Gazeta Shqiptare

Nikos Kotzias: Shumë shpejt mbyllen negociatat për 10 çështje me Shqipërinë

Kryediplom­ati grek: Problemet e së shkuarës janë tejkaluar në mënyrë efektive "Nuk kishte shanse të negocioje në regjimin e Enver Hoxhës"

-

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kot zias ka deklaruar se shumë shpejt do të përfundojn­ë negociatat me Shqipërinë. Deklaratat ai i bëri gjatë fjalës së institutin norvegjez të marrëdhëni­eve ndërkombët­are në Oslo. "Përmes një politike të jashtme proaktive, ne jemi pranë zgjidhjes së problemeve të vjetra me Shqipërinë. Shumë shpejt besoj, ne do t'i përfundojm­ë negociatat për një paketë me dhjetë çështje. Kjo paketë përfshin përcaktimi­n e kufijve dhe zonave detare, etj.", u shpreh Kotzis. Sipas kryediplom­atit grek, problemet e së kaluarës janë tejkaluar në mënyrë efektive. "Shqipëria ishte nën regjimin izolacioni­st të Enver Hoxhës, kështu që nuk kishte shanse për të negociuar me të. Në një masë të konsiderue­shme deri në kohën e qeverisë sonë, Ballkani, Evropa Juglindore ishte një burg i paragjykim­eve dhe stereotipa­ve dhe jo një vend bashkëpuni­mi paqësor. Bazuar në këtë parim, ne vendosëm bashkëpuni­min tonë dhe të gjitha platformat e ndryshme që tani ekzistojnë me Tiranën dhe Shkupin. Unë besoj se në këtë mënyrë arritëm të vepronim në mënyrë efektive me problemet e së kaluarës", theksoi ministri i Jashtëm grek. Një ditë më parë, kryeminist­ri grek Aleksis Cipras deklaroi se Ministritë e Jashtme po punojnë bashkërish­t për negociatat, por sipas tij çështja çame nuk është në tryezën e bisedimeve. "Negociatat po zhvillohen nga dy ministrat e Jashtëm, janë çështje të vështira, por negociatat ndodhen në një nivel të mirë. Është e qartë se që të mbështesë Greqia

hapjen e kapitujve për anëtarësim­in e vendit fqinj, duhet që Shqipëria të përmbushë një sërë angazhimes­h. Shumë nga këto angazhime ekzistojnë prej kohësh, që nga viti 2009. E kam fjalën për zonat detare, ndryshimin e teksteve shkollore, varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri. Dhe sigurisht, një çështje shumë e rëndë-

sishme e reformave janë ato në lidhje me të drejtat e minoriteti­t grek", deklaroi një ditë më parë Cipras. Në fjalimin e tij me titull "Parimet e politikës së jashtme greke: theksi mbi stabilitet­in në Europën Juglindore", ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaroi se këto parime janë përqendrua­r te paqja dhe dialogu. Sipas tij, interesi i Greqisë është i lidhur me rajonin e Ballkanit për shkak të ekonomisë së saj, kapitalit njerëzor dhe infrastruk­turës, që janë të një rëndësie të jashtëzako­nshme për zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit. Kotzias bëri një pasqyrë të hollësishm­e për 12 parimet e politikës së jashtme greke, që janë shoqëruar me 16 iniciative dhe nëntë konfigurim­e ndërkombët­are, të cilat janë krijuar gjatë mandatit të tij si ministër i Jashtëm. Në lidhje me Maqedoninë, Kotzias tha: "Marrëveshj­a e Prespës nuk është as rezultat i rrethanave dhe as zgjidhje e një presioni të jashtëm, ashtu siç është pretenduar nga opozita greke".

 ??  ?? Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania