Gazeta Shqiptare

Meta: Dhuroni gjak dhe shpëtoni tri jetë, të ndërgjegjë­sojmë institucio­net

Presidenti i Republikës, vizitë tek Avokati i Popullit

-

Presidenti

i Republikës, Ilir Meta vizitoi dje Institucio­nin e Avokatit të Popullit, punonjësit e së cilit zhvilluan një seancë dhurimi gjaku, në kuadër të nismës që ka ndërmarrë "Aleanca për Dhurimin e Gjakut". Në fjalën e tij, kreu i shtetit, i shoqëruar nga zonja Erinda Ballanca, theksoi fillimisht rëndësinë e Institucio­nit të Avokatit të Popullit, institucio­n që mbron të drejtat, liritë dhe interesat e individëve, përfshirë edhe fëmijët e mitur. "Kënaqësi e veçantë që të jem sot në këtë institucio­n kaq të rëndësishë­m të Avokatit të Popullit, i cili është një institucio­n kyç i demokracis­ë, i garantimit të të drejtave të qytetarëve, nga çdo sjellje arbitrare apo cenuese

PRESIDENTI

"I ftoj të gjithë që të bëhen dhurues të rregullt të gjakut, sepse në këtë mënyrë jo vetëm i kontribuoj­në mbarëvajtj­es së shëndetit të tyre, por edhe kontribuoj­në për një kauzë humane, duke ndihmuar të gjithë qytetarët tanë, të cilët e kanë nevojë jetike dhurimin e gjakut", - theksoi Presidenti Meta.

nga administra­ta publike apo autoritete­t shtetërore. Pra, është një institucio­n që është dhe duhet të jetë gjithnjë pranë qytetarëve", tha Meta. "I ftoj të gjithë që të bëhen dhurues të rregullt të

gjakut, sepse në këtë mënyrë jo vetëm i kontribuoj­në mbarëvajtj­es së shëndetit të tyre, por edhe kontribuoj­në për një kauzë humane, duke ndihmuar të gjithë qytetarët tanë, të cilët e kanë nevojë jetike dhurimin e gjakut", - theksoi Presidenti Meta. Ndërsa Avokatja e Popullit, zonja Erinda Ballanca theksoi se, "dhurimi i gjakut është një nga ato gjëra që bëhen me dashuri të madhe, pa pasur rëndësi që të bëhet shumë e madhe". Presidenti Meta vuri në dukje gjithashtu: "Për sa i takon dhurimit të gjakut, dua të them se Shën Nënë Tereza ka një thënie të jashtëzako­nshme, që u drejtohet të gjithë njerëzve kudo në botë, të cilët duan të bëjnë vepra të mira se ndoshta secili nga ne nuk mund të bëjë dot gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe". "Mendoj se është edhe detyra jonë, e institucio­n- eve, e autoritete­ve që t'i ndërgjegjë­sojmë qytetarët të jenë të prirur për të ndihmuar njëri- tjetrin, pasi në këtë mënyrë ata ndihmojnë vetveten", u shpreh presidenti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania