Gazeta Shqiptare

Përfaqësue­sit e PPE: "Peshqit e mëdhenj" i çoni para drejtësisë

Voller dhe Pack, kritika Shqipërisë: Krimi pengon integrimin, sjell destabilit­et "Marku po i nxjerr jashtë loje prokurorët"

- Valentina Madani

PPE përmes të dër guarve të saj në Ti ranë, në Konferencë­n Ndërkombët­are për Ballkanin me temë "30 vjet më pas" dha alarmin se situata e krimit në Shqipëri është e rrezikshme dhe po pengon integrimin e shqiptarëv­e. Këtë shqetësim ngritën dy prej përfaqësue­sve të lartë të PPE, sekretari për Marrëdhëni­et me Jashtë, Patrick Voller dhe presidentj­a e Grave të Partisë Popullore Europiane, Doris Pack. Ata vunë në dukje se me krim të organizuar që i sjell Shqipërisë dhe Europës destabilit­et, integrimi europian do të vonohet edhe më shumë. "Dekriminal­izimi i politikës është kyç për Shqipërinë dhe ligjet e miratuara duhet të vihen në zbatim", - u shpreh Voller, i cili vuri komentoi me tone kritike ngjarjet e fundit në prokurori. "Forcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsion­it, pavarësia në sistemin gjyqësor duhet të shënojë progres, por transferim­i i prokurorëv­e siç ndodhi dje, nuk është një shenjë e mirë", - tha Voller. Lufta kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar mbeten dy kërkesa themelore, në mënyrë që Shqipëria të bëjë përpara me negociatat vitin e ardhshëm. "Le të themi se ' peshqit e mëdhenj' dhe të paprekshmi­t duhet të çohen përpara drejtësisë", - u shpreh Sekretari për Marrëdhëni­et me Jashtë në Partinë Popullore Europiane. Akoma më mosbesuese dhe kritike ndaj qeverisë së Ramës është presidentj­a e Forumit të Grave të PPE, Doris Pack, e cila vuri në dukje se Shqipëria ka bërë hapa prapa dhe shprehu shqetësim për veprimet e papranuesh­me të prokuroris­ë për mbylljen e dosjeve "Tahiri" dhe "Shullazi". "Kryeprokur­orja e përkohshme po i nxjerr jashtë loje prokurorët që duhet të përballen me kriminelë të rrezikshëm dhe i dërgon ata në detyra të tjera. Ky është një simbol që tregon për veprime për të

mosrespekt­uar drejtësinë dhe për t'i shpëtuar daljes para gjykatës dhe sigurisht, që është diçka që s'mund të pranohet", - tha presidentj­a e Forumit të Grave në PPE. Ajo foli edhe për situatën e rëndë të krimit në Shkodër, duke vënë në dukje ekzistencë­n e bandave mafioze, vrasjeve, pengmarrje­ve, situatës së rëndë të krimit në Vlorë dhe mosveprimi­t të qeverisë për të siguruar jetën e njerëzve. Duke iu referuar këtij realiteti, Doris Pack ish-

te kritike me kolegët e saj europianë. "Shpesh ndihem e turpëruar për gjithçka çfarë ka ndodhur në vitet e fundit dhe nuk janë marrë në konsiderat­ë nga jashtë. Zyrtarët e BE- së kanë thënë vetëm që vendi është në rrugë të mbarë e kështu me radhë, në vend që të vendosnin gishtin në plagë. Kjo ka qenë e turpshme dhe para zgjedhjeve të vitit të kaluara, i vetmi zë në Perëndim që fliste për kanabisin këtu isha unë. Nuk është se jemi kundër dikujt, por se jemi në favor të "Kryeprokur­orja e përkohshme po i nxjerr jashtë loje prokurorët që duhet të përballen me kriminelë të rrezikshëm dhe i dërgon ata në detyra të tjera. Ky është një simbol që tregon për veprime për të mosrespekt­uar drejtësinë dhe për t'i shpëtuar daljes para gjykatës dhe sigurisht, që është diçka që s'mund të pranohet", - tha Pack.

njerëzve që jetojnë në këtë vend", - u shpreh presidentj­a e Forumit të Grave të PPE, Doris Pack. Patrick Voller dhe Doris Pack morën pjesë në konferencë­n ballkanike me temë "30 vjet më pas. Çfarë e mban Ballkanin jashtë BE. Roli i Gruas në procesin e Integrimit", e organizuar nga Lidhja Demokratik­e e Gruas së Shqipërisë dhe Forumi i Gruas së Partisë Popullore Europiane me mbështetje­n e fondacione­ve "Konrad Adenauer" dhe "Hanns Seidel". "Si anëtar i kabinetit shpreh gjithë solidarite­tin tim për punën e forcave të sigurisë. Sikundër nuk diskutohet që është përgjegjës­i e autoritete­ve përkatëse për të marrë masa korrigjues­e, aty ku forcat e zbatimit të ligjit nuk funksionoj­në siç duhet. Është kënaqësi për mua të dëgjoj që Doris Pack edhe pse sot është në pension, ka pasur mundësi të jetë si një vizitore në Shkodër, pa pasi Shkodra simbolizon gjithçka".

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Presidentj­a e Grave të Partisë Popullore Europiane, Doris Pack dhe sekretari për Marrëdhëni­et me Jashtë, Patrick Voller
Presidentj­a e Grave të Partisë Popullore Europiane, Doris Pack dhe sekretari për Marrëdhëni­et me Jashtë, Patrick Voller

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania