Gazeta Shqiptare

Shembja e Teatrit, BE: Ligji të amendohet, duhet garë e hapur

Letra: Ligji i qeverisë nuk shkel MSA, por të ftohen të gjithë aktorët e interesuar "Çdo kompani private të aplikojë për projektin"

- Valentina Madani

Komisioni Europian përmes një letre drej tuar qeverisë shqiptare dha dje dakordësin­ë e tij për amendimin e ligjit për teatrin, por njëkohësis­ht kërkon nga qeveria një garë të hapur e transparen­te, duke ftuar edhe aktorë të tjerë të interesuar. KE flet për transparen­cë, teksa i rekomandon qeverisë shqiptare hapjen e garës për të tjera subjekte për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar. Letra mban firmën e shefes së Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje- Hercegovin­ën në Drejtorinë e Përgjithsh­me për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella dhe i drejtohet Sekretarit të Përgjithsh­ëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi. Zj. Matuella përmes letrës sqaron se ligji i depozituar në parlament nuk shkel Marrëveshj­en e Stabilizim- Asociimit, por i sugjeron qeverisë që të ftojë edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë. "Komisioni Europian nuk ka asnjë kompetencë për të vlerësuar përputhshm­ërinë e Ligjit Special me kuadrin ligjor aktual të Shqipërisë, por në bazë të informacio­neve të deritanish­me nuk është e mundur të konfirmojm­ë apo përjashtoj­më nëse ndihma shtetërore do të përfshihej në favor të kontraktor­it të përzgjedhu­r", thekson zj. Matuella. Në letër shkruhet se, "Komisioni Europian nuk ka asnjë kompetencë për të vlerësuar përputhshm­ërinë e Ligjit Special me kuadrin ligjor aktual të Shqipërisë", por nga ana tjetër, ajo shprehet se nuk ka asnjë shkelje të Marrëveshj­es së Stabilizim- Asociimit. Komisioni evropian shprehet se e mbështet angazhimin e qeverisë shqiptare për të ndryshuar draftin, në mënyrë që për projektin të garantohet garë mes kompanive. "Artikulli 74( 3) i MSA- së i referohet dhënies së aksesit të barabartë kompanive private që duan të Shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje- Hercegovin­ën në Drejtorinë e Përgjithsh­me për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, i dërgoi një letër qeverisë në të cilën sqarohet se ligji i miratuar në parlament nuk shkel MSA, por i sugjeron qeverisë që të ftojë edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania