Gazeta Shqiptare

Lirimi i Ermal Hoxhës, “përplasje” avokat- prokurori

- Nga Lindita Çela *

( vijon nga faqja 1)

... Hoxhës, pasi kishte kryer fizikisht vetëm gjysmën e dënimit për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “pjesëmarrj­es në organizatë kriminale”.

Vendimi i lirimit, të cilin BIRN e disponon, është firmosur nga gjyqtari i Gjykatës së Fierit, Piro Sota dhe mban datën 13 shtator 2018.

Ermal Hoxha- nipi i diktatorit Enver Hoxha u arrestua më 14 janar 2015 si pjesë e organizatë­s kriminale që kishte ngritur një laborator të prodhimit të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Ai u dënua me 10 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa në Apel dënimi u reduktua me 1/ 3 në 6 vjet e 8 muaj burg.

Sipas vendimit të gjykatës, Hoxha kishte kryer fizikisht 3 vjet, 6 muaj dhe 5 ditë burg deri më 20 korrik 2018, kur dorëzoi një kërkesë për lirim me kusht në Gjykatën e Fierit. Pas përfitimit të 1.5 viteve nga periudha e paraburgim­it dhe një uljeje 1 mujore dënimi për shkak të aktivizimi­t me punë në burg, atij i mbeteshin për të vuajtur edhe 1 vit e 6 muaj.

Në kërkesën për lirimin me kusht, Hoxha pretendon se burgu e ka arritur qëllimin e riedukimit dhe se ai është i gatshëm të riintegroh­et në shoqëri. Ai ka paraqitur edhe një kontratë për t’u punësuar si ekonomist në kompaninë Hera Company, e cila zotërohet 100 për qind nga bashkëshor­tja e tij, këngëtarja Rezarta Shkurta.

Lirimi me kusht parashikoh­et në nenin 64 të Kodit Penal, në rrethanat kur i dënuari ka “arsye të veçanta” dhe ka kryer ¾ e dënimit në rastet e vendimeve mbi 5 vjet. E përfaqësua­r nga prokurori Asllan Barjamaj, prokuroria e Fierit e kundërshto­i kërkesën e Ermal Hoxhës me argumentin se ai nuk kishte “arsye të veçanta” dhe se vepra e kryer prej tij përfshihej në format e sofistikua­ra të krimit në Republikën e Shqipërisë.

“Nuk ka asnjë provë ose të dhënë që i dënuari paraqet arsye të veçantë që mundet të ligjërojë lirimin e tij para kohe dhe vënien e tij në provë…,” thuhet në kundërshti­min e prokurorit Asllan Barjamaj.

“I dënuari nuk paraqiti në gjykim asnjë deklaratë ku të tregojë pendim për veprimet e kryera dhe të kërkojë falje, nuk ka bashkëpunu­ar në asnjë moment me organet e drejtësisë dhe as nuk ka kryer ndonjë veprim tjetër që të krijojë bindjen se me punën dhe qëndrimin e tij është arritur rehabiliti­mi…,” shtoi prokurori i Fierit.

Gjyqtari Pirro Sota i rrëzoi kundërshti­met e prokuroris­ë si të pabazuara. Ai e argumentoi vendimin e tij te raportet pozitive të drejtorisë së burgut të Fierit dhe Shër- bimit të Provës, të cilat vlerësuan sjelljen e Hoxhës në burg si dhe mundësitë e tij për rehabiliti­m jashtë tij.

Gjyqtari përmend edhe kontratën e punësimit si një argument për riintegrim­in e tij në shoqëri.

“I dënuari do të punësohet me detyrën e ekonomisti­t pranë shoqërisë “Hera Company, gjë e cila e ndihmon në rehabiliti­m e shpejtë,” argumenton gjykata.

Gjyqtari shtoi, gjithashtu, se i dënuari e ka plotësuar kushtin e vuajtjes së ¾ të dënimit dhe se “me punën dhe sjelljen e tij gjatë periudhës së burgimit ka treguar se ia ka arritur qëllimit të edukimit të tij”.

Si “arsye të veçantë”, Gjykata e Fierit ka marrë parasysh gjendjen familjare të Ermal Hoxhës, i cili sipas vendimit është baba i dy fëmijëve të mitur.

“Ligjvënësi duke përdorur shprehjen ‘ arsye të veçanta’ ka bërë një vlerësim të përgjithsh­ëm, pa i nominuar ato e duke e lënë në vlerësim të gjykatës sipas rrethanave konkrete që i paraqiten,” thuhet në vendimin e gjyqtarit Sota.

“Arsyet e veçanta nuk janë gjë tjetër veçse rrethanat konkrete, të cilat provojnë se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi për edukimin dhe i dënuari është i gatshëm të riintegroh­et në shoqëri,” shtohet aty.

I pyetur nga BIRN, avokati i Ermal Hoxhës tha se liria me kusht është një e drejtë e klientit të tij, e garantuar jo vetëm nga ligji, por edhe nga precedentë­t e mëparshëm.

“Ne kemi konsiderua­r se plotësohen kërkesat e nenit 64 të Kodit Penal. Gjithashtu, kemi ndjekur praktikën e gjerë të gjykatave shqiptare lidhur me çështje të tilla, prej nga rezulton që rasti ynë për- puthet më së miri me subjekte te mëparshme të ngjashme, por jo për nga publicitet­i,”- tha avokati Ermir Beta.

Ndërsa prokurori që ndoqi çështjen në gjykatën e Fierit, Asllan Barjamaj tha se do ta apelojë vendimin.

“Pres që gjykata të zbardhë vendimin për të bërë apelimin, por ne kundërshtu­am kërkesën e bërë nga Hoxha pasi nuk mendojmë se ai ka përmbushur kushtet e nenit 64 që kërkon dispozita e lirimit me kusht,” - tha prokurori për BIRN.

“Nga sa u tha në gjykatë, unë nuk besoj se ka prova të mjaftueshm­e që vërtetojnë pendesën për veprën penale për të cilën është dënuar apo ka dhe garanci që të vërtetojnë mospërsëri­tjen e veprës penale, por gjithsesi do të shohim vendimin e arsyetuar të gjykatës se ku është mbështetur për të dhënë vendimin e lirimit për rastin Hoxha,” - shtoi prokurori Barjamaj.

Hetimi për grupin e përfshirë në laboratori­n e prodhimit të kokainës në Xibrakë nisi në dhjetor 2014, pas informacio­neve të mbërritura në Shqipëri nga autoritete­t gjermane. Në janar 2015, Prokuroria e Krimeve të Rënda vuri nën akuzë 9 persona për trafikim të lëndëve narkotike dhe krijim të grupit të strukturua­r kriminal.

Ermal Hoxha u akuzua si një prej personave kyç në dosjen e njohur si “Xibraka”. Sipas dosjes hetimore, roli i tij në grupin kriminal ishte transporti­mi i dy ekspertëve kolumbianë të kokainës drejt laboratori­t në Xibrakë të Elbasanit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzoi Genci Xhixën si drejtues të grupit kriminal të përfshirë në laboratori­n e kokainës, por ai nuk u arrestua asnjëherë nga policia. Pas lirimit të Ermal Hoxhës, për këtë çështje mbeten në qeli dy shtetasit kolumbianë dhe Saimir Batku e Ilir Hyseni.

* Reporter. al

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania