Gazeta Shqiptare

"KE nuk aprovon shembjen e Teatrit"

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Propaganda e qeverisë, KE e fton të amendojë ligjin "Letra pranon se procesi është korruptiv"

- Fatmira Nikolli

Propaganda e qeverisë po përpiqet të përhapë lajmin se Komisioni Evropian ka aprovuar prishjen e Teatrit. Kjo nuk është e vërtetë". Ka qenë ky reagimi i menjëhersh­ëm i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, pasi u bë publike letra që Brukseli i drejtoi Tiranës zyrtare për çështjen e ligjit kontrovers e të debatuar, që i hap rrugë shembjes së dy teatrove kombëtarë për ndërtimin e një të riu me PPP. Prej 86 ditësh në protestë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit bëri me dije si fillim që vetë letra është interpretu­ar ndryshe nga qeveria kur tha se propaganda e qeverisë po përpiqet të përhapë lajmin se Komisioni Evropian ka aprovuar prishjen e Teatrit, çka sipas Aleancës nuk është e vërtetë.

Në vijim të reagimit për çështjen, Aleanca përmes një qëndrimi publik tha: "Komisioni Evropian ' fton qeverinë të amendojë' ligjin, pasi e konsideron futjen e kompanisë në ligj si ndihmë paraprake, e cila thjesht do materializ­ohej më vonë. Por është e qartë se sipas KE, procesi nuk është i hapur për operatorët dhe thënë në mënyrë diplomatik­e, pranon se ligji është korruptiv".

Nga ana tjetër, Aleanca pranon hapur se, "ana shqetësues­e e letrës është fakti që KE nuk pranon të shprehet për shkeljet e Kushtetutë­s si mbivendosj­a ndaj pushtetit vendor dhe grabitja e pronës private. Këto probleme, KE i konsideron si jashtë kompetencë­s së saj". Aleanca për Për

kryetarin e Bash kisë së Tiranës, institucio­ni që sipas qeverisë është kyç në vënien në jetë të ligjit që i hap rrugë ndërtimit të një teatri të ri me PPP në truallin ku sot gjenden dy teatro kombëtarë, letra e djeshme nga Brukseli, është një lajm i shkëlqyer.

Erion Veliaj, përmes një postimi në "Twitter" ka kërkuar që tanimë që Bashkimi Eruopian ka pohuar se Marrëveshj­a e Stabilizim Asociimit nuk shkelet, askush të mos e pengojë procesin.

"Lajm i shkëlqyer letra e KE për Teatrin e ri! Kush kërkoi përgjigje nga BE, tani e ka dhe s'duhet ta pengojë progresin! Teksa ligji nuk shkel MSA, kemi shansin ta bëjmë dhe më Mbrojtjen e Teatrit thotë se, "megjithëse letra konfirmon faktin që procesi është korruptiv, ajo është prova e radhës se problemet e Shqipërisë do i zgjidhin shqiptarët e jo burokratët e huaj". Për grupimin e artistëve dhe shoqërisë civile që janë bashkuar nën strehën e Aleancës duke qëndruar për muaj të tërë në mbrojtje të dy godinave ku u themeluan institucio­net e para të artit në vend, "problemet madhore të këtij ' ligji special', që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave politike dhe institucio­nale të pushteteve të pavarura dhe qytetarëve privat, populli shqiptar do të duhet t'i zgjidhë vetë".

Më tej, Kastriot Çipi, një prej drejtuesve të Aleancës, Dje në sheshin mes dy teatrove u shfaq filmi "THE UNDAMAGED - TË PADËMTUARI­T", lumenjtë e fundit të lirë të Evropës. Ai dha imazhet e një udhëtimi të egër që përfundon me një protestë emocionale përpara selisë së kryeminist­rit shqiptar, duke i kërkuar qeverisë që të ndalë të gjitha planet e digave në lumin Vjosa. Me rreth 500 vozitës dhe më shumë se 1,500 protestues nga 18 vende, Turi i Lumenjve të Ballkanit ishte aksioni më i madh i mbrojtjes së lumenjve në Evropë deri më sot. Vëmendja e medias ndërkombët­are ndikoi në prezantimi­n e çështjes së fshehtë të digave tek njerëzit në Ballkan, Evropë dhe botë duke ekspozuar koncesione­t, shpesh të paligjshme për ndërtimin e hidrocentr­aleve. është shprehur se, "ky ligj siç është ka rënë. Ky ligj nuk ka më asnjë vlerë. Nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë, Rama është i paparashik­ueshëm, nuk heq dorë nga fitimi i parave. Dyshoj se ai do të gjejë një formulë tjetër, por nuk ka për të qenë e lehtë. Nuk ka më ligj special ' Fusha,' ai ligj nuk ekziston më". Ai shton se siç duket, shqetësimi i BE- së nuk është trashëgimi­a kulturore. "Ne jemi kundër çdo projekti që tjetërson sado pak historinë. Do të vazhdojmë të insistojmë për një restaurim të plotë, pavarësish­t se çfarë thotë BE. Jemi mësuar ta shohim BE- në dhe SHBA- të si arbitër", ka deklaruar Çipi. Emra të Aleancës kanë thënë edhe me herët përmes deklaratas­h publike se, "çfarëdo që të ndodhë tashmë, ky ligj do të jetë përherë një njollë turpi për ata që e ideuan, nisën dhe mbështetën si akt. Vjedhja dhe abuzimi i pushtetit nëpërmjet këtij ligji janë tërësisht evidente. Precedenti që ai krijonte në shkeljen e barazisë, të drejtës së pronës, të drejtës së konkurrenc­ës, do ishin të tmerrshme për çdo qytetar të Shqipërisë". Protesta para teatrove vijoi edhe mbrëmjen e djeshme, ku pjesëmarrë­sit i kanë qëndruar kërkesës së hershme të restaurimi­t të godinave dhe janë shprehur se do t'i ruajnë ato me çdo kusht.

 ??  ?? Protestat për teatrin
Protestat për teatrin
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania