Manjani: Shteti në kolaps, si dilet nga gjendja e rëndë
Ish- ministri i Drejtësisë: Pushteti në zenit
Ish-
ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shpreh shqetë simin se shteti është në kolaps, duke dhënë 5 propozime se si mund të dilet nga kjo gjendje. "Shteti është në kolaps. Pushteti në zenit. Politika thjesht prodhon llafe. Mendoj se fokusi është ndërtimi i shtetit. Çdo gjë që: 1. Shkëput strukturën e veting nga qeveria dhe faktorë të tjerë politikë. 2. Ndihmon realisht në pastrimin e drejtësisë nga të paaftët, hileqarët dhe të poshtrit. 3. Ndihmon për të ngritur sa më parë Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, me gjykatës të mirë dhe profesionistë. 4. Pavarëson nga qeveria dhe politika, prokurorinë dhe hetimin penal. 5. Ndihmon për të ngritur sa më parë KLGJ, KLP dhe SPAK me emra e CV dinjitoze dhe jo me mbështetje politike. Pra, çdo gjë që ndihmon në hartimin e një kalendari të ri veprimesh për ndërtimin e sistemit të pavarur të drejtësisë, ka pasur dhe do ketë mbështetjen dhe kontributin tim modest!", deklaroi z. Manjani. Sipas tij, zgjidhje teknike ka plot. "Duhet thjesht vullnet për: 1. Ndërhyrë në Kushtetutë ( në nenet tranzitore) 2. Rishikuar të gjitha ligjet e reja jo konsensuale. 3. Pastruar strukturat e reja nga emra politikë, vulnerabël ndaj politikës dhe te zgjedhur kundër ligjit. 4. Kthyer vetingu në shtratin e gjykimit sipas provave dhe ligjit e jo hamendjeve dhe gjykimit popullor, aq më keq vendimmarrjes politike! Paralelisht duhet po i njëjti vullnet për të ndërtuar një sistem zgjedhor të ndershëm dhe përfaqësues. Ja, kaq duhet si për fillim! Të tjerat vijnë vetë...", shprehet ish- ministri i Drejtësisë.
imin për deputetët, zyrtarët e lartë të shtetit dhe largimin nga politika të të gjithë atyre që nuk justifikojnë pasuritë, apo kanë lidhje me krimin. "5 gjërat që duhet të dini për vetingun për politikën. Vetingu është
skaner për deputetë, ministra, zyrtarët e lartë në Shqipëri, përfshirë këtu edhe kryeministrin. Vetingu do të largojë politikanë që kanë lidhje me grupe me rekorde të tmerrshme kriminale. Vetingu do të largojë politi-
kanë që nuk justifikojnë pasurinë e tyre. Vetingu duhet të parashikohet në Kushtetutë dhe të miratohet nga 93 deputetë. Partia Demokratike ka depozituar draftin në Kuvend me 7 shtator", shprehet z. Basha.