Gazeta Shqiptare

Grandet për mbrojtjen e pyjeve, afati i aplikimit 24 shtatori

-

Agjencia

për Zhvillim Bujqësor dhe Rural bën më dije se afati i dorëzimit të projekt- propozimev­e për grantet konkurrues­e "Masa për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Pyjeve", mbështetur nga Banka Botërore dhe qeveria suedeze është shtyrë deri më datë 24 shtator, 2018. "Masa për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Pyjeve" është një masë e re, e cila po zbatohet sipas procedurav­e IPARD- Like, duke pasur si qëllim realizimin e investimev­e, ngritjen e kapacitete­ve të Shoqatave të Përdoruesv­e të Pyjeve dhe Kullotave dhe fermerëve të tjerë privatë dhe rritjen e ndërgjegjë­simit të tyre për mundësinë e thithjes së fondeve. Të gjitha Shoqatat e Përdoruesv­e të Pyjeve dhe Kullotave, drejtues teknikë dhe aplikantë potencialë, të cilët kanë dorëzuar projekt- propozimet teknike për miratim në bashkitë përkatëse dhe ende nuk kanë marrë aprovimin, kanë afat deri më datë 24 shtator 2018 për të paraqitur dosjet e tyre pranë zyrave qendrore të AZHBR- së. Fondi për grantet konkurrues­e "Masa për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Pyjeve", thirrja II, 2018 është 2.2 milionë euro, ku 70% e fondit do të shkojë në favor të aktivitete­ve të pyllëzimit për të qenë në koherencë me vizionin e qeverisë për të shtuar sipërfaqe të gjelbra dhe 30% e fondit për aktivitete si: masat parandalue­se ndaj fenomeneve të erozionit, uji për bagëtinë, etj. Aplikantët që propozojnë aktivitete pyllëzimi do të kenë më shumë mundësi të shpallen fitues, sepse shihet si një aktivitet veçanërish­t i nevojshëm dhe i rendit këta aplikantë në pozita më të favorshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania