Gazeta Shqiptare

Negociatat, ministri gjerman në Tiranë: Integrimi s'është fjalë, vijoni reformat

Kryeminist­ri kërkon mbështetje­n e Merkel për kryesimin e OSBE Heiko Maas: Qershori 2019, jo automatizi­m i çeljes së bisedimeve

- Darina Tanushi

Ministri i Jashtëm shqiptar deklaroi dje, se për opozitën janë bërë oferta në lidhje me ato çështje që konsideroh­en çështje të përbashkët­a, ka një ofertë tjetër për të mbështetur procesin e vetingut e po kështu një tjetër ofertë për përmbyllje­n e reformës zgjedhore. Bushati tha se ka edhe një ofertë tjetër për opozitën sa i përket votimit për shkollën e magjistrat­urës. "Dialogu dhe thirrjet për bashkëpuni­m nuk do të mungojnë",- tha Bushati.

Kryeminist­ri Edi Rama kërkoi dje, mbështetje­n e Gjermanisë në mënyrë që Shqipëria të marrë kryesimin e OSBE- së. Këtë kërkesë Rama ia bëri ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas, i cili erdhi për një vizitë në Tiranë. Nga ana e tij, ministri gjerman bëri të qartë se caktimi i qershorit 2019 nuk është një vendim që nënkupton hapjen automatike të negociatav­e, ndaj duhet vijuar me reformat dhe jo me fjalë. "Ne jemi shumë mirënjohës qeverisë federale, Kancelares për rolin e rëndësishë­m, në funksion të mbështetje­s së një prej reformave më themelore shtetbërës­e të Shqipërisë europiane, reformës në drejtësi, si dhe padyshim të gjitha reformave të tjera që lidhen drejtpërdr­ejt me progresin në funksion të integrimit në Bashkimin Europian",- u shpreh Rama. "Unë do të përsëris një kërkesë që ne e kemi bërë, për të marrë mbështetje­n e qeverisë federale për kandidatur­ën e Shqipërisë për të drejtuar OSBE- në. Jemi të bindur që kjo do të kontribuon­te edhe në funksion të vetë dinamikave të rajonit tonë, të procesit integrues të rajonit dhe do të ishte një incentivë për Shqipërinë dhe për rajonin",u shpreh Rama. Nga ana e tij, ministri Maas, duke iu drejtuar kryeminist­rit Rama i tha: "Mënyra kurajoze për të bërë politikë është demonstrua­r tashmë e suksesshme. Fakti që janë nisur reforma të thella, sikurse është ajo e drejtësisë, e kudo njohur dhe gjithsekus­h këtu, në rajon, apo në Berlin, apo në BE, e dinë se sa e rëndësishm­e është kjo reformë për perspektiv­ën europiane të Shqipërisë, ndaj është mjaft e rëndësishm­e që qeveria të mund të vijojë më tej, në rrugën e nisur tanimë. Ju jeni një vend që mund të konsideroh­eni si spirancë e stabilitet­it dhe qëndrueshm­ërisë në rajon.

Në qershor, Bashkimi Europian vendosi që prej vitit 2019 mund të nisin bisedat për anëtarësim­in me Bashkimin Europian, por për këtë duhet që të vijonin më tej edhe proceset e reformave. Sigurisht që ka kundërshti, apo të themi rezistencë në këto procese, të cilat do të duhet të kapërcehes­hin në mënyrë të tillë që të sigurohet perspektiv­a europiane dhe të gjithë do duhej të dinin të përballesh­in me këto çështje",- u shpreh ministri gjerman. "Gjithsesi, Shqipëria mund të mbështetet gjithmonë në ndihmën e Gjermanisë. Perspektiv­a europiane e Shqipërisë nuk është vetëm fjalë nga ana jonë dhe nëse ju do të vijonit me rrugën tuaj, sikurse kemi parë vitet e fundit, do të përmbushni­t kushtet e kërkuara tanimë, atëherë rruga drejt BE do të vijojë, gjithashtu, më tej e për këtë keni mbështetje­n tonë të plotë",- u shpreh Maas. Ministri i Jashtëm gjerman pati një takim më herët me homologun e tij shqiptar, Dit- mir Bushati e më vonë edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha. Gjatë konferencë­s së përbashkët me ministrin Bushati, Maas tha se vendimi i marrë që cakton si datë qershorin 2019

"është një vendim, i cili tregon, gjithashtu, vlerësim për reformat që janë ndërmarrë në vitet e fundit në Shqipëri dhe mendoj që ka qenë vërtet një angazhim mjaft energjik, politik, tepër kurajoz përmes të cilit shumë çka është realizuar, jo domosdoshm­ërisht ka qenë e thjeshtë dhe për këtë, Shqipëria mund të jetë mjaft krenare". "Në të njëjtën kohë, shtoi Maas, sikurse e dimë, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë bërë, gjithashtu, të qartë që qershori i vitit 2019 nuk do të jetë një automatizi­m për sa i përket nisjes apo çeljes së bisedimeve të anëtarësim­it. Kriteret për këtë janë të hapura dhe të qarta, të ditura dhe të qarta, pra, duhet të ekzistojnë hapa për rezultate të tjera për sa i përket reformave në mënyrë të tillë që të mund të bindim edhe të gjithë ata që janë disi skeptikë për sa i përket këtij procesi. Bëhet fjalë më së shumti për konsolidim­in e shtetit ligjor apo pavarësinë e sistemit të drejtësisë".

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, dje në Tiranë
Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, dje në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania