Gazeta Shqiptare

XHIELDO HYSENI: Ju tregoj të fshehtat e hitit me Çiljetën

"Kur vështirësi­në e kthen në forcë, je i pathyeshëm"

-

hite të reja nga grupi ' Alar band' dhe të rezultojnë kaq të suksesshme sa këngët e lançuara.

Ç'lloj bonboneje është Çiljeta? Çiljeta është pa dyshim bonbone e ëmbël si sherbeti. Përpos pjesës që është një këngëtare e zonja ajo është dhe artiste në shpirt. Nuk ka më bukur se sa kur këto cilësi bëhen bashkë. Si lindi teksti i këngës "Bonbone"? Teksti i këngës "Bonbone" lindi në studio duke kënduar vijën melodike. Pastaj vumë të gjithë nga pak fjalë dhe vulën e vendosi Klea Huta me vargje pikante. Deri më tani bashkëpuni­mi me të ka rezultuar tejet i suksesshëm. Kënga dëgjohet ngado, pasi dhe ritmi i shkon përshtat ditëve të nxehta. Shkurt, si do të na i prezantoje djemtë e grupit tënd, "Alar band"? Djemtë e grupit janë të zhurmshëm, transmetoj­në shumë alegri, por janë edhe të rrëmujshëm; nuk lënë dy gur bashkë me pak fjalë. E rëndësishm­e është që jemi miq shumë të mirë. Harmonia në grup është mjaft e rëndësishm­e. Unë jam i lumtur që ne e kemi atë. Çfarë ju tremb nëse merrni një vajzë "me kohë të plotë" në grup? Në fakt, asgjë nuk më tremb pasi çdo njeri, aq më tepër në grup ka rëndësinë e përgjegjës­itë e veta. Besoj që do dojë shumë kohë për t'u ambientuar. ( qesh) Çfarë veprimesh bëni para se të dilni në skenë? Shumë ujë normal dhe vokalica, gjimnastik­a e çdo këngëtari jo vetëm para se të dalë në skenë, por çdo ditë kjo është palestra jonë. Kush ju bën më shumë kritika dhe për çfarë? Gjyshja është kritikja ime më e madhe, që nuk mendoj se do të gjejmë ndonjëherë paqe, por normal gjithmonë ka diçka për t'u përmirësua­r dhe unë i mirëpres të gjitha kritikat. Çfarë batutash kishit me ish- ambasadori­n Donald Lu gjatë bashkëpuni­mit në këngën e fundvitit? Në fakt, ka qenë një eksperienc­ë shumë e bukur ajo me ambasadori­n Lu. Batutat kanë qenë shumë fine, domethënë humor amerikan. ( qesh) Po Klea Huta, çfarë fryme solli në grup me "Amla"? Klea?! Një njeri shumë pozitiv. Ishte një rastësi shumë e bukur kënga ' Amla' dhe që sot mban rekord në ' Youtube' për klikime. Edhe në koncerte është ndër këngët që na kërkohet që ta këndojmë disa herë. Një "ves" i yti për të cilin vajzat të duan shumë? Në fakt, nuk kam ndonjë ves të veçantë. Për çfarë nuk duhet të të besojmë kurrë? Për të gjithë këtë intervistë që, sapo dhashë asgjë nuk është siç duket bëj shaka.( qesh) Unë mendoj që nuk kam asgjë për të mos u besuar për sa kohë jam i vërtet pa u shtirur. Një listë të shkurtër me këngët që dëgjon me shumë dhe pse kjo zgjedhje? Në fakt, unë dëgjoj muzikë sipas gjendjes emocionale, por padyshim dëgjoj muzikë klasike, jazz, blues, rock and roll. A ke menduar ndonjëherë të këndosh vetëm? Nuk e kam menduar, sepse unë jam solist në ' TOB', por këndoj në një tjetër zhanër muzikor në atë të muzikës operistike. Puna në grup është shumë e bukur dhe e vështirë, por kur vështirësi­në e kthen në forcë je i pathyeshëm.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania