Ahmetaj: Pagesë për çiftet e reja për të rritur lindshmërinë
Rënia e lindjeve me 25 %, qeveria plan masash kundër plakjes së popullsisë Paketa e solidaritetit, sa do të përfitojnë pensionistët
Qeveria shqiptare do të hartojë një paketë të mirëfilltë ndihme për çiftet e reja me qëllim rritjen e lindshmërisë në vend. Lajmi është bërë i ditur dje nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë seancës parlamentare ku ka prezantuar edhe aktin normativ, i cili sjell ndryshime në buxhetin e vitit 2018. Duke u nisur nga të dhënat e Institutit të Statistikave, në tremujorin e dytë të vitit, numri i lindjeve pësoi rënie drastike me 25%, qeveria do të hartojë politika të posaçme mbështetëse për çiftet e reja. Ndërkaq, rritja e pagës reale është një tjetër sfidë e qeverisë në vitet në vijim, ministri Ahmetaj theksoi se papunësia dhe pagat e ulëta vijojnë të jenë një problematikë e vazhdueshme. Sipas tij, në këtë drejtim qeveria do të nisë një reformë të thellë ku të gjithë punëkërkuesit e papunë dhe ata që marrin ndihmë ekonomike, do t'i nënshtrohen rikualifikimit. Ministri i Financave foli edhe për pritshmëritë për rritjen ekonomike, investimet e huaja si dhe paketën e solidaritetit prej rreth 3 miliardë lekësh, e cila siguron shpërblimin e fundvitit për pensionistët në vlerën e 5 mijë lekëve.
PAKETA E SOLIDARITETIT
"Kemi bërë debat se sa i kemi mbështetur pensionistët dhe familjet në nevojë, me atë që ne i referohemi "Paketa e solidaritetit". Po ta shikoni, kam bërë një krahasim mes qeverisjes 8vjeçare të PD- së dhe 4vjeçare të PS- së. Totali në 8 vite i qeverisë së Partisë Demokratike ka qenë 10.5 miliardë dhe po ta shikoni profilin e dhënies së bonusit gjatë qeverisjes së tyre, është 1 herë në 2 vjet gjatë viteve elektorale. Ndërsa, po ta shikoni atë që kemi bërë në 4 vite, është 11.3 miliardë. Pra, në 4 vite ne kemi dhënë gati 10 % më shumë se ç` kanë dhënë qeveria e PDsë në 8 vite dhe mënyra e ofrimit të paketës së solidaritetit nga ana jonë nuk ka lidhje fare me vitet elektorale. Shihni kohën kur ne japim bonus, pa dallim, dhe kohën kur ata tentojnë të japin bonuse vetëm në vite elektorale"- tha ministri Financave Arben Ahmetaj.
SITUATA EKONOMIKE
Ministri i Financave bën të ditur se Prodhimi i Brendshëm Bruto ( PBB) u rrit me 4.45 % në terma real n? tremujorin e par? të 2018 dhe të gjitha të dhënat indirekte tregojnë që do të kemi po një rritje të këtij niveli dhe në tremujorin e dytë. "Ndërkohë që objektivi ynë vazhdon të qëndrojë një rritje 4% - 4.2% në fund të vitit 2018, dhe në referencë të planifikimeve që institucionet ndërkombëtare me gjithë qëndrimin konservator në përgjithësi të tyre, ref- erojnë për ekonominë shqiptare. Komponentët e shpenzimeve, të cilët gjeneruan pjesën më të madhe të rritjes ekonomike n? tremujorin e par? 2018, ishin konsumi dhe investimet, pra konsumi i bazuar kryesisht tek kërkesa e brendshme. Përkatësisht, konsumi total u rrit me rreth 2.96%, gati 3% në terma real, po aq edhe ai i privat i familjeve, që tre- gon për disa tremujorë rresht, rritje të konsoliduar të konsumit, i bazuar në kërkesën e brendshme dhe në përmirësimin, pra në konsenguencë dhe për shkak, të përmirësimit të konsiderueshëm të tregut të punës. Ndërsa investimet totale gjatë tremujorit t? par? t? 2018 u rritën me rreth 5.43% në terma real"- bën të ditur Ahmetaj.