Gazeta Shqiptare

Përplasje mes prokurorëv­e te Krimet e Rënda, detyrohet të ndërhyjë policia

Tension mes Donika Prelës dhe vartësve për procedimin

-

Revoltë

te Krimet e Rënda. Një sherr i madh ka ndodhur dje në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda ku madje është thirrur për ndihmë policia. Çështja "Shullazi" ka ndezur gjakrat mes prokurorëv­e që refuzuan të uleshin në bankën e akuzës duke i kërkuar llogari drejtueses së Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda Donika Prela për masat disiplinor­e.

Për të qetësuar situatën Prela ka thirrur policinë. Dy grupe të gatshme qëndruan te Krimet e Rënda deri në kthimin e gjendjes në normalitet.

Lëvizjet e fundit të befta në prokurori kanë sjellë një situatë aspak normale

PERPLASJA MARKU- STOJANI

Kryeprokur­orja e përkohshme kishte urdhëruar kreun e Drejtorisë së Inspektimi­t në Prokurori, Sokol Stojani që të hetonte 10 kolegët e tij, por ky i fundit nuk ka pranuar. Ndaj kryeprokur­orja e përkohshme e ka lëvizur nga detyra Sokol Stojanin, por ende nuk dihet pozicioni i ri.

në organin e akuzës që përfaqëson shtetin. Dje Prokurorja e Përgjithsh­me Arta Marku urdhëroi caktimin e përkohshëm të 3 prokurorëv­e për Krimet e Rënda, në Berat,

Pukë dhe Pogradec. Konkretish­t Olsian Çela nga Prokuroria për Krime të Rënda, transferoh­et në Prokurorin­ë e Beratit. Ndërkohë Sonila Muhametaj nga Prokuro- ria për Krime të Rënda u transferua në Prokurorin­ë e Pukës.

Lëvizjet kanë prekur edhe Besim Hajdarmata­jt, prokuror i çështjes "Tahiri", i cili është transferua­r nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prokurorin­ë Pogradec.

Po kështu Arta Marku kërkoi hetimin disiplinor të 10 prokurorëv­e që refuzuan gjykimin e çështjes ' Shullazi'.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania