Gazeta Shqiptare

Panuçi: Jemi dobët në 20 metrat e fundit, pësojmë gola naivë

-

Trajneri

Shqipërisë, Panuçi, ka thënë ndër të tjera pas ndeshjes se Shqipëria është shumë e dobët në 20 metrat e fundit. Ai deklaroi se Shqipëria duhet të jetë më agresive.

Kundërshta­ri na dominoi. Ishte përgatitur keq ndeshja?

Është mendimi juaj, unë kam mendimin se ndeshja është përgatitur mirë. Kemi dhuruar dy gola. Kemi pasur rastet tona, por ata shënuan, ndërsa ne nuk shënonim dot.

Duhej eksperienc­a e Bashës sot? Edhe mbrojtja ndryshoi në pjesën e dytë…

Ne kemi limitet tona në aspektin difensiv. Kundërshta­ri na ngacmon për të shkuar te zona e golit, dhe ne i japim hapësirë. Kemi pasur rastet tona, por në fushë ka pasur edhe lojtarë të tjerë me eksperienc­ë.

MBROJTJA…

Vuajtëm shumë në pjesën e parë, dhe mendova të shkojmë me 3 mbrojtës. Jemi shumë të mirë, të përzemërt për të na shënuar. Kundërshta­ri është shumë i ashpër kur shkojmë t'i shënojmë, ndërsa ne jemi shumë të hapur.

Një arsye pse nuk luajti Basha?

Nuk vlen vetëm një lojtar kundër cilësisë, ligësisë, apo ashpërsisë së kundërshta­rit. Kundër Turqisë, kur fituam të gjithë tatë "bravo Lilaj". Ne jemi shumë të dobët në 20 metrat e fundit.

Thatë që keni ardhur për të fituar, si mund të fitojë një skuadër që goditjen e parë e bën në minutën e 58të?

Është për ta luajtur gjithë grupin. Kemi gotën gjysmë plot. Nuk jam dakord që rasti i parë ishte në minutën e 58. Kishim rastin me Memushajn. Kemi limitet tona. I kemi lënë hapësira kundërshta­rit në momentet kur na shënoi.

Kush është ekuilibri që duhet të rrijë Shqipëria?

Unë nuk jam euforik. Jam koshient për limitet dhe defektet tona. Do të sforcohemi shumë nëse nuk arrijnë të përforcojm­ë këto pika.

Deri ku mund të arrijë Shqipëria në këtë grup?

Kemi probleme të mëdha në mbrojtje. Duhet të rregullojm­ë mbrojtjen. Duhet të jemi shumë të ashpër në mbrojtjen. Nuk e di çfarë do të ndodhë me grupin, por duhet të jemi shumë të fortë në fazën mbrojtëse.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania