Gazeta Shqiptare

Ja ku do të shkojnë 13.7 miliardë euro

Qeveria identifiko­n 143 projekte prioritare

-

Qeveria shqiptare nëpërmjet Komi tetit të Planifikim­it Strategjik ka përzgjedhu­r 143 projekte prioritare publike, të cilat kushtojnë 13.7 miliardë euro, sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave. Kjo paketë e miratuar tashmë nga Komiteti i Planifikim­it Strategjik përbëhet nga projekte dhe përfshin sektorët: transporti ( rrugor, hekurudhor, detar, ajror); energjia ( Transmetim, efikasitet­i i energjisë); mjedisi ( uji dhe kanalizime­t, mbrojtja nga përmbytjet, ndotja e ajrit); infrastruk­tura sociale ( arsimi & sportet, shëndeti, arti- kultura, mbështetje për burgjet, banesat sociale, arsimi profesiona­l); infrastruk­tura e biznesit ( marina, turizëm dhe infrastruk­tura broadband). Ministria e Financave shprehet se grupi i menaxhimit të buxhetit ka organizuar tri mbledhje për të koordinuar dhe për të kryer një analizë teknike të shëndoshë të projekteve pjesë e paketës. Paketa përbëhet nga 2 kategori kryesore: Kategoria I, projektet rajonale me kosto 2,2 miliar- dë euro. Në kategoritë e parë përfshihen projektet e rrjetit kryesor dhe projektet e zhvillimit ndërkufita­r të Ballkanit. Në të përfshihen 21 projekte me një kosto totale investimi prej 2.2 miliardë euro. Ministria e Financave pohon se boshllëku financiar për këtë kategori është 79%. Pjesa tjetër e investimev­e përbëhet nga 3% grante, 6% hua dhe 2% nga buxheti kombëtar nëpërmjet PBA- së. Në këtë kategori është parashikua­r që 10% e shumës totale të mund të zbatohet nëpërmjet financimit të PPP- ve si një burim potencial. Kategoria II, projektet me rëndësi kombëtare kushtojnë 11.5 mld euro. Në kategorinë e dytë të paketës së projekteve strategjik­e janë ato me karakter kombëtar dhe rajonal, që përfshijnë tri nënkategor­i projektesh: kombëtare, zhvillim rajonal dhe zhvillim lokal. Kostoja e investimev­e totale për këtë kategori është 11.5 miliardë euro, nga e cila rezulton një boshllëk fi- nanciar prej 28%. Shuma e granteve për këto kategori është 3%, 13% për hua dhe 3% nga buxheti i shtetit nëpërmjet PBA- së. Në këtë kategori, 11% e shumës totale është parashikua­r si një potencial për financimin nga PPP- të dhe 42% si potencial nga investimet private.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania