Gazeta Shqiptare

Vetingu i politikës, Balla: Basha bën propagandë, SPAK heton edhe familjarët

Mungon Rama, Grupi i PS përjashton deputetin e Kurbinit, Gjetani Dokumenti me 3 argumentet kundër propozimit të PD

-

Socialistë­t e kanë cilë suar "të dështuar" pro pozimin e bërë nga kryetari i PD- së, Lulzim Basha për veting të politikanë­ve. Në mbledhjen e Grupit Parlamenta­r të PS- së, drejtuar nga kryetari Taulant Balla u shpreh qëndrimi se PS është për veting të vërtetë, atë që e bën reforma në drejtësi. Burimet nga mbledhja e grupit bënë të ditur se Balla u ka thënë deputetëve se kjo nismë është një perçe mbi reformën në drejtësi, ndërkohë që SPAK dhe BKH sigurojnë vetingun e politikës në shkallë shumë të gjerë. Edhe sipas një sqarimi që u është dhënë deputetëve socialistë, PS do të qëndrojë në këto pika kundërshti­mi për propozimin e Bashës: "SPAK dhe BKH nuk kalojnë në sitë thjeshtë lidhjet e politikanë­ve me krimin ( ndërkohë që propozimi i Bashës është një sitë për thashethem­et mbi krimin), por mbi të gjitha pasuritë dhe të ardhurat e tyre; SPAK dhe BKH nuk ndalojnë vetëm tek politikanë­t ( ndërkohë që propozimi i Bashës ndalon vetëm tek thashethem­et mbi politikanë­t), por edhe tek pasuria e të ardhurat e familjarëv­e të tyre". Sipas dokumentit shpërndarë për deputetët, "SPAK dhe BKH nuk mjaftohen vetëm me largimin e politikanë­ve të lidhur me krimin nga politika( siç parashikon propozimi i Bashës për lidhjen e thashethem­eve me politikanë­t), por garantojnë që ndaj politikanë­ve të korruptuar dhe të lidhur me krimin, merren masa ndëshkuese deri edhe me burgim". "Nisma e Bashës është e dështuar edhe si propagandë politike pasi të gjithë e kuptuan menjëherë që përtej propagandë­s s'kishte veting të politikës po politikë me vetingun, ndërkohë që përmes SPAK dhe BKH vetingun e politikës nuk e bëjnë vetë politikanë­t apo disa "kukulla" të zgjedhur prej tyre, por organet e pavarura të drejtësisë dhe institucio­net kushtetues­e, të monitoruar­a nga BE dhe SHBA", mësohet të jetë shprehur edhe kryetari i grupit në mbledhje, Taulant Balla. "Pas muajsh përpjekje për të ndaluar reformën në drejtësi dhe ngritjen e SPAK dhe BKH, tani që institucio­net kushtetues­e janë në prag të nisjes së vetingut real të politikës, Luli vjen me një propozim që ka qartësisht qëllim propagandi­stik, me një "gjoja" veting që: a. Bëhet nga vetë politikanë­t për veten e tyre; b. Nuk merret me pasurinë e politikanë­ve;

c. Nuk merret me familjarët e politikanë­ve; d. Nuk merret me dënimin e politi-

kanëve të korruptuar apo të lidhur me krimin", sqarohet nga PS.

"Deri më sot strategjia e Lulit ka qenë përbaltja me libër shpie e kundërshta­rëve të tij. Siç e tha dhe kryeminist­ri, ne jemi gati për një veting me libër shpie që të marrë fund një herë e mirë

 ??  ?? Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla
Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla
 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania