Gazeta Shqiptare

‘ Jo’- ja suedeze ndaj ekstremizm­it

- Nga Jorgji Kote

( vijon nga faqja 1)

... në “Mëmëdheun e socialdemo­kracisë”, kjo e fundit ka qeverisur vendin në koalicion dhe në alternim me qendrën e djathtë. Për më tepër, Suedia shquhet për standardet e larta demokratik­e, mirëqenien ekonomike dhe sociale, progresin, hapjen dhe liberalizm­in e saj. Mirëpo sidomos gjatë këtij viti, ashtu si në Evropë/ Gadishulli­n Skandinav, edhe në Suedi u shfaq me agresivite­t Partia “Suedezët demokratë” ( SD). Nga rreth 6 për qind më 2010- ën, më 2014- ën ajo u ngjit në 12,5 për qind. Në zgjedhjet e datës 9 shtator, e favorizuar nga “yryshi” populist që arriti kulmin në Austri dhe Itali, SDja synonte dyfishimin e rezultatit të mëparshëm zgjedhor. Deri javët e fundit, shumica dërmuese e sondazheve parashikon­in kuotën drithërues­e prej 25 për qind, çka do ta nxirrte SD si forcën e parë politike në Suedinë me 9 milionë banorë.

Më në fund, në mbrëmjen e datës 9 shtator, ai vend mori frymë i lehtësuar. Ndonëse me rritje të ndjeshme, më të madhe se çdo parti tjetër, ekstremist­ët e djathtë suedezë mbetën larg pritshmëri­ve me 17,6 për qind të votave; kësisoj, ata renditen të tretët pas socialdemo­kratëve me 28,4 për qind me një rënie prej 4 për qind dhe konservato­rëve të djathtë me 18,6 për qind; të ndjekur nga të majtët, të gjelbërit dhe liberalët me rënie kryesisht për shkak të politikave të tyre oberale ndaj azilit.

Tani, koalicioni me katër parti i kryesuar nga kryeminist­ri social- demokrat, Stefan Lõfven, renditet i pari me 40,6 për qind, i ndjekur “rrotë më rrotë” nga ai i qendrës së djathtë i UIf Kristersso­n 40,3 për qind.

Megjithatë, rezultati ambicioz i SD- së në këto zgjedhje përbën një kambanë të fuqishme alarmi për forcat progresive në Suedi, në gadishulll­in skandinav dhe më tej. Themi kështu, sepse partia ekstremist­e popullore në Danimarkë dhe ajo eurosketik­e në Finlandë po rreshtohen në krah të frontit kundër forcave tradiciona­le demokratik­e, të majta dhe të djathta.

Shqetësimi tjetër serioz që i frenoi zgjedhësit suedezë është se SD bart dhe shfaq tipare neonaziste. Ndonëse lideri i saj 39- vjeçar, Jimmie Akesson, pretendon se e ka reformuar atë, SD- ja është pasardhëse e Lëvizjes naziskine “Suedia për suedezët”, e cila u shpërnda më 1986 dhe u riorganizu­a si SD më 1988. Liderët e saj historikë kanë qenë oficerë të Wafffen SS gjerman, ndërsa deri në vitin 2016, tetë kandidatë ishin pjestarë të Lëvizjes Nordike Neonaziste.

SD- ja në fushatën e vet agresive u mbështetet fuqimisht në katër aspekte, ku megjithë problemet, jo gjithçka ka shkuar keq - azili/ emigracion­i, siguria, shëndetësi­a dhe mjedisi. Gjatë vitit 2015, në kulmin e krizës ndërkombët­are të azilit, Suedia priti dhe strehoi numrin rekord prej 162.000 azilkërkue­s, niveli më i lartë për frymë në Evropë. Ndonëse qeveria ka argumentua­r se ata janë të nevojshëm për rregullimi­n e bilancit të fuqisë puntore, në fakt, vetëm 500 prej tyre ose 0,3 për qind janë sistemuar realisht në punë.

Si gjithë ekstremist­ët dhe populistët e tjerë, edhe SD dallohet për qëndrime denigruese, raciste dhe diskriminu­ese, pa kurfarë analizash dhe rrugëzgjid­h për aspekte të ndërlikuar­a. Kështu, kryetari i SD, Akesson ka deklaruar se “myslimanët janë kërcënimi më i madh pas Luftës së II Botërore”, kurse lideri tjetër i kësaj partie, Bjorn Soder thotë se “hebrejtë nuk janë suedezë”.

Akuzat tjetër e SD- së ka të bëjë me rënien e sigurisë së jetës gjatë viteve të fundit. Kështu, në vitin 2017 pati 324 përleshje me armë zjarri dhe 43 të vdekur nga të cilët në Malmo, zemra e industrisë suedeze 18 viktima. Edhe pse nuk ka shifra të qarta, SD akuzon azilkërkue­sit për shtimin e kriminalit­etit.

Edhe në rastin e Suedisë, siç pohon eksperti i kësaj fushe, Alain Eraly, “burimi i parë i populizmit ekstrem është nostalgjia konservato­re, pra ideja se kemi qenë më mirë dhe për pasojë ndjenja e viktimizim­it”. Sipas tyre, populli është viktimë e elitave politike dhe qeveritare, ky viktimizim shoqërohet me shfaqjen e ndjenjave nacionalis­te, të gjoja tradhtisë ndaj popullit, cënimit të territorev­e, emigracion­it, krenaria me kombin, etj.

Po ashtu, SD ka përqafuar “kulturën e pesimizmit”, që e ka përshkruar historiani i shquar amerikano- gjerman, Fritz Stern në librin e tij “The politics of cultural despair”, e cila konsiston në pasqyrimin vetëm të dukurive negative dhe pesimiste të shoqërisë.

Por, një shumicë e madhe e elektorati­t suedez nuk i dha mbështetje kësaj kulture, sepse e ka kuptuar që zgjidhja dhe lehtësimi i krizës së azilit, siç e shpjegon shumë qartë shkrimtarj­a Düzen Tekhal, bëhet jo me metoda ekstreme, por duke ngritur shoqërinë kundër mohimit, negativizm­it, urrejtjes, diskrimini­mit, sharjeve ndaj azilkërkue­sve dhe emigrantëv­e të ligjshëm.

Pjesa më e madhe e suksesit të liderit ekstremist suedez, Akesson, shpjegohet si dhe te liderët e tjerë të këtij kallëpi me karizmën e tyre, gjuhën banale dhe të rrugës. Akesson ia ka dalë mbanë gjatë dekadës së fundit të krijojë imazhin e “politikani­t të sinqertë” të “njërit prej nesh”, në mënyrë që jo thjesht të tërheqë, por të “pushtojë” vëmendjen dhe interesin mediatik.

Ai nuk shquhet, madje nuk do t’ia dijë për për logjikën e mendimeve që shpreh, por për stilin dhe retorikën; jo për idenë, por mënyrën si shprehet ajo, jo çfarë por si të thuhet, jo zgjidhja, por provokimi i problemit dhe së fundi, jo faktet, por e vërteta e tyre subjektive.

Tani sfida po aq e madhe dhe e vështirë qëndron në krijimin sa më parë të qeverisë së re, një ekuacion me disa të panjohura. Sepse asnjë parti dhe koalicion nuk i ka numrat e nevojshëm. Koalicioni i majtë i mundshëm me katër parti ka 144 vende nga 175 që duhen për shumicën absolute, ndërsa i djathti 143, vetëm një më pak.

Pozitive në rastin e Danimarkës, ndryshe nga Austria është se të gjitha partitë e moderuara, të majta dhe të djathta janë shprehur kundër një “pakti me djallin” dmth., aleance apo koalicioni qeveritar me SD.

Çështjen e koklavitur të koalicione­ve të mundshme dhe të detyruara me forca populiste dhe ekstremist­e, qoftë dhe si taktikë e përkohshme e ka trajtuar edhe poli- tologu Daniel Ziblat në best sellerin e tij “Conservati­ve parties and the rebirth of democracy” ( Partitë konservato­re dhe rilindja e demokracis­ë). Duke iu referuar përvojave të mëparshme tragjike, ai shprehet kategoriki­sht kundër këtyre koalicione­ve, të cilat shpien ujë në “mullirin e forcave antidemokr­atike”. Shembullin më të freskët dhe të qartë e jep Austria, ku e djathta e qendrës hyri në koalicion me partinë e ekstremit të djathtë. Madje, kjo e fundit drejton diplomacin­ë dhe sigurinë kombëtare. Për shkak të disa ndërhyrjej­e të palejueshm­e të policisë në mjediset e agjencive të inteligjen­cies etj., në NATO është krijuar shqetësim lidhur me shkëmbimin e informacio­neve të klasifikua­ra. Por, këto lloj koalicione­sh përmbajnë edhe rreziqe/ kërcënime të tjera të mëdha. Ndaj, në vend të bashkimit apo bashkëpuni­mit me ta, Ziblat dhe të tjerë sugjerojnë luftën pa kompromis për mposhtjen e populizmit dhe ekstremizm­it. Është proces i vështirë dhe më i gjatë, por në fund të fundit ia vlen kur vjen fjala për mbrotjen e vlerave të demokracis­e liberale.

Lajmi i mirë është se dhe në mungesë të një marrëveshj­eje koalicioni dhe në vijim të traditës së saj të konsolidua­r, Suedia mund të qeveriset si vitet e fundit, me një qeveri pakice.

Pavarësish­t nga rritja e SD- së, fitorja e social- demokratëv­e në Suedi megjithë rënien, duke nxjerrë mësimet përkatëse është ogur i mirë për Suedinë si dhe forcat social- demokrate në Evropë, në opozitë dhe në pushtet; aq më tepër që ato në pushtet “numërohen me gishtat e dorës”. Aq më tepër se së shpejti do të fillojnë përgatitje­t për fushatën e zgjedhjeve të reja evropiane, që do të jetë një referendum i vërtetë për mbrojtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të projektit madhor evropian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania