Gazeta Shqiptare

Vranë kushëririn me plumb në kokë për pronën, lihen në burg babë e bir

Prokuroria: Kemi prova se 2 të pandehurit janë autorë të ekzekutimi­t të 43- vjeçarit Hetem dhe Dino Muho në gjyq: Nuk e qëlluam ne fqinjin, ndodheshim rastësisht në fshat

- Brikena Metaj

Gjykata e Shkallës së Parë e Gjirokastr­ës dje vendosi masën e sigurisë "Arrest me burg" ndaj 59- vjeçarit Hetem Muho dhe djalit 20- vjeçar të këtij të fundit, Dino Muho, të cilët akuzohen se për ekzekutimi­n me plumb në kokë të fqinjit dhe kushëririt të tyre, Alket Muho. Ngjarje kjo e ndodhur rreth orës 11: 35 në vendin e quajtur "Bolovec" në fshatin Rabie të Memaliajt. Gjatë seancës gjyqësore që u zhvillua me dyer të mbyllura pasditen e djeshme, babë e bir nuk e pranuan krimin, ndërsa deklaruan se nuk kishin lidhje me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 43- vjeçari. "Ndodheshim rastësisht në fshatin Rabije. Ne ishim për vizitë në vendlindje. Pavarësish­t konfliktev­e të mëparshme, me të kemi pasur raporte si me të gjithë banorët e tjerë të fshatit", kanë pohuar para togave të zeza dy të akuzuarit si autorë të vrasjes së Alket Muhos. Babë e bir ( banues në fshatin Çukë të Sarandës) teksa qëndronin pas kafazit të hekurt u shprehën se nuk e kishin vrarë ata 43- vjeçarin. Mësohet se Hetem dhe Dino Muho kanë dhënë dëshmi kontradikt­ore gjatë marrjes në pyetje. Ndërkaq, përfaqësue­si i akuzës ka deklaruar se kanë prova se Hetem dhe Di- ono Muho janë ekzekutorë­t e 43- vjeçarit. Një ndër provat e forta të prokuroris­ë mbetet mungesa e një çifteje që 59vjeçari Muho e kishte me leje, ndërsa kishte deklaruar se i ka humbur. Akti i ekspertimi­t ka konfirmuar se në trupin e viktimës ka plagë plumbi kallashnik­ovi dhe çifteje. Nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët e kanë kryer krimin për shkak të konfliktev­e të përsëritur­a me motive pronësie në fshatin e origjinës së autorëve. Në fund të seancës, trupi gjykues ka lënë në burg dy të pandehurit, të cilët akuzohen për: "Vrasje me dashje kryer në bashkëpuni­m", "Prodhim e mbajtje pa leje armëve luftarake e municionit" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive".

 ??  ?? 43- vjeçari i vrarë, Alket Muho
43- vjeçari i vrarë, Alket Muho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania