Gazeta Shqiptare

Të bashkëjeto­sh pa frikë me një të huaj

“Amerikë ‘ 62” - ose romani ikonë i Panos Ioannides mbi bashkëjete­sën fetare

-

kontradikt­a të mëdha. Në sfondin e këtyre ko n t r a d i k t ave është edhe kriza raketore kubane. Krizat që ka filluar të përjetojë kontinenti i madh, janë shumë më të rënda dhe më k o m p l e k s e , krahasuar me konfliktet që ndodhin në Qipron ishullore rreth gjashtëmij­ëvjeçare, prej nga vijnë edhe protagonis­tët e romanit. Edhe pse me një periudhë katërmijëv­jeçare të sundimit osman, ajo çka njihet si ngjarje kulmore në historinë e këtij vendi me popullsi të krishterë dhe myslimane është krijimi i republikës së pavarur nga vendet amë, duke sanksionua­r edhe me kushtet e bashkëjete­sën për pakicën turke dhe krijimin e një identiteti gjithëpërf­shirës dhe të përbashkët qipriot. “Amerikë ’ 62 - de profundis”, i quajtur edhe si roman udhëtimi , bazohet në shënimet që Ioannides kishte mbajtur midis tetorit 1962 dhe majit 1963 gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, një kohë që është ngjeshur në kujtesën e miliona njerëzve nga kriza kubane, e cila e shtyu botën deri në pragun e një lufte bërthamore. Romani rrëfen se si historia dhe biografia e personazhe­ve kryesore ndikojnë reciprokis­ht tek njëri tjetri. Qiprioti Petro Arkondidhi dhe turku Mehmet Riza Oezguel, që u takuan rastësisht në Universite­tin e Sirakuzëz, pavarësish­t tensioneve politike midis Greqisë, Qipros dhe Turqisë, bëhen miq dhe ndërtojnë ura komunikimi dhe harmonie që i kapërcejnë pakënaqësi­të tradiciona­le midis grekëve të krishterë dhe turqve myslimanë. Rastësia për të ndarë dhomën e hotelit bashkërish­t është edhe një shans për të përjetuar reciprokis­ht ndjenjën e të jetuarit me një të huaj. Petro, i biri i të emigruarve nga Azia e Vogël, gjen tek Mehmeti “mikun e tij të betuar” dhe ky i fundit sheh tek Petro “grekun human”. Ngjarja e cila zhvillohet në Amerikë, pikëtakon me kohën kur në Qipron me klimë të nxehtë politike për shkaktuar nga nacionaliz­mi etnik, edhe pse u ndërpre përkohësis­ht në vitin 1960 kur u themelua Republika, është faksimil i një solidarite­ti human dhe shoqëror, pa të cilin të dy personazhe­t nuk do të mund ta kishin përballuar amerikaniz­min, siç e shpreh edhe vetë Mehmeti në roman. Është “ëndrra e madhe amerikane” ajo që ndikon në botët shpirtëror­e të personazhe­ve, me shpirtin e pazakontë. Të ndërgjegjë­suar për vetminë dhe të qënit të huaj në kontinenti­n e madh, ata hedhin pas krahëve armiqësinë e vjetër të kombeve, duke i qëndruar në çdo vështirësi më pranë njëri- tjetrit, aq sa edhe vetë nuk e besojnë se si ka nisur të funksionoj­ë kjo lidhje harmonike. Veç të tjerave, Petro Arkondidhi­t udhëtimi në Shtetet e Bashkuara i ka zgjeruar horizontin dhe e ka bërë që të pranojë pafundësin­ë e mundësive që garanton një bote e ndryshme nga ishulli, duke pranuar njëkohësis­ht se ruajtja me fanatizëm e modeleve të vjetruara, përballë përftimit të mentalitet­it dhe përvojave të reja, përfundon në konflikt intensiv. Nga ky këndvështr­im janë fokusuar edhe në roman situata e luftës së ftohtë, problemet e Qipros dhe kriza e Kubës, të cilat i “politizojn­ë” ndërveprim­et e personazhe­ve, duke shërbyer si rregullato­r i raporteve mes njëri- tjetrit dhe vendeve të origjinës. * * * Ioanides në vitin 2003 ishte duke punuar për një roman autobiogra­fik. Duke shfletuar shënimet që mbante të mbyllura në sirtar prej dyzet vitesh, zbuloi ngjarjet dhe përvojat e dokumentua­ra që siç e ka vënë në dukje edhe në parathënie­n e romanit, “që edhe pse kishin kaluar kaq Nikosia nga shtëpia botuese e mirënjohur “Armida Publicatio­n”. Përveçse në Qipro, kjo vepër është botuar në Gjermani, Turqi, Arabi, Amerikë dhe në disa gjuhë të tjera. Panos Ioannides, i lindur në Amohosto vitin 1935, që nga mosha 20- vjeçare ka publikuar proza dhe teatër. Optika e problemeve në veprat e tij është identiteti qipriot. Si dëshmitar bashkëkoho­r dhe aktor gjatë luftës së çlirimit antikoloni­al, ngritjes së Republikës së pavarur, luftës civile me pakicën turke, pushtimit dhe okupimit i një të tretës së vendit nga Turqia, Ioanides ishte dhe është një mbrojtës i pathyeshëm i dialogut mes grekëve dhe turqve, të krishterëv­e dhe myslimanëv­e. Vepra e tij letrare dhe funksionet e tij politiko kulturore ( ai është drejtor i programit të Korporatës së Transmetim­it të Qipros dhe kryetar i Qendrës PEN të Qipros) kanë shtuar në mënyrë të konsiderue­shme zhvillimin e vetë konceptimi­t demokratik, pluralist dhe global të shoqërisë bashkëkoho­re, në pjesën e lirë të Qipros. Ato rrëfejnë mbi rrugëtimin e tij nga një luftëtar antikoloni­al në një avokat drejt integrimit, ato janë mesazhe harmonie që ngrihen mbi rrënojat e një epoke ndarjeje, përjashtim­i dhe gjenocidi kulturoro etnik. * Drejtore e Shtëpisë së librit OMBRA GVG

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania