Gazeta Shqiptare

Meta pret Millard: Me rëndësi ecuria e reformave për të forcuar shtetin

Zv/ ndihmës sekretarja e SHBA, tri ditë në Tiranë

-

Presidenti

i Republikës Ilir Meta priti dje, në takim zëvendës/ ndihmësen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, znj. Elisabeth Millard. Të dy bashkëbise­duesit vlerësuan rëndësinë e ecurisë së reformave për të forcuar shtetin e së drejtës në interes të konsolidim­it të ligjit, si dhe të integrimit europian. Presidenti Meta garantoi znj. Millard se Shqipëria është e vendosur në përmbushje­n e detyrimeve që burojnë nga dokumenti i Partnerite­tit Strategjik Shqipëri- SHBA. Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Meta theksoi rëndësinë e finalizimi­t të dialogut Kosovë- Serbi përmes marrëveshj­es që garanton perspektiv­ën europiane, konsolidon bashkëjete­sën ndëretnike dhe paqen në rajon. Meta e zyrtarja e lartë e DASH theksuan rëndësinë e suksesit të referendum­it në Maqedoni për të ardhmen europiane të të gjithë rajonit. Ndihmës sekretarja amerikane u takua dje edhe me kreun e PD- së, Lulzim Basha, i cili sipas njoftimit për shtyp të PD- së e njohu zyrtaren me përkeqësim­in e të gjitha standardev­e të demokracis­ë dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar në Shqipëri. Lideri i opozitës vuri në dukje se, ndonëse ligji i dekriminal­izimit, që u realizua falë këmbëngulj­es dhe vendosmëri­së së PD, nxori jashtë institucio­neve 333 persona me rekorde kriminale, sot lidhja krim- politikë ka gjetur forma të tjera për të qenë në krye të institucio­neve vendimmarr­ëse nga Kuvendi dhe qeveria, në bashki, polici e kudo. Kreu i opozitës shprehu vendosmëri­në për t'i shkuar deri në fund pastrimit të politikës nga krimi duke kërkuar ndihmën dhe mbështetje­n edhe të SHBA në këtë proces jetik për vendin dhe të ardhmen e vendit.

 ??  ?? Ilir Zela
Ilir Zela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania