Guvernatori Sejko, mandat 7- vjeçar edhe në Këshillin Mbikëqyrës
Gjata e Braçe: Kushtetuta parashikon mandat të plotë për Genti Sejkon Zgjedhja e anëtarëve të rinj, hapet gara për 6 vende
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko do të jetë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore deri në përfundim të mandatit 7vjeçar si guvernator. Edhe pse Genti Sejko është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipëri në vitin 2012, pas dorëheqjes së Ardin Civicit nga ky pozicion, zgjedhja e tij në krye të Bankës Qendrore i garanton mandatin e plotë në Këshillin Mbikëqyrës. Eksperti i ligjor Çlirim Gjata dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe janë në linjë në komentet e tyre në lidhje me përfundimin ose jo të mandatit të Genti Sejkos në pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. "Mandati i guvernatorit është shtatë vjet dhe detyra në Këshillin Mbikëqyrës është 7 vjet thotë Kushtetuta. Kushtetuta përderisa nuk e përcakton që zëvendëson pjesën e mbetur të mandatit, atëherë ka mandat të plotë 7- vjeçar", - thotë Gjata. Edhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, duke iu referuar Kushtetues shprehet se Sejko ka mandat të plotë edhe në Këshillin Mbikëqyrës. "Në referencë të Kushtetutës, mandati guvernatorit të Bankës së Shqipërisë është 7- vjeçar, që do të thotë se guvernatori aktual e ka marrë këtë mandat në shkurt të vitit 2015 dhe duhet që ta përfundojë këtë mandat. Nëse nuk bie në rastet që Kushtetuta parashikon për shkarkimin e tij, e përfundon në shkurt të vitit 2022", - deklaron Braçe.
VENDET VAKANTE
Debati në lidhje me përfundimin ose jo të mandatit të Genti Sejkos në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ka nisur ditë më parë, por aludimet morën fund dje kur Drejtoria e Monitorimit pranë Kuvendit shpalli listën me emrat e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës që u ka mbaruar mandati. Qeveria shpalli dy ditë më parë garën për tre anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë, Drejtoria e Monitorimit pranë Kuvendit ka njoftuar institucionet përkatëse për përfundimin e mandatit për gjashtë anëtarë të Këshil-
lit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë si dhe kërkesën për zgjedhje të reja. Në këtë listë nuk figuron emri i Genti Sejkos, i cili është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikë- qyrës të Bankës së Shqipërisë pas dorëheqjes së Ardian Civicit në vitin 2012. Ardian Civici u zëvendësua nga Genti Sejko dhe ky mandat Genti Sejko u emërua guvernator i Bankës së Shqipërisë në datë 5 shkurt 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ai mori mandatin e lënë përgjysmë të nisur nga guvernatori Fullani në vitin 2011.
i përfundon në fund të këtij viti. Por, Gent Sejko është zgjedhur si guvernator me propozim të Presidentit të Republikës në vitin 2015 dhe mandati i tij është shtatëvjeçar, që e bën atë automatikisht edhe anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë deri në përfundim të mandatit si guvernator. Sipas ligjit të Bankës së Shqipërisë, të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë: Pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi. Tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave. Një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi, me propozimin e Presidentit të Republikës. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zgjedh dhe emëron zëvendësguvernatorët, mbështetur në propozimin e bërë nga guvernatori.
1. a) b) c) ç)
2. b) c) ç) KRITERET
Në përfundim të mandatit të 3 prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave inkurajon personat që përmbushin kriteret të aplikojnë, thuhet në njoftimin zyrtar. Aplikanti duhet të plotësojë kriteret, si më poshtë vijon: Të ketë: Arsimin e lartë ekonomik ose juridik. Përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare. Kualifikime profesionale të profilit. Përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare.
Të mos ketë pengesat e mëposhtme: a) Është dënuar nga gjykata për një vepër penale, për të cilën ligji parashikon dënimin me burgim.
Është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose është deklaruar i falimentuar dhe nuk është rehabilituar.
Është ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunës shtetëror apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtarinë apo mjeshtërinë.
Gjatë ushtrimit të detyrës, në mënyrë aktive merr pjesë në veprimtari politike. Funksioni i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës është i papajtueshëm me atë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, të deputetit në Kuvend, të anëtarit të Këshillit të Ministrave si dhe të punonjësit, të administratorit dhe të aksionarit, me pjesëmarrje ndikuese në bankën e nivelit të dytë ose në subjektet që licencohen nga Banka e Shqipërisë. Dokumentet që duhet të dorëzohen janë: Kërkesë për aplikim. Kopje e letërnjoftimit. Curriculum Vitae në gjuhën shqipe. Dokumente të diplomimit dhe të kualifikimeve profesionale të kërkuara. Dokument që të provojë vjetërsinë në profesion. Formular të plotësuar e të firmosur të vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, në përputhje me ligjin nr. 138/ 2015, të ndryshuar.
Vetëdeklarim se nuk është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose deklaruar i falimentuar.
Vetëdeklarim se nuk është ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunës shtetëror apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtarinë apo mjeshtërinë.
Vetëdeklarim se gjatë ushtrimit të detyrës nuk merr pjesë në mënyrë aktive në veprimtari politike. ( Deklarimi i rremë, përveç përgjegjësisë penale sipas ligjit, sjell përjashtimin nga çdo procedurë e mëtejshme.)