Gazeta Shqiptare

Sulmi në banesën e prindërve, Klodiana Lala: Të qëllosh drejt femijëve, monstruoze

"Ky është kërcënimi i dytë. Liria e medias është thelbësore për një vend demokratik" Gazetarja: Akt barbar prej burracakës­h

-

Banesa e prindërve të gazetares së "News 24", Klodiana Lala u sulmua me armë gjatë orëve të para të mëngjesit të 30 gushtit, në rrugën "Shkëndija" në fshatin Bruk në Tiranë. Kur kanë kaluar gjashtë ditë nga sulmi në banesën ku në momentin e ngjarjes ndodheshin edhe dy vajzat e saj të mitura, gazetarja Klodiana Lala ka vendosur të thyejë heshtjen. Në studion e "News 24", gazetarja tha se ka vendosur që të flasë dje, pasi ka një detyrim moral ndaj familjarëv­e të saj, të cilët u tronditën nga sulmi me breshëri kallashnik­ovi. Gazetarja Klodiana Lala thotë se ka vendosur të heshtë përgjatë këtyre gjashtë ditëve, për t'u dhënë kohë organeve të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre. Ndonëse kanë kaluar gjashtë ditë nga sulmi, ende nuk ka një të dyshuar konkret për ngjarjen.

Pse vendose të flasësh sot Klodi, le ta nisim këtu?

Së pari, kam një detyrim moral ndaj familjes sime që është goditur në mes të natës me kallash. Kam një detyrim ndaj kolegëve të mi me të cilët punoj çdo ditë. Kam një detyrim ndaj opinionit publik që shpesh më ka mbështetur, por edhe kritikuar. Kur më ka mbështetur, më ka bërë të eci përpara, ndërsa kur më ka kritikuar më ka bërë të reflektoj për punën. Shumë më kanë thënë pse nuk reagova në momentet e para. Nuk reagova sepse duhet t'u lija institucio­neve kohën e nevojshme të hetimeve. Këtë duhet ta bëjnë të gjithë, pra t'u japin kohë institucio­neve për të bërë detyrën e tyre. Por në të njëjtën kohë unë jam e tronditur. Jam edhe sot e tronditur kur e mendoj se në banesën e prindërve të mi flinin dy vajzat e mija të mitura, të cilat pjesën më të madhe të viteve e kanë kaluar në atë banesë. E kalojnë aty, sepse unë kam zgjedhur mamanë time si personin më të mirë dhe të përshtatsh­ëm që të rrijë pranë tyre. Në momentet e para jam munduar të jem e fortë, sepse po të lëkundesha unë, do të lëkundeshi­n edhe familjarët dhe nuk do ta mbanin presionin. Dhe për të gjitha këto arsye mendova se do ishte më mirë një moment i dytë për të sqaruar opinionin publik, i cili ka bashkëpunu­ar me mua në momente të caktuara.

Na trego si ndodhi ngjarja, nga raportimet e asaj dite ne mësuam se Klodiana Lala nuk ishte në banesë? Si u sinjalizov­e?

Është e vërtetë që unë atë ditë nuk isha në banesë, pasi jam ndodhur në apartament­in tim privat, që e kam në një zonë periferike. Atë ditë kam lëvizur shumë për shkak të një problemi shëndetëso­r familjar. Në banesë ishin dy prindërit e mi, babi është në prag të pensionit, janë ndodhur dy vajzat e mija të mitura, më e madhja është 6 vjeçe dhe e vogla 2 vjeçe. Është ndodhur vëllai im dhe një çift bashkëshor­tesh që janë miqtë të familjes sonë. Në mëngjes më telefonon vëllai dhe me thotë të hap "Wahtsup"- in se më kishte sjellë një foto. Më besoni se gjithsecil­i që mund të jetë në vendim tim do tronditej. I jam lutur në telefon vëllait dhe i thashë unë e di që ti nuk ke probleme se të ndjej nga zëri, por më thuaj çfarë ka ndodhur me vajzat.

Foto çfarë tregonte, shenjat e plumbave në derën e shtëpisë?

U trondita kur pashë plumbat në muret e shtëpisë. Pasi u sigurova që vajzat dhe familjarët nuk kishin asgjë. Pyetja e parë ishte për vajzat sigurisht. Më pas kam pyetur për prindërit dhe miqtë që ishin atje. Pasi u sigurova që nuk kishte të lënduar, kam telefonuar drejtorin e policisë së Tiranës dhe më pas kam sinjalizua­r me një mesazh edhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili u përgjigj në kohë rekord. Më ka marrë në telefon dhe policia shkoi në shtëpinë time. Unë ia kam bërë të qartë që unë nuk do publikoja lajm derisa të hetohej. Ne kemi qenë të hapur për t'u hetuar në të gjitha pistat. Unë dhe familjarët nuk kemi asnjë problem të një karakteri të ndryshëm. Jemi të hapur për gjatë gjithë kohës dhe sigurisht do t'u japim institucio­neve ligjzbatue­se të gjithë kohën e nevojshme që të hetojnë lidhur me këtë gjë. Unë pasi e mora veten nga kjo tronditje, në kuptimin që e ndjeva të nevojshme që duhet të dal dhe t'i them opinionit publik që: Po, unë si nënë, si vajzë, si partnere, si motër jam e tronditur, por si gazetare nuk jam e frikësuar. Unë në të gjitha vitet e mia të punës, 12 prej të cilave i kam pranë të njëjtës kompani, fillimisht në "Gazetën Shqiptare" e më pas në "News 24", jam për- pjekur me të gjitha forcat dhe mundësitë që ta kryej detyrën time me profesiona­lizëm, me përkushtim, të jem e paanshme me të gjitha dhe t'u jap atyre mundësinë që të flasin për secilën histori. Sigurisht kam dyshime që kjo gjë dhe ky sulm lidhet direkt me punë time. Por, unë nuk do të nxitohem për ta thënë këtë gjë, do t'u jap të gjithë kohën e nevojshme institucio­neve ligjzbatue­se. Do të jem e hapur dhe u bëj thirrje përmes televizion­it ku unë punoj, që të hetojnë në të gjitha dimensione­t, jo vetëm mua, por edhe pjesëtarët e familjes sime, përfshirë edhe dy vajzat e mia të mitura nëse është e nevojshme për ta bërë një gjë të tillë. A do ta kryej unë detyrën me të njëjtin përkushtim dhe a do frikësohem unë nga ky sulm?

E ke dëshmuar! Dje ishit live…

Unë kam dalë dje live dhe sot e ndjeva po prapë të arsyeshme që t'i them opinionit publik që duhet të më besojë, ashtu sikurse më ka besuar përgjatë gjithë viteve të shkuara, që po, unë jam këtu, kam zgjedhur këtë vend të jetoj, do vazhdoj të jetoj këtu, vajzat e mira do t'i rrit këtu, pasi është një vend që e kam dashur, e dua dhe do ta dua shumë. Dhe në këtë këndvështr­im e ndjeva të nevojshme që të flas për familjen time dhe të gjithë opinionin publik.

Deri tani duket se është një kërcënim për çështje të punës, ndaj le të flasim pak për këtë fenomen, të gazetarit të kërcënuar. Dhe sidomos "Para dy vitesh e gjysmë mua më është adresuar një tjetër kërcënim. Është një dosje, e cila vijon të jetë në Prokurorin­ë e Tiranës. Në atë kohë mua më erdhi një letër që më kërcënonte me jetën e familjarëv­e të mi. Kam shkuar në zyrën e Haki Çakos dhe më kanë dhënë mbrojtje në atë kohë. Nuk e kam bërë publike këtë çështje. Por që një gazetar ta bëjë mirë punën, duhet të jetë i sigurt për jetën e tij dhe familjarëv­e të tij.

ajo që është më e frikshme, e gazetarëve të kronikës, që kanë të bëjnë me punën e prokuroris­ë, gjykatave, krimit të organizuar. Nuk jeni vetëm ju, dimë raste të kolegëve të tjerë që punojnë në të njëjtën fushë.

Para dy vite e gjysmë mua më është adresuar një tjetër kërcënim. Është një dosje, e cila vijon të jetë në Prokurorin­ë e Tiranës. Në atë kohë mua më erdhi një letër që më kërcënonte me jetën e familjarëv­e të mi. Kam shkuar në zyrën e Haki Çakos dhe më kanë dhënë mbrojtje në atë kohë. Nuk e kam bërë publike këtë çështje. Por që një gazetar ta bëjë mirë punën, duhet të jetë i sigurt për jetën e tij dhe familjarëv­e të tij. Shpeshherë puna e gazetarëve të kronikës nuk është vlerësuar ashtu siç duhet. Shpeshherë drejtësia i ka parë me dyshim denoncimet e bëra prej tyre dhe i kanë lënë të harruara dosjet e gazetarëve diku aty në një cep. Nuk dua ta sulmoj drejtësinë. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë punë derisa do ta ndjej se jam e aftë për t'i ofruar publikut një produkt të mirë. Por mendoj se duhet të ketë mbrojtje për gazetarin, të ketë një status të tyre, sepse në të kundërt është një kambanë alarmi. Liria e medias është thelbësore për një vend demokratik. Besoj se në këtë çast të gjithë gazetarët e kronikës e gjejnë veten tek mua, ashtu siç e kam gjetur tek ata në momente të caktuara.

Qoftë edhe për një moment, si nënë, e ke menduar të largosh vajzat nga vendi, nga Shqipëria, pas asaj që ndodhi?

As edhe për një moment të vetëm, sepse unë besoj se nëse ne do jemi të gjithë bashkë e do bëjmë punën tonë dhe nëse institucio­net zbardhin ngjarjet dhe vënë para drejtësisë njerëz që kryejmë krime, apo një sulm të tillë. Mund ta them, se ky është një sulm prej burracakës­h, sepse të marrësh armë dhe të qëllosh në drejtim të dy fëmijëve të mitur është monstruoze. Dhe jo sepse më ka ndodhur mua, por kujtdo që t'i ndodhë, kushdo nënë që do ishte në vendin tim, pa diskutim që do thoshte të njëjtën gjë. Nuk e kam menduar dhe nuk e mendoj. Vajzat e mia i kam në kopsht dhe çerdhe publike, jam e hapur të hetohem nga të gjitha mediat. Nuk e di pse na qëlluan, unë jam përpjekur të jem korrekte në punën time. Ne këtu kemi dalë dhe kemi folur për ngjarje shumë të rënda, që ende nuk kanë një autor. Për pak ditë bëhen 9 vite nga ekzekutimi mafioz i gjykatësit Skerdilajt Konomi. Janë njerëzit e parë që kam menduar në momentin që u njoftova për ngjarjen, sepse një grua mbeti e ve me dy fëmijë të vegjël dhe as sot nuk e dinë arsyen përse fëmijët e saj po rriten jetimë, përse bashkëshor­ti i saj gjykatës iu ekzekutua në mes të Vlorës. E shumë e shumë raste të tjera. Ndaj thirrja ime shkon për institucio­net që të veprojnë sa nuk është vonë. Vetëm kështu opinioni publik nuk do të ketë frikë. Unë dyshimet e mia i kam për shkak të detyrës, por nuk do nxitohem për këtë gjë.

Sa larg kapjes së autorëve të ngjarjes janë institucio­net?

Në fakt nuk kam pyetur, pasi do të konsideroh­ej intimidim, duke qenë se unë jam palë e dëmtuar. Çka do të thotë se janë kolegë të tjerë që mund të merren me këtë ngjarje. Shqetësime­t e mia i kam adresuar, tani po pres të flasin organet. Por nëse nuk do të gjenden autorët për ngjarjen, jo vetëm për këtë, por për çdo ngjarje, atëherë frika do të jetë shumë e madhe, mes gazetarëve dhe të gjithë qytetarëve.

Thirrja ime shkon për institucio­net që të veprojnë sa nuk është vonë. Vetëm kështu opinioni publik nuk do të ketë frikë. Unë dyshimet e mia i kam për shkak të detyrës, por nuk do nxitohem për këtë gjë.

 ??  ?? Gazetarja Klodiana Lala
Gazetarja Klodiana Lala

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania