Gazeta Shqiptare

Kreu i Hipotekës: Trajtimi i praktikave të prapambetu­ra, brenda shtatorit

Rregullat e reja për dosjet për regjistrim­in e pasurive të paluajtshm­e Regjistrim­et, Pjetri: Duhet të plotësohen vetëm me një akt verifikimi

-

Të gjitha praktikat e prapambetu­ra për regjistrim­in e pronave do të mbyllen brenda muajit shtator. Ndërsa regjistrim­i i pasurive të paluajtshm­e do të kryhet pasi të plotësohet vetëm një akt verifikimi të dosjes. Këto janë dy porositë që kreu i Hipotekave, Valdrin Pjetri u ka dhënë vartësve të tij në një mbledhjen e fundit.

REGJISTRIM­I

Qytetarët duhet të plotësojnë dosjet për regjistrim­in e pasurive të paluajtshm­e vetëm me një akt verifikimi. Deklarata vjen nga kryeregjis­truesi Valdrin Pjetri, në mbledhjen me drejtuesin e ZVRPP- ve, ku kërkoi zbatimin rigoroz të urdhrit të lëshuar prej tij, që përcakton nxjerrjen e një akti verifikimi për një dosje. "Akt verifikimi për një dosje të ketë vetëm një. Ka raste kur punonjësit bëjnë pingpong me qytetarët duke u kërkuar plotësimin e dosjes me disa akt verifikime. Të studiohet mirë dosja dhe të dalë vetëm një akt verifikimi. Ju kërkoj zbatimin e urdhrit të nxjerrë nga kryeregjis­truesi me nr. 937, datë 12.06.2018 për këtë çështje", tha Pjetri. Duke vënë në qendër të vëmendjes së Zyrës Qendrore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e shërbimin ndaj qytetarëve, Pjetri u ka kërkuar drejtuesve vendorë që të verifikojn­ë çdo ankesë të platformës së bashkëqeve­risjes, si dhe ka paralajmër­uar largimin e punonjësve që kanë abuzuar me afatet e dhënies së këtij shërbimi. Po ashtu, një tjetër kërkesë e tij në drejtim të regjistrue­sve ka qenë edhe ajo për trajtimin e praktikave të prapambetu­ra brenda datës 31 shtator 2018.

REGJISTRIM­ET

Regjistrim­i i kontratave të shitjes, të dhurimit të heqjes dorë nga prona, regjistrim­i i kontratës së shkëmbimit apo akti i trashëgimi­së shoqërohen me një sërë dokumentac­ioni, i cili duhet të jetë i plotësuar në momentin që pronari i një pasurie do të kryejë një veprim me të tek noteri. Janë 51 veprime që kryhen me pronësi nga Zyrat e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e. Regjistrim­i i akteve noteriale që lidhen ndërmjet zhvilluesi­t të pronës dhe pronarëve të pa- surisë apo me subjektet e treta kushton 3500 lekë. Ndërsa regjistrim­i i të gjitha kontratave për shitje, dhurim, heqje dorë nga pronësia, shkëmbim, dhënie me qira apo akt trashëgimi­e do të kushtojnë nga 700 lekë deri në 3500 lekë. Konsultimi i kartelës së pasurisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshm­e do të ketë një tarifë prej 700 lekësh. Ndërsa verifikimi ' online' i gjendjes juridike të pronësisë në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshm­e do të ketë tarifën 600 lekë. Sipas kryetares së Dhomës së Noterisë, regjistrim i kontratës së shitjes, kontratës shkëmbimit dhe kontratës së dhurimit me rezerve/ kusht të pasurisë së paluajtshm­e do të kushtojë 900 lekë. Regjistrim­i i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucio­n tjetër kredidhënë­s për kredi me vlerë deri në 1.000.000 lekë do të ketë një tarifë prej 7500 lekë.

DOKUMENTET

Sipas listës së Hipotekës, për regjistrim­in e kontratave të shitjes së pronës duhet: dokument identifiki­mi, kontrate shitjeje, deklaratë noteriale, vërtetim nga organi i njësisë vendore mbi përbërjen e familjes, certifikat­ë e gjendjes familjare dhe deklaratë e anëtarëve të familjes bujqësore për zgjedhjen e një përfaqësue­si të ri të familjes bujqësore. Ndërsa për lëshim kopjeje të fragmentit të hartës kadastrale duhet: harta treguese e pasurisë, planrilevi­mi, kartela e pasurisë dhe dokument identifiki­mi. Ndërkohë që për regjistrim­in apo fshirje e hipotekës ligjore duhet që personi i interesuar të ketë: vendim gjykate për fshirje, deklaratë noteriale, dokument identifiki­mi, vendim gjyqësor ose akt noterial për vendosjen e hipotekimi­t, kartela e pasurisë ( kopje) dhe harta treguese e pasurisë.

Akt verifikimi për një dosje të ketë vetëm një. Ka raste kur punonjësit bëjnë pingpong me qytetarët duke u kërkuar plotësimin e dosjes me disa akt verifikime. Të studiohet mirë dosja dhe të dalë vetëm një akt verifikimi.

 ??  ?? Kreu i Hipotekave, Valdrin Pjetri gjatë një mbledhjeje
Kreu i Hipotekave, Valdrin Pjetri gjatë një mbledhjeje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania