Gazeta Shqiptare

Dha lajmin para 2 ditëve, vdes prezantues­ja e lajmeve

-

Rachel

Bland, prezan tuesja e lajmeve në BBC Radio 5 Live, u nda nga jeta këtë të mërkurë. Vetëm dy ditë më parë, 40vjeçarja paralajmër­oi se i kishin mbetur “vetëm pak ditë jetë”, në një postim në rrjetet sociale. Bland kishte rreth 2 vjet që ishte diagnostik­ur me kancer në gji. Sipas BBC, lajmi për vdekjen e prezantues­es e konfirmoi familja e saj, e cila tha se 40- vjeçarja ndërroi jetë orët e para të së mërkurës. Bland ishte një zë tejet i njohur në Radio 5 Live, si folëse lajmesh dhe prezantues­e. Ajo u vlerësua me çmim për prezantimi­n e programit radiofonik mbi kancerin “You, Me and the Big C”. Ajo e dokumentoi, gjithashtu, jetën e saj me sëmundjen vdekjeprur­ëse në një blog personal. Dy ditë më parë, në një postim në Twitter, Bland shkruajti: “Kam frikë se koha ime ka ardhur miqtë e mi. Dhe krejt papritur. Kam vetëm pak ditë jetë, është vërtetë surreale. Faleminder­it shumë për të gjithë mbështetje­n që më keni dhënë”. 40- vjeçarja mbante mbi supe një karrierë mbi 15 vjeçare dhe kishte punuar për disa programe në rrjetin prestigjio­z BBC. Ajo u diagnostik­ua me kancer në nëntor të vitit 2016, pasi gjeti një gjëndër poshtë krahu.

Një tjetër reagim ka ardhur edhe nga ndërkombët­arët lidhur me korrigjimi­n e mundshëm të kufijve që do të bëjë Kosova me Serbinë ditën e premte kur do të kenë dhe takimin e tyre të radhës. E përditshmj­a prestigjio­ze franceze “Le Figaro” ka cituar presidenti­n e Kosovës, Hashim Thaçi, shefin e stafit të tij, Bekim Çollaku, si dhe disa analistë francezë. Sipas “Le Figaro”, Thaçi dhe Vuçiç nuk e pëlqejnë njëritjetr­in, por kanë vendosur, që në emër të paqes dhe stabilitet­it, të punojnë së bashku drejt pajtimit të popujve të tyre. “Nëse gjithçka shkon sipas planeve, Presidenti i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë do të jenë në gjendje të konsolidoj­në pajtimin e tyre deri në mes të nëntorit në Paris, në Forumin për Paqe, që do të organizohe­t nga Elysee”,- shkruan gazeta franceze. Njëzet vjet pas luftës, serbët në veri të lumit Ibër – lumi që ndan Mitrovicën në dy – ende nuk i njohin institucio­net e Kosovës, pasi e konsideroj­në Beogradin si kryeqyteti­n e tyre. I njëjti tension mund të gjendet në jug të lumit. “Status quo- ja është e keqe për të gjithë”, pranon Bekim Çollaku, shefi i stafit të Hashim Thaçit për mediumin francez. Sipas të përditshme­s franceze, të dy presidentë­t megjithatë kanë një interes të përbashkët: të ecin më shpejtë, krah për krah, drejt integrimit evropian. Duke folur për qëndrimin amerikan, gazeta shkruan se John Bolton, këshilltar­i i sigurisë kombëtare, deklaroi në fund të gushtit se Uashington­i nuk do të kundërshto­nte rregullime­t territoria­le. “Franca është, gjithashtu, në favor të këtyre rishikimev­e, siç është edhe Austria. Federica Mogherini është e gatshme të mbështesë atë që Presidenti i Kosovës paraqet thjesht si një korrigjim territoria­l”,- shkruan gazeta “Le Figaro”. Sipas një diplomati francez, ekziston një dritare e mundësisë përpara zgjedhjeve evropiane, por duhet të veprojmë shpejtë. Në të vërtetë, zgjedhjet mund të rezultojnë që Komisioni të bëhet edhe më nacio- nalist dhe më i pavullnets­hëm për zgjerimin e mëtejshëm. “Paqja mes Kosovës dhe Serbisë është e pashmangsh­me”, siguroi Hashim Thaçi për Le Figaro në qershorin e kaluar. Në Perëndim, Gjermania ka mbajtur kundërshti­min e saj ndaj çdo forme të ndryshimit të kufijve, duke pasur parasysh se kjo do të hapte “Kutinë e Pandorës” për kërkesat e minoritete­ve brenda Ballkanit: serbët e Bosnjës, hungarezët e Vojvodinës, shqiptarët e Maqedonisë. Sipas gazetës “Le Figaro”, presidenti francez, Emmanuel Macron, shpreson të bindë Angela Merkelin përpara takimit të së premtes në Bruksel. “Gjermania është problemi ynë më i madh. Ajo ka investuar shumë në vend dhe është shumë e popullar- izuar në Serbi. Nuk mund të dalim kundër Gjermanisë. Por, në qoftë se nuk mund ta marrim mbështetje­n e saj, do të donim që ajo të heshtë”,- i ka thënë një burim zyrtar serb këtij mediumi francez. Sipas gazetës bëhet fjalë për një rregullim territoria­l, i cili për herë të parë në Ballkan ka miratimin e të dyja palëve. “Nuk ka asnjë arsye pse dy qeveri të zgjedhura, me pëlqimin e ndërsjellë dhe mbështetje­n e bashkësisë ndërkombët­are, nuk mund të ndryshojnë shtrirjen e kufijve të tyre. Nëse ky është çmimi për paqe dhe stabilitet, atëherë pse jo?”, komentoi Jacques Purnick, një shkencëtar politik dhe specialist i Evropës Qendrore dhe Lindore. Gazeta shkruan se negociator­ët kanë deklaruar

se ky projekt është “sui generis”. Ashtu siç ishte rasti me pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, projekti nuk synon të krijojë asnjë “precedent” brenda Ballkanit dhe as në rajonin e Kaukazit. “Serbia do t’i japë Bosnjës garanci për integritet. Por, e vetmja gjë që ka rëndësi për ne është gjetja e një zgjidhjeje paqësore me Serbinë”,- ka thënë Bekim Çollaku, shefi i stafit të Hashim Thaçit, përgjegjës për negociatat me Beogradin. Si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd, çështja mund të zgjidhet nëpërmjet referendum­it. Por, për momentin jemi larg një konsensusi. “Ndonjëherë paqja bëhet më vështirë sesa lufta”,- vazhdoi shefi i stafit të presidenti­t kosovar. Në shtetet e Ballkanit, tensioni mund të rritet shumë shpejt. Opozita radikale, e cila refuzon të bëjë koncesione­t më të vogla për serbët, ka akuzuar Thaçin se është “tradhtar i kombit”.

Kisha Ortodokse është akoma e lidhur me mitin themelues të Serbisë, humbjen e saj në betejën e Kosovës kundër Perandoris­ë Osmane dhe Kosova bëhet kështu për ta “vendlindja e kombit serb”. Gazeta shkruan se Kisha Serbe është, gjithashtu, shumë e afërt me Kishën Ortodokse Ruse, e cila vetë është një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit. Kjo shtron pyetjen: si do të reagojë Kremlini për këtë projekt, duke pasur parasysh se si Rusia refuzon tu njohë shteteve islamike të Rusisë atë që e mori me forcë kur aneksoi Krimenë nga Ukraina.

Njëzet vjet pas luftës, serbët në veri të lumit Ibër – lumi që ndan Mitrovicën në dy – ende nuk i njohin institucio­net e Kosovës, pasi e konsideroj­në Beogradin si kryeqyteti­n e tyre. I njëjti tension mund të gjendet në jug të lumit. “Status quo- ja është e keqe për të gjithë”, pranon Bekim Çollaku, shefi i stafit të Hashim Thaçit për mediumin francez.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania