Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i 39- vjeçares në Shkodër, biznesmeni Sadetin Sula: Suela ishte thesari im

I dënuari me burgim të përjetshëm flet për "News 24": Jam i pafajshëm, kërkoj drejtësi "Nuk kam urdhëruar vrasjen. Familjarët e gruas më akuzojnë dhe më morën fëmijët, pasi duan pasurinë"

-

Sadetin Sula, i cili është dënuar me burg për jetë për urdhërimin e vrasjes së gruas së tij ka thyer heshtjen ndërsa mohon krimin. Në një lidhje telefonike drejtpërdr­ejtë nga burgu 313 për emisionin "Me zemër të hapur" në "News 24", biznesmeni nga Shkodra tha dje se nuk fshihej pas vrasjes së gruas, Suelës, të cilën e cilësoi thesar dhe frymëzim. Teksa drejtoi gishtin e akuzës nga familjarët e ish- bashkëshor­tes së tij, ai tha se pasi e dënuan padrejtësi­sht, shteti i mori edhe fëmijët. Ngjarja e rëndë për të cilën u dënua biznesmeni ka ndodhur dy vite më parë. 39vjeçarja Suela Sula u gjend e pajetë më 18 prill të 2016- ës, në ambientin e tualetit të mobilieris­ë në Shkodër, që ajo kishte së bashku me bashkëshor­tin e saj. Ndërkohë, avokati mbrojtës i Sulës, Theodhori Sollaku pohoi se kjo çështje është paragjykua­r që në fillim nga gjykata dhe prokuroria. Ai pohoi se ndaj klientit të tij kishte vetëm disa indicie dhe jo prova, ndërsa tha se do të luftonte për pafajësi të Sadetin Sulës. "Një gjë mund të them, çështja është e rëndë dhe kërkon impenjim maksimal. As akuza dhe as gjykata nuk e morën seriozisht këtë çështje. E paragjykua­n që në fillim. Shkeljet janë flagrantë. Ka pasur një ngutje. Bëhet fjalë për indice, por jo për prova. Organi i procedurës ka detyrë të hetojë dhe jo vetëm prova në favor të akuzës. Janë kapur disa foldera, kur aty mund të ketë me dhjetëra foldera. Më e bukura është se ato incizime janë 8 muaj para ngjarjes. Nuk ka prova. Çështja është e pastër për pafajësi dhe do kurajë nga ana e prokurorëv­e dhe gjyqtarëve. Shpresoj që vetingu t'i japë atë që i takon Sadetin Sulës, ' Çezarit t'i jepet ajo çka i takon'", deklaroi Sollaku.

"Gazeta Shqiptare" zbardh të plotë intervistë­n e Sadetin Sulës me gazetaren Evis Ahmeti. Cila është e vërteta? Faleminder­it për emisionin! Dua që të sensibiliz­oj popullin shqiptar. Vinë në biznes dhe vrasin gruan time. Fëmijët e mi s'e di ku ndodhen. Mua më mbajnë në paraburgim dhe më japin burgim të përjetshëm. Kjo që më ndodhi mua, mund t'i ndodh çdokujt si popull i thjesht.

Si e keni mësuar ju ngjarjen? Ishit i pari që e gjetët të pajetë gruan. Si ishin marrëdhëni­et?

Marrëdhëni­et kanë qenë jo të mira, por shumë të mira. Të mrekullues­hme. Kemi pasur një marrëdhëni­e të mirë në çdo aspekt. Këtë e tregon dhe biznesi ynë. Suela ka qenë thesari im. Më ka lënë tre fëmijë. Më nxiste.

Fëmijët u morën në py- etje dhe thanë se kishit probleme.

Fëmijët që në momentin e tragjedisë i kanë manipuluar. Kanë folur çfarë kanë dashur njerëzit e nuses sime. S'i kanë lënë që të flasin me mua në asnjë moment. Kush i ka në kujdestari? I ka kunata. Nuk e di se ku janë. Ku janë, apo nëse jetojnë. Po bëj një vit. Mi ka marrë Prokuroria e Krimeve të Rënda. Më vranë nusen, fëmijët mi mori shteti. Kush e vrau? Ta dija kush e ka vrarë, s'do isha në burg.

Çfarë lidhje ke pasur me ekzekutori­n?

Ekzekutori­n s'e di nëse është ai apo nuk është. Kur kanë bërë manipulime me mua, mund të kenë bërë edhe me të.

Mendoni se mund të ketë edhe një tjetër ekzekutor?

S'e di çfarë ka zbardhur organi hetimit.

Viktima është përleshur me personin që ju pretendohe­t se keni bashkëpunu­ar. Ka disa përgjime…

S'kam bashkëpunu­ar me asnjë. Asnjë nga përgjimet nuk është i vërtetë. S'e di nga i kanë nxjerrë. Nga i kanë marrë.

Si ishte marrëdhëni­a juaj me njerëzit e gruas?

Shumë të mira. Kemi qenë një natë më parë në darkë me kunatat dhe baxhananët. Me pas një marrëdhëni­e të keqe, s'do kishim pasur darka. Ata kanë bërë supozime.

Sa kohë keni qëndruar atë ditë me gruan?

Ç'kanë thënë ata janë të Sadetin Sula akuzohet se ka urdhëruar krimin i shtyrë nga xhelozia. Në mes të hetimeve, prokuroria zbuloi se ekzekutori ishte njeri prej punonjësve të tyre, Fatjon Karmeshtna. Ky ndryshim akuze në mes të procesit është bërë pas gjetjes së një videopërgj­imi. Dyshohet se Karmeshtna e ka mbytur nënën e 3 fëmijëve me urdhër të babait të tyre, biznesmeni­t Sadetin Sula. 39vjeçarja kishte shenja dhune në trup e qafë, çka tregon se është përleshur me autorin dhe është përpjekur të mbrohet. Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda e ka shpallur fajtor 47- vjeçarin, duke vendosur burgim të përjetshëm ndaj tij. Ndërkohë, ai betohet se është i pafajshëm dhe ka apeluar vendimin e dhënë.

vërteta. Ne kemi qëndruar me bashkëshor­ten 24 orë në 24. Të gjithë njerëzit e gruas, kryesorja që pretendojn­ë është pasuria, vetëm pasuria u intereson, fëmijët e mi

nuk u interesojn­ë aspak. Asnjë akullore nuk iu kanë blerë.

A je marrë në pyetje nga ndonjë psikolog?

Jo, absolutish­t. Por unë u kam thënë hajde se është pa ndjenja. Sa orë keni qëndruar? Nuk kam qëndruar me orë, por kanë qenë thjesht minuta.

Si ke vajtur në vendin e ngjarjes në mobilieri?

Kisha për të bërë një pagesë 450 lekë të reja, sepse mund të pësoja gjobë, prandaj kisha shkuar në Shkodër.

Cili është apeli që do iu bëje fëmijëve?

Nuk e dini se çfarë shoku psikologji­k është një person i pafajshëm. Të hapin sytë dhe veshët, të mësojnë të vërtetën, të mos nisen vetëm nga fjalët e atyre. Normale se do të vijnë të më takojë, sepse ende nuk është marrë vendimi për mua.

 ??  ?? Sadetin Sula me bashkëshor­ten Suelën
Sadetin Sula me bashkëshor­ten Suelën
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania