Gazeta Shqiptare

Franca skeptike, ambasadorj­a Vasak: Bisedimet varen nga reformat

-

Pak

ditë pas Gjermanisë, një tjetër vend i Bashkimit Europian shprehet skeptik për rrugëtimin e Shqipërisë drejt hapjes së negociatav­e. Gjatë konferencë­s Ndërkombët­are për Ballkanin, ambasadorj­a franceze Christina Vasak, një nga vendet që nuk ndezi dritën jeshile për nisjen e bisedimit të integrimit të Shqipërisë, i ka bërë thirrje politikes shqiptare të angazhohen për të pasur rezultate konkrete nga reformat e ndërmarra. Në këtë mënyrë, edhe një herë është vënë në dyshim marrja e një vendimi pozitiv në qershor. "Shqipëria është në pritje të hapjes së negociatav­e me Bashkimin Europian në qershor të vitit të ardhshëm. Por, për të pasur një përgjigje pozi- tive nga vendet skeptike duhet të plotësohen kriteret që i janë dhënë Shqipërisë për të hapur rrugën europiane", deklaroi zj. Vasak. Ndërsa, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj u shpreh se institucio­ni që përfaqëson mbështet vetingun në drejtësi, por që ky proces të jetë i plotë, sipas tij duhet të materializ­ohet ndëshkuesh­mëria me ligj. "Asnjë reformë apo proces në Shqipëri, përfshirë dhe procesin e vetingut, të cilin ne si KLSH e mbështetin plotësisht, nuk do të arrijë të zbatohet plotësisht dhe reforma në drejtësi të luftojë me efektivite­t dhe efiçencë korrupsion­in, në rast se nuk materializ­ohet me ligj të qartë, përgjegjës­ia e shkelësve dhe abuzuesve të pronës shtetërore", theksoi z. Leskaj. Konfrontim­et dhe pakënaqësi­të mes KLSH- së dhe organeve të drejtësisë vijojnë prej kohësh. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka akuzuar organin e akuzës se ka pushuar pa i hetuar kallëzimet penale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania