Gazeta Shqiptare

Trafikimi i narkotikëv­e, sekuestroh­en miliona euro pasuri të grupit të Habilajve

Prokuroria: Nën sekuestro apartament­e, ndërtesa, troje, garazhe e makina luksoze Pronat, të Ciko, Moisi, Artan, Florian Habilajt, Fatmir Minajt dhe personave të tjerë

-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokuroris­ë për sekuestrim­in e pasurisë së grupit kriminal "Habilaj". Bëhet fjalë për 31 pasuri me vlerë disa miliona euro, të cilat u vunë nën sekuestro, në kuadër të hetimeve për dosjen që përfshin edhe ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Pronat që janë sekuestrua­r janë të familjes Habilaj, përkatësis­ht Ciko, Moisi, Artan dhe Florian Habilajt, por edhe të Fatmir Minajt dhe personave të tjerë, që dyshohet se janë të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike. Me kërkesë të organit të akuzës janë sekuestrua­r 10 apartament­e, 4 ndërtesa, 5 makina, 1 garazh dhe truall mijëra euro. Në njoftimin e prokuroris­ë thuhet se vendimi për sekuestron u mor pas konstatimi­t se Nazer Seitaj, Moisi Habilaj dhe Florjan Habilaj ushtronin aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëv­e, bashkë me persona të tjerë.

NJOFTIMI I PROKURORIS­Ë

Në datë 29.04.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë regjistroi procedimin penal Nr. 164/ 2017 për veprën penale "Trafikimi i narkotikëv­e", në bashkëpuni­m, e parashikua­r në nenin 283/ a paragrafi 2 i Kodit Penal. Regjistrim­i i këtij procedimi u bë mbi bazën e informacio­neve referuese të shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Seksionit kundër Narkotikëv­e, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, sipas të cilëve shtetasit Nazer Seitaj, Moisi Habilaj, Florjan Habilaj ushtronin aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëv­e.

Në datë 25.09.2017, duke arsyetuar se disa prej personave që hetoheshin në kuadër të procedimit penal Nr. 134/ 2016 ( ndërkohë që për disa prej tyre, Taulant Haxhiraj Shkëlqim Koçiaj, Xhovalin Baco, Marjus Bajrami, Reshat Radhima etj., u përfunduan hetimet dhe çështja u paraqit për gjykim) ishin të përfshirë edhe në trafikimin e lëndëve narkotike së bashku me shtetasit Moisi Habilaj, Florian, Habilaj, Nazer Seitaj dhe Matan Matani, bazuar në nenin 79 germa "b" të Kodit të Procedurës Penale, prokurori vendosi bashkimin e procedimev­e Nr. 134/ 2016 dhe Nr. 164/ 2017 në një procedim të vetëm, Nr. 134/ 2016.

Në datë 17.10.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, regjistroi procedimin penal Nr. 313/ 2017 për veprat penale "Trafikimi i narkotikëv­e", kryer në bashkëpuni­m, në formën e grupit të strukturua­r kriminal dhe "Korrupsion­i pasiv i funksionar­ëve të lartë ose i të zgjedhurve vendorë", të parashikua­r respektivi­sht nga nenet 283/ a paragrafi 2, 333/ a dhe 260 të Kodit Penal, duke urdhëruar njëkohësis­ht regjistrim­in e emrit të shtetasit Saimir Tahiri si person nën hetim për llogari të këtij procedimi.

Regjistrim­i i procedimit të më- sipërm u bë mbi bazën e të dhënave të përftuara nga media, në lidhje me faktin e arrestimit nga autoritete­t italiane të drejtësisë të shtetasit Moisi Habilaj, si pjesë e një grupi kriminal, që ushtronte aktivitet në fushën e trafikimit të narkotikëv­e. Sipas informacio­nit referues, që parapriu regjistrim­in e procedimit, rezultoi se arrestimi i shtetasit Moisi Habilaj u krye në kuadër të hetimit në vazhdimësi nga autoriteti i drejtësisë italiane, në lidhje me faktin e sekuestrim­it të sasisë prej 3.5 tonë lëndësh narkotike. Si rezultat i hetimeve të kryera ( gjithmonë sipas informacio­nit referues) u arrit të zbulohej se personi nën hetim, Moisi Habilaj, së bashku me persona të tjerë kishin bashkëpunu­ar me ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në datë 18.10.2017 u vendos bashkimi i këtij procedimi me procedimin Nr. 134/ 2016. Me këtë të fundit u bashkuan edhe aktet e dërguara për kompetencë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në lidhje me faktin penal, të gjetjes, në datë 01.11.2017, të sasisë së eurove në mjetin e drejtuar nga Orest Sota.

PRONAT E SEKUESTRUA­RA

Pas kërkesës të paraqitur nga ana e Prokuroris­ë për Krime të Renda Tiranë ( Baza ligjore; nenet 3- 7, 11, 12, 14 dhe 15 ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 "Për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsion­it nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë), nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë është vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe sekuestrim­in e pasurive të mëposhtme.

1. Pasuria ndërtesë me sipërfaqe 156m ² , e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr. 2688 Rep. dhe 1787/ 2 Kol. datë 12.09.2014, me vlerë 40.000 euro.

2. Pasuria garazh me sipërfaqe totale 514m ² , e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr. 2689 Rep. dhe 1788/ 2 Kol. datë 12.09.2014, me vlerë 60.000 euro.

3. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 77.7m ² , e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, me kontratën e shitjes Nr. 3533 Rep. dhe Nr. 2290/ 1 Kol. datë 18.11.2014, me vlerë 3.000.000 ( tre milionë) lekë.

4. Pasuria apartament me sipërfaqe totale 40.95m ² , e cila figuron në pronësi të shtetasit Ciko Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr. 3534 Rep. dhe Nr. 2291/ 1 Kol. datë 18.11.2014, me vlerë 2.080.000 ( dy milionë e tetëdhjetë mijë) lekë.

5. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 40.95m ² , e cila figuron në pronësi të shtetasit Ciko Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr. 3534 Rep. dhe Nr. 2291/ 1 Kol. datë 18.11.2014, me vlerë 2.500.000 ( dy milionë e pesëqind mijë) lekë.

6. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 102m ² , e cila figuron në pronësi të shtetasit Moisi Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr. 2696 Rep. dhe Nr. 1344/ 1 Kol. datë 04.07.2011, me vlerë 4.000.000 ( katër milionë) lekë.

7. Pasuria apartament me sipërfaqe totale 285m ² , e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, të cilët e kanë blerë me kontratën e shitjes Nr. 2698 Rep. dhe Nr. 1345/ 1 Kol. datë 04.07.2011, me vlerë 20.000.000 ( njëzet milionë) lekë.

8. Pasurinë truall me sipërfaqe totale 580m ² , e cila figuron në pronësi të shtetasve Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, të cilët e kanë blerë me kontratën e shitjes Nr. 727 Rep. dhe Nr. 305 Kol. datë 27.04.2016, me vlerë 205.000 euro.

9. Pasurinë ndërtesë me sipërfaqe totale 67m ² , e cila figuron në pronësi të shtetasve Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, të cilët e kanë blerë me kontratën e shitjes Nr. 726 Rep. dhe Nr. 304 Kol. datë 27.04.2016, me vlerë 45.000 euro.

10. Pasurinë njësi me sipërfaqe totale 136 m ² , e cila figuron në pronësi të shtetasit Florian Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr. 390 Rep. dhe 167 Kol. datë 08.03.2017, me vlerë 170.000 euro.

11. Pasuria njësi me sipërfaqe totale 157m ² , e cila figuron në pronësi të shoqërisë "TURI& MZB" sh. a..

12. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 71.5 m ² , e cila figuron në pronësi të shtetases Zenepe Habilaj, e cila e ka blerë me kontratën e shitjes Nr. 646 Rep. dhe 539 Kol. datë 22.04.2009, me vlerë 3.150.000 ( tre milionë e njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

13. Një apartament me sipërfaqe 69m ² , ndodhur në lagjen "Uji i ftohtë", Vlorë, me vlerën 25.000 euro. Nga dokumentac­ion i administru­ar rezulton se shtetasja Klementina Habilaj ( bashkëshor­tja e shtetasit Artan Habilaj), me kontratë paraprake shitjeje Nr. 742 Rep dhe Nr. 484 Kol. datë 04.04.2016, e ka blerë nga shoqëria "AFA Konstruksi­on" sh. p. k.

14. Pasuria 19/ 140+ 2- 7, Z. K. 8604, vol. 37 fq. 40, e llojit apartament, me sipërfaqe 104.5m ² , e cila figuron në pronësi të shtetasit Fatmir Minaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr. 883 Rep. dhe 456/ 1 Kol. datë 30.07.2013, me vlerë 5.400.000 ( pesë milionë e katërqind mijë) lekë.

15. Mjeti me targë - AA900NF, e markës "Audi", modeli A8, e vitit të prodhimit 2008.

16. Pasuri e paluajtshm­e në emër të Artan Ciko Habilaj për të cilën ka aplikuar për legalizimi­n e një objekti sipas kërkesës me nr. 977 datë 03.10.2014, me nr. 1216 prot. datë 08.02.2017, me nr. 2030 prot. datë 09.08.2017.

17. Pasuri i e paluajtshm­e në emër të shtetasit Moisi Ciko Habilaj, i cili ka aplikuar për legalizimi­n e një objekti sipas kërkesës nr. 305 datë 19.06.2013 me vendndodhj­e pylli i Sodës, Vlorë, ndërtesë 1 kat me sipërfaqe trualli 300m ² , kërkesë nr. 4798 prot. datë 22.01.2015 dhe nr. 2029 prot. datë 09.08.217.

18. Pasuri e paluajtshm­e në emër të shtetasit Florian Ciko Habilaj, ka aplikuar për legalizimi­n e një objekti sipas kërkesës nr. 2002 prot. datë 07.08.2017, me nr. 2031 prot. datë 09.08.2017, me nr. 2032 prot. datë 09.08.2017 dhe nr. 2003 prot. datë 09.08.2017.

19. Për pasuritë e luajtshme dhe konkretish­t mjeteve me targa:

20. Automjetin me targë - AA900NF, e markës "Audi", modeli A8, e vitit të prodhimit 2008. 21. Automjetit me targë AA 221 GJ. 22. Automjetin me targë AA 265 HF. 23. Automjetin me targë AA 933 JE. 24. Automjetin me targë AA 997 JT.

25. Pezullimin e pasojave të vendimit 379 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë deri në dhënien e një vendimi gjyqësor penal për pasuritë e mëposhtme:

26. Pasuria njësi me sipërfaqe totale 157 m ² , e ndodhur në lagjen "28 Nëntori", Vlorë, e cila figuron në pronësi të shoqërisë "TURI& MZB" sh. a..

27. Pasuria njësi me sipërfaqe totale 136m ² , e ndodhur në lagjen "28 Nëntori", Vlorë, e cila figuron në pronësi të shtetasit Florian Habilaj.

28. Pasuria apartament me sipërfaqe totale 77.7m ² , e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj.

29. Pasuria me sipërfaqe 69m ² , apartament banimi në lagjen "Uji i ftohtë", Vlorë, ndërtuar nga shoqëria "AFA Konstruksi­on" sh. p. k. kontraktua­r nga shtetasja Klementina Habilaj në datë 04.04.2016.

30. Pasuria sipërfaqe 104.5m ² , e ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit Fatmir Minaj.

31. Pasuria ndërtesë me sipërfaqe 156m ² , e ndodhur në lagjen "28 Nëntori", Vlorë, e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj.

Pasuritë e sekuestrua­ra kanë një vlerë të konsiderue­shme ( disa miliona euro). Hetimet lidhur me procedimin penal nr. 134 të vitit 2016 vazhdojnë.

 ??  ?? Ish- shefi i Policisë së Kufirit Sokol Bode me Moisi Habilaj
Ish- shefi i Policisë së Kufirit Sokol Bode me Moisi Habilaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania