Gazeta Shqiptare

Ngjarjet kriminale në Shkodër policia, Renea e FNSH kontrolle në lagjet problemati­ke

Ndeshja Shqipëri- Izrael në Elbasan, shërbimet policore në gatishmëri Sekuestroh­en makina të blinduara të familjeve Lici e Bajraj

-

Dy ditë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili u shpreh se grupet kriminale do të goditen shumë shpejt, policia ka zbarkuar në Shkodër. Ky qytet është rrethuar nga dhjetëra forca policie të ardhura edhe nga Tirana. Specialist­ë të forcave RENEA, FNSH- ja e Tiranës, Shkodrës bashkë me Forcat Shqiponja dhe struktura të tjera policore që në orët e para të mëngjesit të djeshëm kanë zbarkuar në Shkodër duke vijuar kontrolle në disa prej lagjeve të qytetit. Këto kontrolle policore kanë nisur që në lagjen Rus për të vijuar në Kiras, zonën e Livadeve ku janë kryer një sërë krimesh si dhe në zonën e Dobraçit. Efektivë të maskuar dhe armatosur bashkë me blindat e policisë kanë vijuar pa ndërprerë këtë aksion në qytetin e Shkodrës, qytet i cili brenda 3 muajsh pati 6 vrasje të ndodhura bashkë me dy persona që rezultojnë të zhdukur që nga 23 gushti i këtij viti. Policia ka ushtruar këto kontrolle jo vetëm në rrugë, por edhe dyqane, lokale dhe shtëpi të ndryshme. Nuk kanë munguar as snajperët të shpërndarë në pozicione të ndryshme në gjendje gatishmëri­a bashkë me ambulancën në rast të ndonjë situatë të vështirë të shkëmbimit të zjarrit. Ky aksion blic i policisë i iniciuar nga drejtoria e përgjithsh­me vjen menjëherë pas ardhjes së krerëve të opozitës në Shkodër dhe deklaratav­e të kreut të PD Lulzim Basha apo ish- kryeminist­rit Sali Berisha se qeveria ka rënë përballë krimit në qytetin e Shkodrës. Kontrollet janë bërë në mënyrë të imtësishme duke u fokusuar kryesisht tek armët, mjetet e blinduara pa dokumentac­ionin përkatës apo edhe lëndë narkotike ose persona të rrezikshëm që mund të jenë prej kohësh në kërkim policor dhe deri më tani nuk janë arrestuar ende. Burime nga policia konfirmojn­ë se gjatë kontrollev­e janë sekuestrua­r 5 makina të blinduara, të cilat ishin në pronësi të familjeve Lici dhe Bajraj. Prania e këtyre forcave të shtuara të policisë në Shkodër është edhe si një mesazh për qytetarët që ata të mos ndjehen të frikësuar ndaj krimit, i cili në 3 muaj ka marrë 6 jetë njerëzish dhe dy të tjerë të zhdukur. Këto aksione janë bërë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë ku vrasjet dhe terrori kanë njohur një rritje.

Forca të shumta policie kanë zbarkuar edhe në një qytet tjetër problemati­k, pikërisht në Elbasan. Prej Prifti katolik i Shkodrës Dom Artur Jaku gjatë meshës me rastin e ditës së Shën Terezës kërkoi t'iu jepet fund krimeve në qytetin e tij. "Sot nuk e kam një apel për qeverinë, sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë. Mos harroni ju mund t'i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete",- shprehet ai.

mbrëmjes të së martës policia po ushtron kontrolle të shumta në katër pikat kyçe të qytetit. Kjo pasi Elbasani është një tjetër rreth i përfolur për kriminalit­etin, bashkë me Vlorën si zona me grupe kriminale. Prej kohësh Drejtoria e Policisë Vendore organizon kontrolle të shumta për të garantuar rendin dhe qetësinë publike si dhe për zbulimin dhe goditjen e elementit kriminal. Duke qenë se Elbasani është një nga qytetet kryesore të vendit që lidhet nëpërmjet akseve më të rëndësishm­e rrugore me kryeqyteti­n, me Portin e Durrësit dhe me pikat kufitare me Maqedoninë e Greqinë e ka kthyer atë ndër vite në një rrugëkalim­i të paevituesh­me të kontraband­istëve, trafikantë­ve dhe elementëve kriminalë duke e vënë policinë e Elbasanit para sfidave të shumta. Gjithashtu, edhe qarkullimi i dendur i automjetev­e dhe ngjarjet jo të pakta kriminale të viteve të fundit kanë bërë që Elbasani të jetë në fokus të punës së policisë. Aktualisht shërbimet policore janë në gatishmëri për shkak të ndeshjes ShqipëriIz­rael dhe po të kujtojmë ndeshjen e fundit për Europianin, Policia e Shtetit dhe shërbimet sekrete kaluan në gatishmëri disa javë më herët. Sidoqoftë kohët e fundit situata e rendit dhe qetësisë është përmirësua­r. Gjithsesi pritet që Forca e Ligjit të ketë rezultate konkrete pasi është deklaruar disa herë që është dokumentua­r aktiviteti i disa elementeve kriminale. Ndërkohë FNSH- të dhe forcat e tjera të policisë po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshm­e ndaj mjeteve luksoze apo të dyshuara.

 ??  ?? Aksioni i policisë në Shkodër
Aksioni i policisë në Shkodër
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania