Tatimet, biznesit: Kujdes me gabimet në kasë, do ju fusim në TVSH
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paralajmëron subjektet me xhiro nën 2 mln lekë Skema e tatimit për bizneset e vogla
Bizneset e vogla, që qarkullojnë më pak se dy milionë lekë rrezikojnë të futen në skemën e TVSH- së nëse nuk raportojnë shtypjet e gabuara të kasës fiskale. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka tërhequr vëmendjen e të gjithë tatimpaguesve të biznesit të vogël pa TVSH, me qarkullim vjetor nën 2 milionë lekë që të tregojnë kujdes në lidhje me raportimin e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale që kanë në përdorim. Drejtoria e Riskut në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, nga verifikimi i të dhënave të xhirove të raportuara nga pajisjet fiskale, ka konstatuar se shumë subjekte të biznesit të vogël pa TVSH, raportojnë vlera jashtë normalitetit të aktivitetit të tyre, kryesisht si pasojë e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale. Administrata Tatimore, bën me dije se është detyrim i tatimpaguesve që të reklamojnë të gjitha shtypjet gabim të pajisjeve fiskale pranë Drejtorive Rajonale Tatimore, ku subjekti ushtron aktivitetin, sipas procesverbalit përkatës. Çdo mosraportim i shtypjes së gabuar të pajisjes fiskale nga tatimpaguesit, sjell ndryshim nga ana e administratës tatimore, bazuar në të dhënat që disponon, të përgjegjësisë tatimore nga ajo ekzistuese në përgjegjësi tatimore "Biznes i vogël me TVSH". Administrata Tatimore, mbetet e angazhuar të informojë me korrektë- si tatimpaguesit mbi të drejtat dhe detyrat tatimore që atyre iu lindin, përfundon njoftimi i tatimeve.
DETYRIMET TATIMORE
Tatimet kanë dhënë fillimisht informacion në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e personave juridikë që kanë një xhiro vjetore të biznesit nga 0 deri në 2 milionë lekë. ' Person juridik' quhet një Shoqëri Tregtare që preferon të bëjë biznes si person juridik dhe jo si individ per- son fizik; harton një statut të shoqërisë si individ/ person juridik ose me individë të tjerë/ persona të tjerë juridikë; dhe merr përgjegjësi për detyrimet e krijuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë me të gjitha pasuritë e biznesit. Personi juridik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Nëse një Person Juridik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 0 deri në 2 milionë lekë ai nuk është subjekt i TVSH- së ( përveç kur blen mallra ose shërbime impor- ti për t'i shitur ose ushtron profesion që i nënshtrohet TVSH- së pavarësisht xhiros) dhe Tatimit mbi Fitimin, por ka detyrime për të deklaruar dhe paguar Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim ( nëse i ka si përgjegjësi tatimore) si dhe ka detyrimin për të deklaruar Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin. Për këtë kategori Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin është me shkallë 0%.