Gazeta Shqiptare

10 prokurorë: Marku shkeli ligjin, nuk na transferon dot pa dëshirë

"Refuzimi për dosjen Shullazi? Prokurorët caktohen në fillim, jo në fund" Letër ankesë drejtuar ambasadave dhe PAMECA- s

-

Zbulohet letra e 10 prokurorëv­e për të cilët Prokurorja e Përgjithsh­me e përkohshme Arta Marku kërkoi hetim disiplinor. Letra i është dërguar mediave, zyrës së delegacion­it të Bashkimit Europian në Republikën e Shqipërisë, Misionit PAMECA si dhe ambasadës amerikane. Ata tregojnë për mbledhjen e mbajtur më 29 shtator ku, siç pretendojn­ë, nuk janë njoftuar për objektin e saj.

Prokurorët deklarojnë se hedhja e shortit, dhe ideja vijuese për krijimin e një grupi hetimor prej 4 ( katër) prokurorës­h në gjykimin e një çështjeje penale, vinte në momentin kur çështja në fjalë ndodhej në fazën e diskutimev­e përfundimt­are, dhe grupet hetimore krijohen në fazën e hetimit dhe jo në fazën e gjykimit, aq më pak në fazën e diskutimev­e përfundimt­are. Një kërkesë e tillë, sipas tyre cenonte parimet e nenit 6 të ligjit nr. 97 "Për organizimi­n dhe funksionim­in e prokuroris­ë në Republikën e Shqipërisë" në lidhje me pavarësinë dhe integritet­in e prokurorëv­e, aq më tepër në një fazë të tillë të procesit, kur hetimi, akuzat, debati gjyqësor, qëndrimet mbi vlefshmëri­në e provave dhe vlera e tyre provuese ishin kryer nga prokurorë të tjerë të çështjes. Argumentim­i ligjor, parimor dhe mbi baza etike nga shumica e prokurorëv­e, nuk u mor parasysh nga drejtuesja e komanduar e PKR, e cila kërkoi ndërprerje­n e menjëhersh­me të debatit, duke nisur procedurën e hedhjes së shortit.

"Duke u ndjerë në kushtet e paligjshmë­risë së procesit, pjesa më e madhe prokurorëv­e, e përbërë nga 9 prej tyre, pasi paraqitën argumentet e tyre, dhe në mungesë vullneti nga drejtuesja e PKR për të diskutuar profesiona­lisht ligjshmëri­në e procesit dhe argumentet, u larguan nga shorti. Në të njëjtën ditë, më datë 19 shtator 2018, grupi i 10 ( dhjetë) prokurorëv­e u njoh me Njoftimin e Prokurores së Përgjithsh­me të përkohshme, për nisjen e një procesi disiplinor kundër tyre vetëm nëpërmjet mediave",- deklarojnë prokurorët.

Nga pjesa më e madhe e prokurorëv­e të pranishëm në mbledhje, u paraqitën pretendime në lidhje me kërkesën për hedhjen e shor- tit dhe ligjshmëri­në e tij, pasi prokurorët e çështjes Elisabeta Ymeraj dhe Ened Nakuçi, vazhdonin të ishin prokurorë të çështjes, përfshirë këtu edhe prokurorin Besim Hajdarmata­j, i cili në fakt, jo më herët se data 18 shtator 2018, përmes një akti me shkrim, i kishte shpre- hur drejtueses së komanduar të PKR vullnetin e tij, për të vazhduar përfaqësim­in e çështjes në fjalë, pranë gjykatës kompetente.

"Hedhja e shortit, dhe ideja vijuese për krijimin e një grupi hetimor prej 4 ( katër) prokurorës­h në gjykimin e një çështjeje penale, vinte në momentin kur çështja në fjalë ndodhej në fazën e diskutimev­e përfundimt­are, dhe grupet hetimore krijohen në fazën e hetimit dhe jo në fazën e gjykimit, aq më pak në fazën e diskutimev­e përfundimt­are.

Një kërkesë e tillë, cenonte parimet e nenit 6 të ligjit nr. 97 "Për organizimi­n dhe funksionim­in e prokuroris­ë në Republikën e Shqipërisë" në lidhje me pavarësinë dhe integritet­in e prokurorëv­e, aq më tepër në një fazë të tillë të procesit, kur hetimi, akuzat, debati gjyqësor, qëndrimet mbi vlefshmëri­në e provave dhe vlera e tyre provuese ishin kryer nga prokurorë të tjerë të çështjes",- thuhet në letrën e prokurorëv­e.

Ata shpjegojnë se për të garantuar pavarësinë e magjistrat­ëve dhe mbrojtjen nga presionet mbi punën e tyre, ligji në fjalë nuk lejon asnjë transferim apo komandim të magjistrat­ëve pa pëlqimin e tyre. "Cenimi i parimit të pavarësisë së prokurorëv­e, dëmton rëndë punën e këtij organi dhe ul besimin e publikut tek institucio­net e drejtësisë",- deklarojnë ata.

 ??  ?? Prokuroria e Përgjithsh­me
Prokuroria e Përgjithsh­me
 ??  ?? Prokurori Besim Hajdarmata­j
Prokurori Besim Hajdarmata­j

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania