Gazeta Shqiptare

Koçi: I bindur se do sakrifikon­i veten për të shpëtuar qytetarët

Nisen për në Bunavi, 144 rekrutë të rinj

-

144

rekrutë të rinj u nisën për në Shkollën e Trupës në Bunavi, Vlorë. Në ceremoninë zyrtare të nisjes së tyre në Qendrën e Personel- Rekrutimit, zëvendësmi­nistri i Mbrojtjes, Petro Koçi u tha të rinjve se ata nuk do të jenë pjesë e zakonshme e administra­tës shtetërore, por do hyjnë në një nga strukturat, e cila në çdo sondazh ka dalë më e pëlqyera dhe më e dashura për publikun dhe për popullin. "Në sa e sa raste ata që më përpara jush janë bërë pjesë e FA, kanë përballuar emergjenca civile në zjarre apo në përmbytje. Edhe ju, si ata, do të bëni të njëjtën gjë. Jam i bindur që ju do të sakrifikon­i nga vetja juaj për të shpëtuar qytetarët tanë, apo për të shpëtuar pronën, atë publike apo edhe atë private. Jam i bindur se shumë prej jush, ata më të mirët, do të jenë pjesë e misioneve ndërkombët­are në Afganistan, në Kosovë, në Bosnje, në Detin Egje apo edhe në misione të tjera, ku do të sjellë zhvillimi i skenës ndërkombët­are e ku do të duhet që Forcat e Armatosura të NATO të jenë prezentë për të ruajtur paqen e sigurinë, sepse ju e dini se sot rreziqet janë asimetrike", - u shpreh në fjalën përshëndet­ëse zëvendësmi­nistri i Mbrojtjes. Pranë Qendrës së PersonelRe­krutimit u paraqitën 304 kandidatë, por pas testeve fizike, intelektua­le dhe psikologji­ke, në fund u shpallën fitues vetëm 144, nga të cilët 7 kandidatë janë femra dhe 10 me arsim të lartë. Gjithashtu, në këtë ceremoni 3 ushtarakë morën gradën "oficer" dhe 3 të tjerë "nënoficer".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania