Gazeta Shqiptare

Llogaritja sipas ligjit në fuqi

Kufiri, 50 milionë lekë për çdo vendim të njohur

-

Kompensimi

për ish- pr onarët për tokën truall, sipas zërit kadastral të vitit 1945 dhe hartës së vlerës së tokës që është në fuqi do të kryhet me para. Këtë pikë e kundërshto­jnë fort pronarët, pasi sipas tyre zhvlerëson pronën. Kufiri i caktuar nga ligji është 50 milionë lekë për çdo vendim të njohur. Këshilli i Ministrave ka rregulluar me anë të një vendimi kufirin e pagesës në lekë dhe atë të kthimit fizikisht të pronës. Kështu, të gjitha vendimet përfundimt­are, të vlerësuara financiari­sht si tokë truall përfitojnë kompensim financiar nga fondi financiar i kompensimi­t deri në masën 50 sipas shkronjës "a", të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr. 133/ 2015 dhe pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimt­ar kompensohe­t fizikisht nga fondi i tokës. Neni 8 pika a e ligjit nr. 133/ 2015 për tra- jtimin e pronës dhe përfundimi­n e procesit të kompensimi­t të pronave thotë se subjektet e shpronësua­ra u nënshtrohe­n procedurav­e të kompensimi­t, sipas përcaktime­ve të këtij ligji, bazuar në vendimet përfundimt­are për njohje dhe kompensim financiar.

Agjencia e Trajtimit të Pronave vijon procedurat duke administru­ar aplikimet e pronave, të cilët duket të cilësojë faktin se kërkon kompensim financiar. Për plotësimin e dosjes duhet të paraqitet: kërkesa për kompensim fi-

nanciar/ fizik, konfirmim nga ZVRPP- ja për gjendjen juridike të pronës, vërtetim nga gjykata nëse vendimi përfundimt­ar i apo vlerësimit të tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, dëshmi trashëgimi­e nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimt­arëve, prokurë e nënshkruar

nga të gjithë trashëgimt­arët, vërtetim numër llogarie, vërtetim nëse subjekti ka përfituar ose jo tokë bujqësore, dokument identifiki­mi dhe mandat pagese. Të njëjtat dokumente duhet të paraqiten edhe në rastin kur pronari kërkon kompensim fizik.

 ??  ?? Myrshit Vorpsi, kryetar i Shoqatës Kombëtare ' Pronësi me Drejtësi'
Myrshit Vorpsi, kryetar i Shoqatës Kombëtare ' Pronësi me Drejtësi'
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania