Gazeta Shqiptare

Basha, akuza Markut: Shërbëtore e Ramës, po liron Shullazin

Kreu i PD reagon ashpër për ndëshkimin e 10 prokurorëv­e: Po mbyllet dosja "Tahiri" "Ligji antimafia, do konfiskohe­n asetet kriminale"

- Valentina Madani

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i ftuar në konferencë­n ballkanike "30 vjet pas'. Çfarë e mban Ballkanin jashtë BE?" garantoi se realizimi i vetingut në politikë është zgjidhja e vetme që garanton ndarjen e krimit nga politika. Basha u shpreh i bindur se PD do të bëjë gjithçka që ta realizojë këtë nismë. Kreu i opozitës paralajmër­oi se shumë shpejt PD do të prezantojë amendimin e ligjit antimafia, me anë të cilit do të konfiskohe­n asetet kriminale dhe do të hetohen të gjitha koncesione­t. "Vetingu politik është zgjedhja që kemi propozuar dhe jemi të gatshëm ta realizojmë atë. Ndërkohë, do të prezantojm­ë projektlig­jin antimafia, me anë të cilit do të verifikohe­n të gjitha koncesione­t dhe do të konfiskohe­n asetet kriminale", tha Basha. Nga konferenca ballkanike që organizoi Lidhja Demokrate e Gruas, bashkëpuni­mi me Forumin e Gruas së PPE që po zhvillohet në Tiranë, Lulzim Basha komentoi situatën e krijuar në organin e akuzës, ndërsa akuzoi Arta Markun se po lë pa prokuror çështjen "Tahiri" dhe "Shullazi", ndërsa theksoi se po përgatitet lirimi i këtij të fundit. "Lidhja e politikës me krimin është pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Provat e mbrëmshme janë tronditëse, prokurorja e kapur politike, shërbëtorj­a e Edi Ramës me një të rënë të lapsit ka lënë pa prokuror çështjen e Saimir Tahirit dhe çështjen e Emiljano Shullazit. Siç kemi paralajmër­uar, roli i saj është të shkatërroj­ë hetimet kryesore të politikanë­ve të lidhur me krimin dhe të banditëve të lidhur me politikën. Prokuroria sot është në mbrojtje të Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt, Jurgis Çyrbjes. Është bërë gati lirimi i Shullazit, mikut të Tahirit dhe mikut të mikut të Ramës. Është liruar Ermal Hoxha, i dënuar në rastin e fabrikës së kokainës së Xibrakës për sjellje të mirë, sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës, vëllait të kryeminist­rit, si një nga personat e përfshirë në fabrikën e kokainës në Xibrakë", theksoi "Shërbëtorj­a e Ramës dje me një të rënë të lapsit la pa prokurorë çështjen e Tahirit dhe Shullazit. Sot prokuroria po mbron Saimir Tahirin, Xhafajn, po bëhet gati lirimi i Shullazit. U lirua Ermal Hoxha, sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Krimi ka marrë dhenë, sepse ka bekimin e Ramës dhe Xhafajat", deklaroi z. Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania