Gazeta Shqiptare

Pa ide dhe pa forcë, Skocia na thyen lehtësisht

Dështon skema e Panuçit. Nuk bëmë asgjë derisa pësuam golin e parë Autogoli i Gjimshitit dhe Naismith vulosën ndeshjen

-

Shqipëria pësoi humb jen e parë në Ligën e Kombeve, duke u mposhtur në "Hampden Park" nga Skocia 2- 0. Trajneri Christian Panuçi e nis këtë takim me tre ndryshime në formacion, edhe pse tre ditë më parë fitoi 1- 0 me Izraelin. Pasiguritë që kishte ai i tregoi qartë në fushë dhe në fund mori një shuplakë nga skocezët. Me këtë humbje kuqezinjtë renditen në vend të dytë në Grupin 2 në Ligën C me tre pikë, aq sa Skocia që kryeson grupin për shkak të golaverazh­it, ndërkohë Izraeli qëndron në fund me 0 pikë.

Ndeshja nisi mirë për vendasit që pas 5' minutash lojë japin sinjalin e parë me anë të McGregor, por Strakosha pret pa vështirësi. Skocezët sulmojnë sërish dhe vetëm falë portierit kuqezinjtë shpëtojnë nga gjuajtja e Mulgrew ( 10'). Në këto minuta Skocia dominon lojën, e cila është spostuar në gjysmëfush­ën e Shqipërisë. Kuqezinjtë i shpëtoi vetëm shtylla, pas një gjuajtje të frikshme të Naismith gjatë ekzekutimi­t të një goditjeje dënimi nga McGinn ( 24'). 4' minuta për- para fundit Skocia kaloi në avantazh me anë të Naismith, por arbitri sinjalizoi për pozicion jashtë loje. Një minutë më pas kuqezinjtë përgjigjen me Memushaj, i cili provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por nuk ka shënjestrë­n e duhur dhe kjo pjesë u mbyll me rrjeta të kundërshta­rit, por nuk kanë efikasitet përpara. Pavarësish­t disa aksioneve të rrezikshme, ndeshja u mbyll me suksesin e Skocisë që debutoi me fitore në Ligën e Kombeve. Me të nisur pjesa e dytë Panuçi, bëri zëvendësim­in e parë duke hedhur në fushë një mbrojtës si Prenga, për një mesfushor sulmues si Grezda. Gjithsesi zëvendësim­i nuk rezultoi i suksesshëm, pasi Naismith e shfrytëzoi në maksimum krosin e Robertson dhe me kokë gjuan drejt portës. Topi fatkeqësis­ht përplaset me Gjimshitin dhe përfundon në rrjetë ( 47'). 4 minuta më vonë kuqezinjtë kanë mundësinë më të mirë për të barazuar ndeshjen, por Balaj ndalet nga McGregor, që bëri një pritje të shkëlqyer duke e dërguar topin në këndore. Në aksionin e radhës Lilaj provon me një gjuajte të fortë nga distanca, por sërish McGregor i thotë jo golit ( 53'). Në disavantaz­h kuqezinjtë hidhen në kërkim të golit të barazimit dhe Balaj ka sërish një tjetër mundësi të shkëlqyer, por nuk arrin të shfrytëzoj­ë topin e servirur nga Ndoji ( 66'). Në aksionin e radhës, skocezët fitojnë një goditje këndi dhe shënojnë golin e dytë. Naismith përfitoi nga dalja e gabuar e Strakoshës dhe me një gjuajte të fortë me kokë dyfishoi shifrat ( 68'). Skocia kontrollon lojën dhe i afrohet golit të qetësisë, por Strakosha e pret pa vështirësi gjuajtjen e Armstrong ( 72'). Në minutat e mbetura kuqezinjtë i afrohen më tepër portës së kundërshta­rit, por nuk kanë efikasitet përpara. Pavarësish­t disa aksioneve të rrezikshme, ndeshja u mbyll me suksesin e Skocisë që debutoi me fitore në Ligën e Kombeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania