Gazeta Shqiptare

Platforma antikrim, PD- LSI katër grupe të përbashkët­a pune

Vetingu i politikanë­ve, Basha në Gjermani, të enjten opozita në Durrës Ekspertët nisin sot nga puna me “komisione paralele”

- Valentina Madani

Opozita do të bojko tojë sërish të enjten punimet e Kuvendit. Pas Shkodrës e Elbasanit, deputetët e partive opozitare do të mblidhen në qytetin e Durrësit për të vijuar denoncimin e lidhjeve, që sipas saj qeveria ka me krimin. Demokratët kanë ngritur katër grupe për të pasuruar me propozime konkrete platformën për çlirimin e qeverisjes nga krimi, ku nisma për vetingun në politikë është një ndër 4 shtyllat e dokumentit të përbashkët opozitar. Platforma e opozitës parashikon dekriminal­izim i plotë përmes vetingut të politikanë­ve të lidhur me krimin; çlirimin e drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeve­risjes së Edi Ramës me krimin; zgjedhje të lira të ndershme dhe një ekonomi e çliruar nga monopolet, oligarkët dhe nga korrupsion­i qeveritar. Pak ditë pasi propozoi veting në politikë, kryetari i PD- së, Lulzim Basha, udhëtoi dje drejt Gjermanisë për një vizitë njëditore, për takime në Bundestag. Basha do të flasë me faktorin politik gjerman mbi situatën politike dhe platformën e opozitës, ku përfshihet vetingu në politikë, drejtësia, zgjedhjet e lira dhe ekonomia e çliruar nga monopolet. Për këtë çështje u diskutua edhe në mbledhjen e grupit parlamenta­r, ku u vendos ngritja e 4 grupeve pune me deputetë dhe ekspertë të fushës, ndërsa deri të mërkurën do të hartohet një dokument i plotë. Grupet e punës do të hartojnë për çdo shtyllë të platformës politike një dokument strategjik, i cili më pas do të diskutohet dhe prezantohe­t për qytetarët. Pas mbledhjes se djeshme është marrë vendimi për të filluar punën dhe në Kuvend. Sipas burimeve mësohet se grupet e punës së opozitës do të jenë sot në Kuvend, jo në Komisionet Parlamenta­re, por për të nisur nga puna “komisione paralele”. Mësohet se të katër grupet do të kenë dhe takime me median, për të bërë të ditur platformën e tyre në mënyrë më të detajuar. Ndërkohë, opozita vazhdon marrëdhëni­en e kushtëzuar me Kuvendin, duke mos u bërë pjesë e komisionev­e dhe seancave parlamenta­re. Edhe në seancën e radhës, opozita nuk do të

jetë në Kuvend, por të enjten do të zhvillojë mbledhje të grupeve parlamenta­re në qytetin e Durrësit, me të njëjtën strategji si në Shkodër dhe Elbasan. Mbledhjet e grupeve parlamenta­re opozitare në disa qytete të vendi, vijnë si mesazh rezistence kundër krimit, që sipas opozitës ka mbështetje­n e qeverisë. Kryedemokr­ati Basha përcolli te deputetët porosinë dhe me-

sazhet e shumta që ka marrë nga qytetarët, që sipas tij kërkojnë dhe duan një veting në politikë. "Shumica dërrmuese e qytetarëve përkrahin vetingun me ligj për politikanë­t dhe zyrtarët e lartë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar. Shqiptarët duan që vetingu në politikë të ndodhë. Shqiptarët kërkojnë që të mos ketë kriminelë dhe politikanë të lidhur me Pas mbledhjes se djeshme është marrë vendimi për të filluar punën dhe në Kuvend. Sipas burimeve mësohet se grupet e punës së opozitës do të jenë sot në Kuvend, jo në Komisionet Parlamenta­re, por për të nisur nga puna “komisione paralele”. Mësohet se të katër grupet do të kenë dhe takime me median, për të bërë të ditur platfor- mën e tyre në mënyrë më të detajuar.

krimin në Kuvend dhe qeveri. Kam marrë me mijëra mesazhe nga njerëzit që mbështesin për ta çuar deri në fund këtë proces. Kemi mbështetje­n e shoqërisë. Shqiptarët kërkojnë ndarjen përfundimt­are të politikës nga krimi", - mësohet të jetë shprehur z. Basha. Nisma për vetingun në politikë është një nga 4 shtyllat e platformës së përbashkët të opozitës.

 ??  ??
 ??  ?? Mbledhja e Grupit Parlamenta­r të PD- së
Mbledhja e Grupit Parlamenta­r të PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania