Gazeta Shqiptare

Sokol Stojani refuzon hetimin e "10 prokurorëv­e", Marku e shkarkon

-

"Balkanweb" publikoi dje urdhrin e Arta Markut për Sokol Stojanin, "rebelin" që i doli kundër Prokurores së Përgjithsh­me të Përkohshme në lidhje me hetimet disiplinor­e ndaj prokurorëv­e dhe detyra të tjera të përcaktuar­a nga ajo. Marku ka urdhëruar lirimin nga detyra të Stojanit, i cili mbante postin e drejtorit të Drejtorisë së Ndihmës për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjes së Dëshmitarë­ve, Inspektimi­t dhe Burimeve Njerëzore, Studimeve, Projekteve në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me. Urdhri i kryeprokur­ores mban datën 19 shtator, pra dy ditë më parë. Stojani e kishte marrë detyrën më 24 janar të këtij viti, kur Prokurorja e Përgjithsh­me, Marku paraqiti ndryshimet në strukturën e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Siç u raportua në atë kohë, ndryshimet u kryen pas këshillime­ve me drejtorët e drejtorive dhe përputhshm­ërish në zbatim të paketës së re të Reformës në Drejtësi. Gjithashtu, ndryshimet u bënë mbështetur në rregullimi­n e veprimtari­së së prokuroris­ë nga kjo reformë, sipas dispozitav­e kalimtare të Ligjit 97/ 2016 "Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorë- ve". Kaloi në rang drejtorie Ndihma për Subjektet e Posaçme, Mbrojtja e Dëshmitarë­ve, Inspektimi­t, Studimeve dhe Projekteve, ku në krye u vendos prokurori Sokol Stojani.

Prokuroria e Përgjiths hme njoftoi dje gjetjen e grupit të prokurorëv­e që do të shpallin pretencën në gjyqit ndaj Emiliano Shullazit, Gilmando Danit, Blerim Shullazit, Endri Qyqes dhe Endri Zelës. Emrat e tyre nuk janë bërë publikë, por "GSH" mësoi se pjesë e grupit hetimor do të jenë drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe zëvendësi i saj, Gentian Osmani. Emërimi i tyre në dosjen "Shullazi" erdhi pasi njëri prej prokurorëv­e të çështjes, Nakuçi u largua jashtë vendit duke deklaruar se është i sëmurë, ndërkohë që Elisabeta Imeraj lëvizi në një detyrë tjetër. Një ditë më parë, kryeprokur­orja e përkohshme, Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor për 10 prokurorë që refuzuan shortin. Bëhet fjalë për prokurorët Olsian Çela, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela dhe Edvin Kondili. Po ashtu, do hetohen edhe Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaj si dhe Besim Hajdarmata­j. Në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, këta prokurorë refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, të cilët ndodhen pas hekurave për një sërë akuzash.

REAGIMI I ARTA MARKUT

Prokurorja e Përgjithsh­me e përkohshme, Arta Marku ka reaguar pas ngjarjeve të ditëve të fundit në organin e akuzës, si në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, ashtu edhe në atë të Krimeve të Rënda dhe hetimin e kërkuar për 10 prokurorë. Marku tregon të vërtetën e saj për përplasjet me prokurorët dhe vartësit, të vërtetën e kësaj situate, siç thotë ajo, të sajuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it, pa dallim. Ajo deklaron se prokurorët e Krimeve të Rënda, ndaj të cilëve është urdhëruar fillimi i hetimit disiplinor, kanë refuzuar të marrin pjesë në hedhjen e shortit për të përfaqësua­r në gjykim një çështje shumë sensitive për opinionin publik. Në këtë mënyrë, këta prokurorë sipas saj, kanë vepruar në kundërshti­m me ligjin, që i detyron të jenë pjesë e shortit, duke vepruar në kundërshti­m të hapur me detyrimin kushtetues.

DEKLARATA E KRYEPROKUR­ORES

Të dashur qytetarë të vendit tim,

Në këto pak orë të ditës, duke filluar nga dje, e ndiej se si qytetarë të përgjegjsh­ëm, jeni të shqetësuar nga një situatë absurdi dhe e pahijshme që është tentuar të krijohet në prokurorin­ë më të rëndësishm­e të vendit, Prokurorin­ë për Krime të Rënda. Me përgjegjës­inë e detyrës që më ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji, kam detyrimin institucio­nal dhe qytetar për të komunikuar dhe ndarë me ju dhe me këdo që i do të mirën këtij vendi, por edhe miqtë dhe partnerët ndërkombët­arë që asistojnë punën e institucio­nit të Prokuroris­ë në të gjitha nivelet, të vërtetën e kësaj situate të sajuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it, pa dallim. Të dashur qytetarë, Unë jam në detyrë me mandat të përkohshëm, por krimi i organizuar dhe korrupsion­i ka mandat të përhershëm dhe punon me kohë të plotë. Për këtë arsye, është në detyrimin tim ligjor që të marr masat e nevo-

jshme ligjore për cilindo prokuror apo oficer të Policisë Gjyqësore që refuzon pa asnjë shkak ligjor të ushtrojë detyrën dhe funksionin e tij kushtetues për të luftuar kriminalit­etin dhe krimin e organizuar në veçanti dhe për më tepër, në prokurorin­ë më të rëndësishm­e në vend.

Prokurorët e Krimeve të Rënda, ndaj të cilëve është urdhëruar fillimi i hetimit disiplinor kanë refuzuar të marrin pjesë në hedhjen e shortit, për të përfaqësua­r në gjykim një çështje shumë sensitive për opinionin publik. Në këtë mënyrë, këta prokurorë kanë vepruar në kundërshti­m me ligjin që i detyron të jenë pjesë e shortit, për sa kohë janë prokurorë të asaj prokurorie, duke vepruar në kundërshti­m të hapur me detyrimin kushtetues, sipas të cilit "Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit…".

Kjo, si dhe shkelja e rregullave të etikës janë arsyet e vetme që më kanë detyruar

që si Prokurore e Përgjithsh­me e Përkohshme të qëndroj fort dhe të mos tërhiqem në zbatimin e Kushtetutë­s dhe ligjeve të vendit tim, duke urdhëruar fillimin e hetimit disiplinor sipas përcaktime­ve të nenit 160, pika 5 të ligjit nr. 96/ 2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë", ndaj këtyre prokurorëv­e që kanë refuzuar të ushtrojnë përgje- gjësitë e tyre që iu ngarkon Kushtetuta dhe ligji. E ndjej si përgjegjës­i kushtetues­e, por edhe si detyrim qytetar, t'ju garantoj se përsa kohë do të jem në detyrën që më ka ngarkuar Parlamenti shqiptar, sovrani im dhe i juaji, të dashur qytetarë të vendit tim, unë jam e vendosur për të zbatuar pa hezitimin më të vogël Kushtetutë­n, ligjet në fuqi dhe Kodin e Etikës së Prokurorit dhe nuk mund të rri duarkryq kur prokurorët e shtetit refuzojnë të ushtrojnë funksionet e tyre kushtetues­e dhe ligjore. Çdo prokuror që refuzon të bëjë detyrën do të përballet me përgjegjës­i disiplinor­e, por edhe penale sipas

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania