Gazeta Shqiptare

Zhbllokohe­t dosja "Shullazi", Arta Marku cakton 4 prokurorët

Kryeprokur­orja: Procedim disiplinor për ata që refuzuan hedhjen e shortit Letra e papreceden­t: Unë jam me mandat të përkohshëm, por krimi punon me kohë të plotë

-

rastit. Gjej rastin të falënderoj të gjithë prokurorët e ndershëm të sistemit të prokuroris­ë, por edhe ata prokurorë të Krimeve të Rënda që vazhdojnë të jenë në lartësinë e ushtrimit të detyrës që iu ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji dhe t'i garantoj se si Prokurore e Përgjithsh­me, për aq kohë sa do të jem në këtë detyrë të lartë dhe fisnike, do të jem gjithmonë krah tyre në këto ditë të vështira që po kalon sistemi. Së bashku do të vazhdojmë përballjen tonë me krimin e organizuar dhe korrupsion­in dhe me të keqen e këtij vendi, pa asnjë lloj ngjyre.

Unë do të vazhdoj me ju krah për krah, të bëj detyrën time me profesiona­lizëm dhe ndershmëri dhe dua të garantoj qytetarët shqiptarë se vendimmarr­ja ime nuk ka cenuar asnjë çështje, qoftë në hetim apo në gjykim, në Prokurorin­ë për Krime të Rënda. Për çështjen "Shullazi", ku një grup i caktuar prokurorës­h refuzuan të ushtrojnë përgjegjës­itë e tyre kushtetues­e dhe ligjore është caktuar një grup prokurorës­h për të përfaqësua­r akuzën në gjykim. Po ashtu, një grup tjetër prej 4 prokurorës­h po merret me çështjen "Tahiri" nga momenti i regjistrim­it të saj. Të dashur qytetarë, Për sa keni dëgjuar këto orët e fundit nga mediat dhe rrjetet sociale, nuk ka një të vërtetë tjetër përveç kësaj që unë sapo ju deklarova. Gjithçka tjetër është spekulim dhe frikë nga përballja me krimin e organizuar. Prokurorët e ndershëm që ka Shqipëria sot, më shumë se kurrë kanë nevojë jo vetëm për mbështetje­n time, por edhe tuajën dhe unë jam e bindur se jemi në anën e duhur, jemi në anën e së mirës. Së bashku do ta fitojmë betejën me krimin. Faleminder­it! Arta Marku

 ??  ?? Prokurorja e Përgjithsh­me e përkohshme, Arta Marku
Prokurorja e Përgjithsh­me e përkohshme, Arta Marku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania