Gazeta Shqiptare

Operacion antidrogë në tri shtete, bien në pranga 18 shqiptarë

Shkatërroh­en dy banda kriminale. Lënda narkotike kapte vlerën 20 mln euro Trafikuan 120 kilogram drogë mes së cilës kokainë

-

Një operacion masiv antidrogë i zhvillu ar në tre shtete, Itali, Gjermani dhe në Shqipëri ka përfunduar me arrestimin e 20 personave, mes të cilëve 18 janë shqiptarë, një shtetas kosovar dhe një pakistanez. Personat e arrestuar janë anëtarë të dy bandave të ndryshme, dhe akuzohen për trafik ndërkombët­ar droge. Gjatë operacioni­t kundër trafikut të drogës nga Europa e veriut drejt Italisë u sekuestrua 120 kilogram drogë mes së cilës kokainë, heroinë dhe marijuanë. Droga e sekuestrua­r kap vlerën mbi 20 milionë euro.

Konkretish­t anëtarët e bandave ranë në pranga: 16 në Itali, 3 në Gjermani dhe një në Tiranë. Operacioni i quajtur "Alba Bianca" u krye në Trentino- Alto Adige, Lombardi dhe Veneto. Trafikantë­t që kanë përfunduar në pranga bënin pjesë në dy grupet "Baruti" dhe "Bushi".

Sipas hetuesve, grupi "Baruti" përbëhej nga 13 anëtarë: Florjan Musaj, Eduart Gona, Artur Muca, Eljon Baruti, Keti Shani, Klevin Kodra, Artan Sokola, Shafique Mohammad Amar, Rajmond Prenga, Ben Jale Aziza Omar, Erion Alla, Halil Alla. Grupi "Bushi" përbëhej nga 7 anëtarë: Vaskë Xherahu, Hamit Bushi, Arben Lleshi, Odeon Proko, Blerina Cela, Manfred Hophensber­ger, Qerim Lumi. Ata merreshin me trafik heroine, kokaine dhe marijuane. Banda kishte degë edhe në Holandë, Belgjikë dhe në Austri, ndërsa bazën e kishin në veri të Italisë. Ende nuk dihet kush është shqiptari i ndaluar në Tiranë, si pjesë e këtyre grupeve kriminale. Operacioni u fillua që në vitin 2016 dhe u finalizua ditën e djeshme nga Guardia di Finanza e Trentos. Hetimet filluan pas sekuestrim­it të 91 kg kokainë në kufirin Itali - Austri në 2016. Dy grupet shqiptare që u goditën Baruti dhe Bushi, pasi merrnin kokainën nga Belgjika, ndërsa heroinën nga Holanda e trafikonin më pas nga Gjermania në Itali, ku kishin bazën dhe më pas në vendet e tjera të Europës. Në vendin fqinj ata bashkëpuno­nin edhe me mafien

italiane. Për sa i përket kanabisit, trafikohej nga Shqipëria drejt Italisë e më pas në Gjermani. Sipas mediave italiane, banda kishte makina të modifikuar­a posaçërish­t për të transportu­ar kokainë, kanabis dhe heroinë për në Italinë Veriore dhe në Gjermani. Banda

llogaritet që ka trafikuar në total 120 kg drogë, marijuanë, kokainë e heroinë në vlerë mbi 20 milionë euro. Ndërkohë që janë sekuestrua­r 8 automjete të përdoruara për trafikun e drogës, mbi 100 mijë euro cash, ndërsa mbi 40 korrierë janë arrestuar nga 2016.

 ??  ?? Personat e arrestuar
Personat e arrestuar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania