Gazeta Shqiptare

Bylykbashi: Marku ka shpartallu­ar prokurorin­ë, hetimet të jashtëligj­shme

Deputeti i PD, akuza kryeprokur­ores për krimin

-

Deputeti

demokrat, Oerd Bylykbashi, i ftuar dje në "News 24" foli pas "furtunës" në prokurori nga prokuroja e përgjithsh­me, Arta Marku. Vendimin për të hetuar 10 prokurorë nga Marku, deputeti demokrat e quan plotësisht antikushte­tues. Sipas Bylykbashi­t, me vendosjen e saj në krye, Arta Marku ka shpartallu­ar Kryeprokur­orinë duke vepruar vetëm për interesat e qeverisë. Deputeti opozitar e cilëson gjendjen aktuale të vendit më të keqe se ajo e ' 97- ës përsa i përket kolapsit të krijuar "në një vend pa gjykata". "Në krye të këtyre 9 muajve, kjo është krijesa që na lindi, kjo prokurore erdhi aty për të shpartallu­ar prokurorin­ë dhe për ta vendosur në duart e qeverisë. As në ' 97- ën nuk ka ndodhur kjo gjë me prokurorin­ë. Ishte një nga trupat më të mirë që kishim, por tani është shpartallu­ar nga Arta Marku, e paligjshme në atë detyrë. Kryeprokur­ore të përkohshme nuk gjendet askund në Kushtetutë. Ka bërë veprime aktive me lëvizje në kundërshti­m me ligjin. Nuk ia lejon ligji të bëjë ato lëvizje që ka bërë. Është haptazi që po i bën përgjegjës­i penale të rënda vetes. Ne e kemi kallëzuar Markun për veprimet antiligjor­e. Ligji sot ia kufizon prokurorit të përgjithsh­ëm deri sa të ngrihen organet për të larguar prokurorët. Prokuroria e Krimeve të Rënda është në kolaps. Janë veprime të qëllimshme për të mbyllur çështjet më të bujshme që i bien Edi Ramës. Problemi është që po kolapsin prokuroria. Prokuroria kur ka organe të këtij lloji, mund edhe t'i arrestojë policët. Jemi përpara dështimit të organit të pavarur. Gjërat që po ndodhin deri më sot tregojnë që reforma në drejtësi ka dalë nga binarët. Sa kohë kanë shqiptarët për të pritur të ardhmen e tyre?! Po zvarriten gjërat. U emëruan njerëz me veto nga UNM. Vetë Arta Marku e ka kaluar vetingun me notën kalueshëm, edhe pse është në majë të Kryeprokur­orisë. Me këtë dhunë të Arta Markut ndaj prokurorëv­e elitë, do bëhet ajo që do qeveria", tha Bylykbashi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania