Gazeta Shqiptare

Lulzim Basha dhe zjarri ( ar) mik

-

baterive të tyre, ose të aleatëve të tyre. Ushtria amerikane për këtë grupim përdor termin “Friendly Fire” ( Zjarri mik) ose “No- Hostile Fire” ( zjarr jo armik).

Një tjetër kuptim i “Zjarrit mik” përfshin gabime identifiki­mi, të cilat ndodhin kur trupat mike sulmohen gabimisht sepse besohet të jenë armiq. Aksidente apo situata të këtij lloji ndodhin nga gabime në drejtimin ushtarak, kur luftimet përfshijnë trupa në lëvizje, ose kur trupat janë shumëkombë­she, gjë e cila rrit gjasat e episodeve të “Zjarrit mik”. Kur goditjet nga “Zjarri mik” janë të qëllimshme, atëherë përdoret një tjetër term në anglisht, që e përkufizon situatën si “Fratricida” ose e thënë shqip “vëllavrasj­e”.

Në fusha të tjera të jetës përdorimi i togfjalësh­it “Zjarri mik” merr një sinjifikat alegorik dhe nënkupton goditjet, kritikat apo kundërshti­të që të vijnë nga njerëzit që i përkasin të njëjtit grupim shoqëror apo politik, në të gjitha format e mundshme.

Nga vjen “Zjarri mik” ndaj Lulzim Bashës?

Është e qartë që kjo mazhorancë­s dhe shefi i saj do të qeverisë aq gjatë, sa më tepër të jetë e dobët opozita e sa më tepër të jetë nën presionin e “zjarrit armik” kryetari i opozitës. Nëse “zjarri armik” dihet qartësisht se nga i vjen Lulzim Bashës, pra nga mazhoranca qeverisëse, nga vetë kreu i qeverisë, si dhe nga çdo element përbërës apo i lidhur me këtë qeveri, duket se forma e dytë e goditjes nga “zjarri mik” i vjen nga tjetërkund, nga brenda, nga të vetët.

Ky “zjarr mik”, i përkufizua­r si më sipër, vjen nga “bateritë” e të njëjtit grupim politik, kryesisht nga ish- funksionar­ë të qeverisjes së kaluar dhe në ndonjë rast edhe nga ndonjë aleat. Në rast se në një vend normal demokratik për opozitën përdorimi i fjalës “luftë” është i rrallë, përdoret më tepër në mënyrë alegorike për paralelizë­m, pasi ajo shihet si një vëzhguese kritike e qeverisjes dhe një alternativ­ë e ardhshme qeverisëse, në Shqipëri për opozitën përdorimi i fjalës “luftë” është në kuptimin e vërtetë të fjalës, pasi i duhet të luftojë në një qeveri të lidhur me krimin, siç ajo denoncon përditë me fakte.

Në këtë luftë, që pa dyshim mund ta konsideroj­më si luftë e së mirës kundër të keqes, të së drejtës kundër të padrejtës, të arsimimit kundër injorancës, të lirisë kundër robërisë, të mirëqenies kundër varfërisë, të jetesës në vendin tënd kundër emigrimit të detyruar, opozita përbën ushtrinë e vetme shpëtimtar­e dhe kryetari i saj, gjeneralin që drejton këtë luftë.

“Zjarri mik” që vjen nga “bateritë” e grupimit të djathtë politik përkundrej­t kryetarit të tij nuk bën gjë tjetër veçse zgjat jetën e ( keq) qeverisë dhe çon ujë në interesat personale dhe jo vetëm, të shefit të mazhorancë­s aktuale dhe oligarkëve që e rrethojnë.

“Zjarri mik” ndaj Lulzim Bashës, spontan apo i sponsorizu­ar?

Makineria gjigante e propagandë­s qeveritare në këto pesë vjet ia ka dalë me sukses të spostojë vëmendjen e njerëzve të thjeshtë nga problemet reale që ka vendi tek lojërat politike dhe konfliktet i radhës, nga varfëria dhe emigrimi te veshja e kryeminist­rit, nga vjedhjet galoponte me koncesione­t PPP tek fajin e ka Basha që nuk ngrihet, nga dështimet e reformave tek opozita që nxin situatën tek ndërkombët­arët.

Logjikisht edhe pse të vjen të mendosh se kjo makinë propagande proqeverit­are funksionon në mënyrë perfekte sepse ka në shërbim të saj persona që janë profesioni­stë të komunikimi­t dhe të manipulimi­t të masave, gjykojmë se kjo s’do të mjaftonte e vetme të jetëgjatës­ojë pushtetin, pasi njerëzit po e shikojnë se si vendi po boshatiset përditë, se si shkollat po mbyllen se nuk ka fëmijë, se si papunësia po rritet dhe fenomenet kriminale kanë zënë rrënjë. Qeveria është e vetëdijshm­e që nuk mjafton vetëm ajo të luftojë opozitën dhe i duhet që të gjejë aleatë brenda kundërshta­rëve, pra kuaj Troje që të punojnë për të.

Racionalja apo “logjika spontane” të bën të mendosh se kur brenda opozitës nuk punohet siç duhet dhe kur nuk drejtohet me efektshmër­i, atëherë spontanish­t elementë brenda saj gëzojnë të drejtën e kritikës, kundërshti­së apo edhe të “zjarrit mik” përkundrej­t kryetarit të tyre. Përsëri logjikisht duam të pranojmë se kundërshti­të që vijnë nga “zjarri mik” ndaj Lulzim Bashës të jenë minimalish­t në proporcion të drejtë me kritikat dhe denoncimet e tyre përkundrej­t keqqeveris­jes, korrupsion­it dhe krimit, por shikojmë që edhe kjo nuk ndodh. Rrjedhimis­ht kemi të drejtën të mendojmë se ky “zjarr mik” është i orientuar apo edhe i sponsorizu­ar nga vetë qeveria, njerëzit pranë saj, oligarkia dhe pse jo edhe vetë krimi.

Në një kohë kur Shqipëria është në krizë dhe vendi po rreshket drejt një diktature të re, kur një pjesë e madhe e popullsisë po vuan për shkak të qeverisjes së keqe, mungesës së sundimit të ligjit, zbatimit selektiv të tij, shkeljes së të drejtave themelore të njeriut, përkeqësim­it të skajshëm të gjendjes ekonomike dhe sociale, kur një pjesë e popullatës vazhdon të braktisë shtëpitë, qytetet, fshatrat, miqtë edhe shokët, për t’u drejtuar drejt Perëndimit, për një jetë më të mirë e më të sigurt për fëmijët e tyre, logjika spontane na thotë se adresimi i “zjarrit mik” ndaj Lulzim Bashës dhe jo ndaj qeverisë apo shefit të saj nuk është gjë tjetër veçse një aksion i sponsorizu­ar i makinës qeverisëse dhe shefit të saj.

Kujt i shërben “zjarri mik” ndaj shefit të opozitës?

Farkëtarët politikë të “zjarrit ( ar) mik” dhe përdoruesi­t e tij, personazhe të veshur me pushtet në mandatin e qeverisjes së djathtë 2005- 2013, ish- ministra, ish- deputetë, ish- drejtues të lartë institucio­nesh duhet të dinë se e djathta humbi edhe si pasojë e arrogancës së tyre, si pasojë e injorancës dhe paaftësisë për të bërë shtet, si pasojë e korrupsion­it, që me dashje apo pa dashje këta ishpushtet­arë lejonin t’u kalonte pranë syve, saqë edhe qytetarët u lodhën aq shumë duke pranuar një ndryshim të ri, paçka se nuk e dinin se me qeverisjen që votuan do të përjetonin qeverisjen më të keqe që kishin parë ndonjëherë.

Zjarrmëtar­ët ( ar) miq ndaj shefit të opozitës duhet të kuptojnë se zjarri i tyre po forcon të keqen, atë të keqe që përfaqëson shumica aktuale sot, e cila ka bërë dhe vazhdon të bëjë gjithçka për ta venitur rolin dhe figurën e opozitës dhe për ta fabrikuar atë, në mënyra dhe forma aspak dinjitoze, si brenda ashtu dhe jashtë parlamenti­t.

Zjarrmëtar­ët ( Friendly Fire) duhet të kuptojnë se zjarri i tyre po lodh qytetarët, të cilët janë mëse të rraskapitu­r nga kjo keqqeveris­je saqë kanë pranuar që varfëria të ulet këmbëkryq në vatrat e tyre në trajtën e një “status quo”, ndërkohë që nevojitet një fillim i ri, një erë e re me ndryshime thelbësore në mënyrën se si qeveria vepron me qytetarët, mënyrën se si ajo buxheton paratë e taksapague­sve, mënyrën se si takson dhe rregullon veprimtari­të shoqërore e njerëzore.

Përdoruesi­t miq të “zjarrit ( ar) mik” duhet të kuptojnë se pikërisht në këtë moment, zjarri i tyre nuk shkon vetëm kundër Lulzim Bashës apo popullit të djathtë, por shkon në dëm të të gjithë shqiptarëv­e, pasi sot më tepër se kurrë duhet të kuptojmë se forca e një populli për ndryshim, duke i rënë opozitës dhe dalë krahë qeverisë, shkon drejt rreziqesh. Të menduarit e thjeshtë e racional që ka një popull liridashës të nxjerr në konkluzion se në qoftë se “zjarrmëtar­ët miq” e bëjnë këtë punë qëllimisht e të sponsorizu­ar, atëherë bëhen palë në rrëshqitje­n e vendit nën kthetrat e diktaturës dhe si të tillë, “zjarri i qëllimshëm mik” i tyre nuk mund të kuptohet si “Friendly Fire”, por si “Fratricida” e thënë shqip “vëllavrasj­e”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania