"Furtunë" në spitalin e Shkodrës, arrestohen ish- drejtori Përparim Çela dhe 6 bluza të bardha
Prokuroria: Abuzuan me detyrën, blenë më shumë ilaçe se sa nevojiteshin Në kërkim, ish- drejtoresha Dhurata Uruçi dhe mjeku Edmir Smajli
Furtunë" në Spitalin Rajonal të Shkodrës. 9 punonjës të këtij institucioni shëndetësor, mes të cilëve dhe dy ish- drejtues kanë përfunduar me masën e sigurisë "Arrest me burg" dhe "Arrest shtëpie". 5 prej tyre janë me masën "Arrest me burg", nga të cilët 3 janë të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim, ndërsa 4 të tjerë janë me masën e sigurisë "Arrest shtëpie". Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke blerë ilaçe dhe medikamente mjekësore jashtë kritereve dhe kapacitetit të spitalit. Arrestimi i mjekëve dhe infermierëve, mori shkas pas një auditimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në spitalin e qytetit verior, nga ku u konstatua se ishin bëre shkelje te reparti i hemodinamikës e kardiologjisë. Menjëherë pas auditit të KLSH- së, prokuroria nisi hetimet. Pas dy muajsh hetime intensive, organi i akuzës bëri me dije se është arrestuar ish- drejtori i këtij spitali, Përparim Çela ( u shkarkua para 1 viti), ndërsa është shpallur në kërkim ish- drejtorja e njëkohësisht mjekja Dhurata Uruçi. Po ashtu është arrestuar shefi i koronarografisë, Luan Dragusha, infermieri i hemodinamikës Renato Kepi, ndërsa është shpallur në kërkim mjeku Edmir Smajli. Po të njëjtat burime pohuan se janë në "Arrest shtëpie" farmacistja Karmen Kaçulini dhe nga administrata: Amanda Matlija, Juliana Zhuri dhe Albana Mehmetaj. Momentalisht, të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim dhe në "Arrest shtëpie" janë pezulluar nga detyra.
PROKURORIA
Sipas prokurorisë, këta shtetas në kundërshtim me detyrën i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e Hemodinamikës. Organi i akuzës sqaroi dje se këta shtetas në shkelje të ligjit kanë kërkuar për blerje- tenderim, për periudhën kohore të mbetur të vitit 2016, pra, shtator- dhjetor 2016, një sasi shumë të madhe 400 stendash ( kateter, koronare dhe sete kirurgjikale të kardiokirurgjisë) jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka. Nga verifikimet e kryera rezulton se për vitin 2016 janë lidhur 6 kontrata për blerje barnash dhe materialesh për kabinetin e Hemodinamikës, shërbimi i kardiologjisë, me një vlerë prej 34 492 870 lekësh, përfshi këtu edhe kontratat për mirëmbajtjen e materialeve të blera. "Ky spital nuk ka pasur asnjë mundësi akomodimi dhe resurse njerëzore, mjek etj,, të realizonte kaq shumë ndërhyrje sa stenda, e materiale të tjera që ka blerë",- thuhet në njoftimin zyrtar të prokurorisë. Ndërkohë, mësohet se për këtë periudhe kohore, ky spital ka realizuar vetëm 3 ndërhyrje. Ndërsa në magazinë kanë qenë nga 2016ta, 397 stenda. Në 2017- ën, spitali ka lidhur edhe 6 kontrata të tjera për blerje të njëjta
prej 700 stendash me një vlerë prej 23 milionë lekësh duke mos marrë parasysh gjendjen e stokut, afatin e skadencës, kapacitetin e spitalit, ndërhyrjet e planifikuara për atë vit etj. Ministria e Shëndetësisë ka pranuar kërkesën e spitalit të Shkodrës duke bërë kontratat përkatëse. Po sipas prokurorisë, shtetasit: Edi Smajli, Renato Kepi, Jul-
jana Zhuri, Amanda Matlija, Albana Mehmetaj me detyrë anëtarë të komisionit të marrjes në dorëzim, kolaudimit, rezulton se kanë marrë në dorëzim medikamentet për repartin e Hemodinamikës në kundërshtim me kushtet e kontratave të lidhura në vitin 2016- 2017, ndaj edhe për këtë arsye ndaj këtyre 9 shtetasve janë lëshuar flet- arrestet.