Gjykata e Strasburgu­t jep sinjal për rrëzimin e ligjit të pronave

- Ornela Manjani

Ish- pronarët marrin sin jale pozitive nga Gjyka ta Strasburgu­t për rrëzimin e ligjit 133/ 15 për pronat. Fatura e pronave arrin në rreth 4.9 miliardë euro, sipas çmimeve të vitit 2016, ndërkohë me ligjin në fuqi janë vlerësuar 9 herë më pak. Myrshit Vorpsi, kryetar i Shoqatës Kombëtare ' Pronësi me Drejtësi' bën të ditur se Ligji 133 i qeverisë "Rama" për vlerësimin dhe kompensimi­n e pronave jo vetëm që nuk e zgjidhi çështjen e pronave, por duket se e ka thelluar më tej. Shoqata ' Pronësi me Drejtësi' ka depozituar 5 çështje të cilat presin të shqyrtohen. "Sipas skemës së përllogari­tur në bazë të ligjit të qeverisë, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka konkluduar se shteti shqiptar u detyrohet pronarëve një vlerë kompensimi prej 629 milionë euro. Ndërkohë që sipas çmimeve të vitit 2016, kjo vlerë është 9 herë më e vogël, pasi vlera reale përllogari­tet në 4.9 miliardë euro", shprehet Myrshit Vorbsi. Ndërkohë që pronarët shqiptarë presin plotësimin e kuorumit të Gjykatës Kushtetues­e, Gjykata e Strasburgu­t e ka dhënë sinjalin e parë që skema e qeverisë për kompensimi­n e pronarëve nuk është e drejtë. "Në çështjen ' Sharra' kundër shtetit shqiptar, gjykata e Strasburgu­t ka vendosur të mos pranojë mënyrën e kompensimi­t të vendosur nga qeveria shqiptare. Strasburgu i thotë qeverisë që pronarët duhet të kompensohe­n me vlerën reale që ka toka dhe jo me vlerën që ka pasur në kohën kur është shpronësua­r", thotë Myrshit Vorbsi. Por, sipas Vorbsit kjo përpjekje e shtetit shqiptar për të ulur në maksimum vlerën e kompensime­t për pronarët i ka dhënë disa efekte. "Ata që nuk e kanë ankimuar vendimin e agjencisë brenda 30 ditëve e humbin të drejtën e ankimit dhe të përfitimit edhe nëse nesër qoftë Gjykata Kushtetues­e apo edhe ajo Strasburgu­t shfuqizon ligjin në fjalë", tha Vorbsi.

VENDIMET 2015

Që nga viti 2015 janë 89

çështje për të cilat hetimi gjyqësor ka përfunduar dhe janë në pritje të shpalljes së vendimit. Vlera e këtyre 89 vendimeve është më jo më pak se 424 milionë euro. Kjo është ajo faturë që pritet t'i vijë nesër shtetit shqiptar.

Vlerësimi që ka publikuar Agjencia e Trajtimit të Pronës është 10 herë më i ulët se sa detyrimi që shteti shqiptar, me çmimin e 2016 duhet të kishte ndaj pronarëve shqiptarë. Myrshit Vorpsi nga Shoqata Kombëtare

për Pronësi thotë se Strasburgu i ka lënë qeverisë shqiptare afat deri në 17 shtator të këtij viti ta njohë me mekanizmin që do të përdorë për kompensimi­n e pronarëve në kuptimin e ligjit të ri të pronave miratuar në

vitin 2016. "Gjykata e Strasburgu­t u ka komunikuar palëve që ne presim komente rreth pyetjeve të tjera të bëra nga Gjykata e Strasburgu­t nga qeveria shqiptare për këto 89 çështje deri në 17 shtator të këtij

viti". Pas kohës kur qeveria shqiptare ka shkuar në Strasburg për të kërkuar një shtyrje, pra në vitin 2014, Strasburgu ka dhënë vetëm 5 vendime, të cilat qeveria shqiptare i ka kompensuar financiari­sht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania