Gazeta Shqiptare

Kontraband­ë cigaresh me ambulancë, kapet mjeku i Autoriteti­t Portual Durrës

Mallrat i merrnin nga tragetet dhe ua shisnin personave të ndryshëm Operacioni, përfundon në pranga dhe shoferi

-

Një mjek, punonjës i Autoriteti­t Portual Durrës si dhe shoferi i ambulancës janë arrestuar nga policia për kontraband­ë cigaresh. Specialist­ët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpuni­m me prokurorin­ë e këtij rrethi, pas një hetimi prej rreth 2 muajsh me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacioni­n e koduar "Cigarettes". Mësohet se specialist­ët kanë dokumentua­r me prova shkencore se disa shtetas, punonjës në Autoriteti­n Portual Durrës transporto­nin mallra kontraband­ë, të cilët në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin merrnin steka duhani të markave të ndryshme pa pullë fiskale të autoritete­ve shqiptare në tragetet që ankorohesh­in në këtë port duke i futur në mënyrë kontraband­ë me një ambulancë dhe në vijim ua shisnin personave të ndryshëm. Sipas policisë së qytetit bregdetar janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Artan Dhima 49 vjeç, banues në Durrës, mjek në Autoriteti­n Portual Durrës dhe Zamir Çyrbja 41 vjeç, shoferi i ambulancës në Autoriteti­n Portual Durrës. Ndërkaq, bëhet me dije se gjatë operacioni­t në fjalë u sekuestrua­n në cilësinë e provave materiale: 300 paketa të markave të ndryshme; 1 mjet i llojit ambulancë, tip "Volsvagen", i cili shërbente për futjen e cigareve kontraband­ë në Portin e Durrësit; 1 automjet tip "Ford" që shërbente për transporti­n e cigareve nga Porti i Durrësit në shpërndarj­en e tyre pranë personave të ndryshëm dhe 2 aparate celularë. Nga ana e grupit hetimor vijojnë hetimet për identifiki­min e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: "Kontraband­a me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës", "Tregtimi dhe transporti­mi i mallrave që janë kontraband­ë" dhe "Shpërdorim­i i detyrës" kryer në bashkëpuni­m

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania